Zbulohet “Toka” e re 20 vite larg Botës sonë - Astronomi

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

Zbulohet “Toka” e re 20 vite larg Botës sonë

Zbulohet “Toka” e re 20 vite larg Botës sonë

· 1 · 828

  • Postime: 28220
  • Karma: +48/-5
  • Gjinia: Mashkull

ne: 30-09-2010, 11:23:42
Shanset që një ditë brezat e ardhshëm të kolonizojnë yjet sa vjen e rritet.

Mbrëmjen e së mërkurës astronomët njoftuan zbulimin e një planeti të ngjashëm me Tokën, një botë shkëmbore tre herë më të madhe se bota jonë. Bëhet fjalë për një yll 20 vjet dritë larg.

Planeti ndodhet në yjësinë e quajtur si “Goldilocks zone”, një rajon hapësire ku kushtet nuk janë as shumë ftohtë dhe as shumë ngrohtë, të duhurat për të krijuar ujë që formojnë oqeane, liqene, dete dhe lumenj. Shkencëtarët mendojnë se planeti mund të ketë dhe atmosferë, gjë që rrit mundësitë për jetë në këtë planet.

Zbulimi i këtij ylli, vjen tre vjet pasi astronomët gjetën një planet të ngjashëm, me mundësi banimi rreth të njëjtit yll, që shkëncëtarët e cilësuan si “oborrin e shtëpisë për Rrugën e Qumshtit .

Me këto dy gjetje, studiuesit shprehen se po vërtetohen mundësitë se Universi është i mbushur së tepërmi me Botë si e jona. “Nëse këto botë janë të rralla atëherë ne do ti kishim gjetur me vështirësi dhe jo kaq shpejt sa i gjetëm”, shprehet për këtë pikë, Dr Steven Vogt, i cili udhëhoqi studimet në Universitetin e Kalifornisë, Santa Cruz.
"Numri i sistemeve me planete potencialisht të banueshëm është ndoshta në masën e 10 apo 20 për qind. Mund të ketë dhjetra miliarda të këtyre sistemeve në Galaktikën tonë”., shton Vogt.
Ai tha për Discoveri News se “personalisht shanset për jetë janë 100%”.

Orbita e planeteve, një yll i kuq i quajtur Gliese 581 ndodhet në konstelacion me Libra. Orbitat e planeteve në sistemin Gliese 581 janë krahasuar me ato të sistemit tonë diellor. Ylli Gliese 581 është sa 30% e masës së diellit tonë, dhe planetet e tij janë afër me yllin e tyre sa jemi ne afër diellit tonë. Planeti katërt, G, është një planet i kësaj orbite në të cilin mund të ketë jetë.

Mga matjet mësohet se Planeti i quajtur Glieseg 118,000,000,000,000 kilometra larg, ose ndryshe aq sa dritës së tij i duhen 20 vjet që të arrijë Tokën.

Planetit i duhen vetëm 37 ditë të rrotullojë diellin, gjë që tregon edhe një risi tjetër për planetin, se stinët e tij mbarojnë për pak ditë.
Shkencëtarët kanë arritur gjithashtu në përfundimin se njëra faqe e planetit i tregohet gjithmonë dritës së diellit, kurse ana tjetër qëndron në errësirë të përhershme.

Astronomët kanë qënë gjithmonë në kërkim të risive përtej Galaktikës sonë dhe gjatë këtyre viteve kanë gjetur gati 500 eksoplanetë – ose të quajtur ndyrshe planete jashtë sistemit tonë diellor.
Megjithatë, pothuajse të gjitha janë shumë të mëdha, shkëmborë, masa gazi, shumë të nxehtë ose shumë të ftohtë, mdth me kushte të pafavorshme për jetën.
(d.b/Dailymail/BalkanWeb)

Temat e fundit