×
Hyrja
Profili

Në tokë mbi 8 milion specie

Në tokë mbi 8 milion specie

· 3 · 592

  • Postime: 26690
  • Gjinia: Mashkull

ne: 29-11-2011, 23:53:55
Në tokë mbi 8 milion specie

Njerëzit e ndajnë këtë planet me të paktën 8.7 milionë forma të ndryshme jete. Sipas një studimi që konsiderohet më i sakti i kryer deri më sot.
Studiuesit, të cilët kanë analizuar kategorizimin hierarkik të jetës kanë kuptuar se jeta nuk është e ndarë barabar mes tokës e ujit. Ata kanë kuptuar se shumë specie do të jenë zhdukur para se njerëzit t'i kenë studiuar ato. Ky problem është urgjent. "Ne po humbasim specie për shkak të aktivitetit njerëzor, dhe ne nuk kemi për ta kuptuar edhe për shumë kohë se çfarë speciesh po humbim", tha DrCamilo Mora nga University of Haëaii.
Autorët arritën të kuptojnë edhe çfarë speciesh mund të jenë zhdukur e që nuk janë përshkruar akoma nga biologët, vetëm duke studiuar të dhënat ekzistuese të 1.2 milionë specieve, e duke krahasuar të përbashkëtat mes tyre, unazat e zhvillimit që mungojnë sikurse edhe ndryshimet.
Robert May, një këshilltar i mëparshëm britanik për shkencën, pohoi se, kjo përpjekje e re, njësoj si të mëparshmet, bazohet mbi të dhëna të paplota. Por, sipas tij, konkluzionet janë të arsyeshme.
Ky numërim i specieve, si të tjerët para tij, nuk mund të jetë fjala e fundit. Ka plot të panjohura në katalogun e jetës, tha Rob Dunn, autori i "Every Living Thing"...

Përgatiti: KLARITA BAJRAKTARI

  • Postime: 7064
  • Gjinia: Femer

#1 ne: 15-02-2012, 20:47:54
..dhe vazhdimisht zbulohen specie te reja.

  • Postime: 12151
  • Gjinia: Femer

#2 ne: 15-02-2012, 21:17:34
..dhe vazhdimisht zbulohen specie te reja.

....doja te shkruaja qe mendoj qe mund te kete sh. me teper se ajo shifer. :D :)

Temat e fundit