Qeliza, struktura dhe funksionet e saj! - Biologji / Kimi

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

Qeliza, struktura dhe funksionet e saj!

Qeliza, struktura dhe funksionet e saj!

· 17 · 38413

  • Postime: 7085
  • Karma: +35/-6
  • Gjinia: Femer

ne: 22-04-2006, 14:23:19
Zbulimi i qelizes!
 

Me 1665 studiuesi anglez Robert Huk, me nje mikroskop te thjeshte vezhgoi nje cope te holle tape.  Para syve te tij u shfaqen nje numer dhomezash te panumerta si hojet e bletes , qe ai i quajti qiliza.
Ne te vertete ai kishte vezhguar qeliza te vdekura, dmth kufijte e qiliza. Brendesia e ketyre qelizave ishte nje zgaver boshe.
Me vone, zbulimi i mjeteve zmadhuese krijoi mundesi me te medha per tu futur ne labirintet e qelizes.

Me 1831, botanisti i shquar skoces Robert Braun zbuloi se brenda qelizes ndodhej nje pjeses qendrore, qe ai e quajti "berthame".

Vetem shtate vite me vone, botanisti gjerman M. Schleiden arriti ne perfundimin se .....cdo bime eshte e ndertuar nga qelizat, te cilat perbejne njesine funksionale te te gjithe organizmit.

Ne te njejtin perfunim, per gjallesat shtazore, arriti nje vite me vone gjermani T. Schwan.
Me te drejte keta dy studjues quhen si themeluesit e teorise qelizore moderne..

Ne kete menyre u thelluan me tej njohurite per qelizen dhe dolen probleme te panumerta per ndertimin e imet te saj, vecanerisht per funksionet qe kryejne pjese te ndryshme te saj..

Shkenca qe meret me studimin e qelizes quhet Citologji.

« Editimi i fundit: 18-11-2020, 16:52:11 nga M A X »

  • Postime: 7085
  • Karma: +35/-6
  • Gjinia: Femer

#1 ne: 22-04-2006, 14:56:44
Qelizat, nje larmi formash.

Qelizat kane forma nga me te ndryshmet.
Qelizat epiteliale te cilat ndertojne indet  siperfaqesore, mbrojtese te trupit tone te cilat kane forme kubi.
Qelizat te tjera,psh qelizat e rruazave te bardha te gjakut, apo qelizat e amebes nuk kane forme te qendrueshme.

Edhe siperfaqja e qelizave eshte e shumellojshme.  Te disa qeliza ajo eshte e lemuar, te disa te tjera e rrudhosur ase me zgjatime. Psh. spermatozoidi eshte qelize me bisht te gjate ndersa qelizat nervore jane te pajisura me degezime te shumta..

Gjithashtu dhe permasat e qelizave luhaten  shume. Ka qeliza qe arrijne permasa deri ne 0.5 mm si dhe qeliza te tjera si veza e shpendeve qe arrin deri ne 10 cm.

Te gjithe gjallesat jane nje ose shumeqelizore.
Qelizat njeqelizore i kryejne te gjitha funksionet  e nje organizmi shumeqelizor.
Nder gjallesat njeqelizore permendet ameba, parameci,.euglena.

  • Postime: 7085
  • Karma: +35/-6
  • Gjinia: Femer

#2 ne: 22-04-2006, 15:02:26
Pamje nga qelizat njeqelizore.

  • Postime: 7085
  • Karma: +35/-6
  • Gjinia: Femer

#3 ne: 22-04-2006, 15:52:09
Sipas struktures se qelizave, gjallesat ndahen ne dy grupe te medha.

1 - Qelizat prokariote.
Keto qeliza jene pa berthame, pasi i gjithe materiale berthamor eshte i shperndare ne gjithe qelizen. Ne kete grup futen bakteret dhe algat blu.

2 -Qelizat ekuariote. Jane qelizat qe kane berthamee qe kufizohet mire nga nje cipe e holle.. Keto lloj qelizash jane tipike per gjithe gjallesat pervec algave blu dhe baktereve.

  • Postime: 7085
  • Karma: +35/-6
  • Gjinia: Femer

#4 ne: 24-04-2006, 10:24:17
Qeliza dhe mjedisi ku ajo jeton.

Perfytyroni nje amebeqe jeton ne ujrat e ndenjura. Qeliza e saj e vetme noton ne mjedisin ujor. Per te jetuar asaj i duhet te krijoje maredhenie te ngushta me rrethinen e saj. Aty ajo gjen ushqim dhe oksigjen e po aty leshon lendet e panevojshme.
E njejta gje vihet re dhe per qelizat e trupit tone, te cilet jane te rrethuara nga nje cipe e holle lengu. Me kete leng qeliza shkemben shume lende, merr lende ushqimore dhe oksigjen dhe nxjerr prodhime te panevojshme e dioksid karboni.

  • Postime: 7085
  • Karma: +35/-6
  • Gjinia: Femer

#5 ne: 24-04-2006, 12:21:41
Membrana, cipa  qelizore!

çdo qelize është e rrethuar nga një membrane e holle, e cila e kufizon brendesine e qelizes nga mjedisi rrethues i saj. Kështu bëhet fjale për te ashtuquajturen, cipa plazmatike.. Kjo cipe i jep qelizes formën e jashtme.
Të njeqelizoret cipa është shumë e lakueshme, gjë qe ijep mundësi qelizes te ndryshoje formën e saj.
Të indet e gjallesave shumeqelizore, cipa e qelizis nuk lejon levizje shumë te mëdha te saj.
Nga vrojtimet me mikroskop kjo cipe dallohet si një vijë e holle.. Nqse ky veshgim bëhet me mikroskop elektronik duke e zmadhuar qelizen 23 000 herë, mund te dallohet qe cipa është e perbere nga dy shtresa te te holla.
Analizat tregojnë se cipa qelizore perbehet nga lyrat fosfolipide dhe proteinat..
Raporti midis këtyre lendeve ndryshon sipas qelizes.
Lyrat jenë te organizuara ne dy shtresa , kurse proteinat notojne ne këto shtresa..(Modeli i mozaikut fluid)
Ne temperaturen e trupin , lyrat e cipes janë fluide, kështu qe lendet proteinike mund te levizin ne to..
Qelizat e bimeve, baktereve, kerpurdhave, përveç cipes qelizore kanë edhe një mur mbrojtes te dytë, i cili i bën ato te forta e te pandryshueshme ne formë. Ky mur perbehet nga lende shumë te qendrueshme siç janë celuloza dhe sheqernat.

[attachment[/attachment]
« Editimi i fundit: 29-04-2006, 06:58:51 nga erlehta »

  • Postime: 7085
  • Karma: +35/-6
  • Gjinia: Femer

#6 ne: 28-04-2006, 14:52:35
Ne brendesi te Qelizes.


Protoplazma   është gjithë lenda qelizore me veprimtari biologjike.
Ajo perbehet nga dy pjesë te rëndësishme, berthama  dhe citoplazma.
Citoplazma prfshin gjithë materialin qelizor qe ndodhet midis cipes qelizore dhe berthames. KJo vete mbeshtillet nga një cipe e holle.

Kimikisht protoplazma perbehet nga rreth 60 - 70 % ujë  pjesa tjetër perbehet nga proteina, lyra sheqerna dhe sasi te vogla kripera minerale.
Gjithë lenda e protoplazmes është ne levizje te vazhdueshme.
« Editimi i fundit: 29-04-2006, 12:37:22 nga erlehta »

  • Postime: 7085
  • Karma: +35/-6
  • Gjinia: Femer

#7 ne: 29-04-2006, 12:36:31
Shume pjese te qelizes jane te organizuara ne strukuara te quajtura organela


Mitokondrite
Jane organela ne forme vezake ose si lecka. Me perjashtime te rralla, ato takohen pothuajse ne te gjitha llojet e qelizave bimore e shtazore.Gjatesia e tyre llogaritet nga 2 - 8 mm, ndersa gjereseria 2mm.
Mitokondria eshte e rrethuar nga nje cipe qe eshte e perbere nga dy shtreseza, te cilat dallohen nga njera - tjetra si nga funksioni ashtu edhé nga perberja kimike.
Shtreseza e brendshmee cipes peson rrudhosje, te cilat quhen kreshta..
Hapesira midis kreshtave quhet matriks

Ne qelize ka rreth 150 - 1500 mitokondri.
Me te pasura me keta organela jane qelizat qe kane shpenzim te madh energjie.
Ne buze te kreshteva gjenden enzima qe marrin pjese ne sintezen e ATP-se e cila permban shume energji. Energjia e ATP -se mund te shfrytezohet per nevoja te ndryshme te veprimtarise qelizore.

[attachment[/attachment]

  • Postime: 97
  • Karma: +0/-0

#8 ne: 29-04-2006, 20:19:48
erlehta teme shume e bukur  :), mos je Studente e Mjekesise apo Biologjise?, ne fakt une studioj ne Mjekesi Pergjithshme dhe ben mire qe te vazhdosh keshtu te hapesh tema interesante.

  • Postime: 7085
  • Karma: +35/-6
  • Gjinia: Femer

#9 ne: 30-04-2006, 16:57:48
Rrjeti endoplazmatik dhe ribozomet


RRjeti endoplazmatik perbehet nga fshikeza e gyptha te shumte. Gypthat lidhen njeri me tjetrin dhe shpesh skajet e tyre janë te mbyllura. Fshikezat e gypthat sherbejne për transportimin e lendeve qe hyjne ne cipen qelizore. Nepermjet këtij rrjeti ato arrijnë ne pjesë të ndryshme te qelizes ku shfrytezohen si lende e pare gjatë sintezes.
Të disa qeliza, rrjeti endoplazmatik është i lidhur me cipen e berthames, e cila mendohet te jetë pjesë e këtij rrjeti.
Ne disa nga pjeset e tij, siperfaqa e këtij rrjeti është i lemuar kurse ne pjesë te tjera është me kokrriza ( i ashper). Këto kokrriza nuk janë gjë tjetër veçse disa organela me madhësi 20-30mm qe quhen ribozome. Ato ndodhen dhe ne citoplazme ne gjendje te lirë.
Ribozomet perbehen nga dy nennjesi te lidhura me njera - tjetrën. ne perberjen e tyre ka proteina dhe acid ribonukleik (ARN) Shpesh ribozomet lidhet me njera - tjetrën ne formë zinxhiri dhe formojne poliribozomet..
Ribozomet janë vendi i sintesez se proteinave, te cilat pasi sintetizohen kalojne ne rrjetin endoplazmatik dhe prej andej, ne pjesë të ndryshme te qelizes.

  • Postime: 7085
  • Karma: +35/-6
  • Gjinia: Femer

#10 ne: 02-05-2006, 16:03:46
Aparati i Golxhit dhe vakuolat

Aparati i Golxhit është një organele  e perbere nga një grumbull trastash te shtypura, te vendosur mbi njera tjetrën, nga gyptha te shumte qe te perfundojne te mbyllur, sidhe nga shumë fshikeza te holla.. Gypthat dalin nga trastezat, kurse fshikezat vendosen ne fundin e gypthave.
Ky aparat është shumë i zhvilluar  veçanërisht te qelizat me funksion sekretues. Shumë lende si, proteinat, sheqernat etj, pasi sintetizohen, grumbullohen ne fshikezat e aparatit te Golxhit, ku mund te ruhen apo sekreohen. Me pas fshikezat shkeputen dhe futen ne citoplazme.

Vakuolat
janë fshikeza te mbushura me leng. Ne brendesine e shumë vakuolave mund te vendosen lende të ndryshme ushqimore.
Tek gjallesat njeqelöizore, vakuolat kanë aftësi tkurrese dhe sherbejne për nxjerrjen jashtë te ujit te teprt.
« Editimi i fundit: 19-05-2006, 12:21:27 nga erlehta »

  • Postime: 7085
  • Karma: +35/-6
  • Gjinia: Femer

#11 ne: 04-05-2006, 16:16:36
Lizozomet

Jane organela te vogla ne forme sferike qe gjenden ne qelizat bimore dhe shtazore. Brebda tyre ndodhen fermente (enzima) me veprim te fuqishem tretes. Ato tretin proteina, lyrat, sheqernat etj. Keshtu copezat e medha te gelltitura nepermjet procesit te fagocitozes, treten nga enzimat lizozomiale.
Jo rralle keto enzima perdoren per tretjen e nje pjese te mire te qelizes. Kjo ndodh kur qeliza, per mungese ushqimi, eshte e detyruar te te shfrytezoj si burim energjie nje pjese te trupit te saj.
Ne raste te tjera lizozomet mund te shkaterrojne gjithe qelizen. Kjo dukuri eshte e domosdoshme sidomosb gjate shkeputjes se bishtit te larves se bretkoses etj.

  • Postime: 7085
  • Karma: +35/-6
  • Gjinia: Femer

#12 ne: 06-05-2006, 08:53:17
Mikrofijezat dhe Mikrogypthat

Mikrofijezat perbehen nga proteina dhe kanë strukture fijezore. Ato hasen ne një numer të madh qelizash.
Tkurrja e muskujve, levizja e disa njeqelizoreve,ndryshimi i formes se disa qelizave  varet nga veprimtaria e këtyre fijezave.

Mikrogypthat jane struktura si klecka boshe, te perbera nga proteina. Ato i japin qelizes forme dhe strukture karakteristike. Gjate ndarjes se qelizes, mikrogypthat luajne rol te rendesishem ne livizjen e kromozoneve drejt poleve te qelizes.
Ne shume qeliza keto struktura jane te perkohshme. Ka edhe qeliza ku mikrogypthat ruhen gjate gjithe jetes se qelizes..

Centriolet.

Te qelizat shtazore si dhe te qelizat e algave dhe kerputhave,ndodhen disa organela te quajtura centriole, tecilat qendrojne afer berthames Cdo centriole perbehet nga 27 mikrogyptha te vendosur tre nga tre ne forme rrethi. Centriolet kane rendesi gjate ndarjes se berthames.
Qerpiket, kamxhiket..
Shume qeliza jane te pajisura me disa zgjatime fijezore qe mund te jene te shkurtra e qe quhen qerpike, ose te gjate e qe quhen kamxhik. Qerpiket jane shume me te shkurter dhe me te shumte se kamxhiket..
Qelizat e pajisura me qerpik apo kamxhik gjenden dhe te shumqelizoret, psh spermatozoidet
« Editimi i fundit: 06-05-2006, 14:32:57 nga erlehta »

  • Postime: 7085
  • Karma: +35/-6
  • Gjinia: Femer

#13 ne: 06-05-2006, 14:44:37
Kloroplastet
Janë organelat me karakteristike te qelizes bimore..
Kloroplastet permbajne klorofil, qe është i domosdoshem për procesin e fotosintezes. Nga ndërtimi, kloroplastet janë te ngjashme me mitokondrite. Kane formë vezake e perbehen nga trasteza qe quhen tilakoide. Ne disa pika këto trasteza janë me te dendura e formojne shtreseza qe quhen grana
Klorofili u jep kloroplasteve ngjyrë te gjelbert. Ne disa raste ngjyra mund te ndryshoje nga prania e pigmenteve te tjera.
Ngjashmeria e kloroplasteve me mitokondrite qëndron ne funksionin e tyre. Të dyja janë te pajisura me enzima te shumta te domosdoshme për kryerjen e proceseve energjitike. Ne mitokondri ndodhin reaksione kimike qe clirojne energji, kurse kloroplastet e shnderrojne energjine diellore ne energji kimike. qe bima e shfrytezon për sintezen e lendeve ushqimore.
« Editimi i fundit: 19-05-2006, 12:23:51 nga erlehta »

  • Postime: 7085
  • Karma: +35/-6
  • Gjinia: Femer

#14 ne: 12-05-2006, 12:13:44
Berthame qelizore.

Të gjitha qelizat ekuariote janë pajisur me një organele afersisht sferike, te quajtur berdhame.
Berthama është vendi i ruajtjes dhe i tejcimit te informacionit gjenetik. Berthama ndahet nga pjesa tjetër e qelizes me anë te një mbuloje berthamore e cila perbehet nga dy shtreseza te pajisura me pore. Berthama ka një ose disa kokrriza te vogla, te quajtura berthameza, ne te cilat sintetizohet ARN-ja e ribozomeve.
Ne berthame ndothet ADN, qe duke u kombinuar me proteinat, formon një kompleks fijezor te quajtur kromatine.
Kur berthama pergatitet për ndarje,kromatina ngjishet dhe trashet, duke formuar disa struktura te dukshmeqe quhen kromozome
. Të gjitha pjesezat e siperpermendura ndodhen ne lengun berthamor qe quhet, nekluoplazem.


Persa i perket figures.
Numrat
1 - berthama qelizore
2 - poret e berthames
3 - rrjeti endoplazmatik i ashper
4 - rrjeti endoplazmatik i lemuar
5 - ribozomet
6 - proteina qe do te tranzportohen
7 - vesikel transporti
8 - aparati i golxhit
9 dhe 10 ane te transportimeve te aparatit te golxhit
11 - cisternat e aparatit te golxhit
« Editimi i fundit: 19-05-2006, 12:46:13 nga erlehta »

  • Postime: 7085
  • Karma: +35/-6
  • Gjinia: Femer

#15 ne: 19-05-2006, 12:10:53
Ndarja qelizore


Ndarja e berthames se qelizes esht quajtur Mitoze
Mitoza ndahet ne kater etapa te cilat kryhen sipas radhes.

1 - Profaza
Etapat, gjate se ciles kromozomet shkutrohen dhe trashen duke u bere te dukshme
Se, pari ne citoplazme gjate profaze ndodh largimi i cifteve te centrioleve per ne polet e kunderta te qelizes.
Se dyti, ne citoplazmendodh formimi i boshtit te ndarjeste cilat do te m,undesojne levizjen e kromozoneve.
Nga fundi iprofazes tretet dhe mbuloja e berthames.. Keshtu, fijet e boshtit kapen te kromozomet.

2 - Metafaza
Para se kromozomet te ndahen ne menyre te barabarte, ato vendosen ne nje rrafsh ne qender te qelizes, ne largesi te barabarte nga polet.. Keto vendosje te kromozomeve ne rrafshin ekuatorial te qelizes, e bejne te mundur dhe fijet e boshtit te ndarjesqe kapen ne centromerne te dy anet e kromozomit..

3 - Anafaza
Kur kromatitet e secilit kromozom fillojne te vecohet nga njeri tjetri, qeliza futet ne anafaze qe eshte dhe procesi qe zgjat vetem pak min.. GJate anafazes kromotidet e kromozomeve homologe drejtohen per ne polet e kundertate boshtit te ndarjes, duke perfaqsuar tashme secila, nje kromozom te ri.
Anafaza mbaron kur kromozomet e kane mbaruar zhvendosjen drejt poleve.

4 - Telofaza
Gjate telofazes perseriten me kahe te kundert, gjithe ndryshimet qe ndodhin ne profaze. Keshtu te cdo qelize e re bije formohet mbuloja e berthames. Fijet e boshtit te ndarjes, shperbehen, ndersa kromozomet e humbasin formen e tyre duke marre trajten e kromatines nderfazike. Ketu formohet gjithashtu dhe berthamezat.

  • Postime: 7085
  • Karma: +35/-6
  • Gjinia: Femer

#16 ne: 01-07-2006, 08:28:12
Ndarje e qekizes luan dy role kryesore ne jete e organizmave te gjalle.

1  -  Ben te mundur qe, nje veze e pllenuar te zhvillohet permes stadeve te ndryshme embrionale dhe me tej nje embrion te zhvillohet ne nje organizem te rritur.

2  -  Siguron vazhdimesine e jetes nga nje brez ne tjetrin.

Temat e fundit