×

Bota pas virusit Korona me ekonomi ndryshe

Bota pas virusit Korona me ekonomi ndryshe

· 3 · 190

  • Postime: 26499
  • Gjinia: Mashkull
M A X
ne: 02-04-2020, 13:04:26
 

Bota duhet të jetë mbas koronavirusit me ekonomi ndryshe, thotë Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres. Ai dha një konferencë shtypi për raportin e OKB për luftimin e pandemisë dhe pasojave socio-ekonomike.

“Ky është momenti i së vërtetës”, thotë Guterres, kur qindra mijëra njerëz në botë janë prekur nga Covid 19. Kriza më e madhe që ka kaluar OKB gjatë ekzistencë së së saj kërkon që ekonomitë drejtuese të botës “të japin mbështetje financiare dhe teknike për njerëzit dhe vendet më të varfëra”, thotë Sekretari i Përgjithshëm i OKB. Antonio Guterres dha të martën, 31.03. Një konferencë virtuale shtypi ku publikoi raportin e OKB me titull: “Ndarje përgjegjësive, solidaritet global”, ku flitet për krizën e shkaktuar nga Covid 19 formula e luftës kundër tij. Udhëzimet si duhet luftuar virusi i ka dhënë Organizata Botërore e Shëndetësisë, dhe Guterres kërkon që vendet t’i përmbahen atyre. Por ai kërkon që vendet të mos luftojnë vetëm virusin, por të luftojnë edhe pasojat e thella që shkaktohen prej tij.

Përgjigja e duhur ndaj pasojave kërkon që vendet të japin të paktën 10 përqind të prodhimit të brendshëm bruto, për të luftuar me afat të gjatë, në mënyrë të koordinuar dhe multilaterale virusin dhe pasojat. “Sistemi i OKB është mobilizuar krejtësisht në dhënien e udhëzimeve për përpjekjet globale”, tha Guterres. OKB ka krijuar me partnerë të tjerë një fond për të mbuluar nevojat e vendeve me të ardhura të pakta dhe të mesme.

5 trilionë dollarë nuk mjaftojnë!
I pyetur nga gazetarët për gjendjen e deritanishme, Guterres thotë se takimi i G20 tregoi se drejtimi është në rrugën e duhur por se ka ende shumë për të bërë. Ai thotë, se nuk ekziston ende një plan i koordinuar nga të gjitha vendet për të luftuar virusin sipas udhëzimeve të Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

“Ne na nevojitet një aksion ku të gjitha vendet të bëjnë të njëjtat përpjekje për të luftuar transmetimin e mëtejshëm të virusit”, tha Guterres. Për gjendjen financiare ai shpjegon se janë mobilizuar 5 trilionë dollarë amerikanë, por nevojiten ende shumë më tepër, “sidomos sa i përket mobilizimit të vendeve të zhvilluara për të mbështetur ekonominë e vendeve të veta”.

Guterres kërkon mobilizimin e burimeve të reja nga vendet e zhvilluara duke përmendur SHBA si një shembull, ku është aprovuar paketa 2 trilion dollarëshe, që përbën gati dhjetë përqind të ekonomisë. “Këtë gjë duhet ta shohim në nivel global”, thotë ai, duke kërkuar mbështetje më efektive për Fondin Monetar Ndërkombëtar.

“Covid-19 mund të shënojë fillimin e një lloji të ri bashkëpunimi global”, tha Antonio Guterres, Sekretari i Përgjithshëm i OKB.
Brenda 12 javëve sëmundja e shkaktuar nga virusi Corona kaloi në pandemi, duke prekur 199 vende dhe territore të botës, gati gjysmë miliardë njerëz dhe duke shkaktuar vdekjen e gati 42 mijë vetëve. /DW/
« Editimi i fundit: 04-04-2020, 20:44:00 nga M A X »
Eli
#1 ne: 04-04-2020, 20:15:53
Vertet e gjithe ekonomia e botes po bie por zgjidhja eshte tek bashkepunimi qe shtetet duhet te kenë, ne menyre qe te gjejne mundesi  sesi te perballohet kjo krize ekonomike 😊
Lori
#2 ne: 04-04-2020, 21:56:05
Bota pas Korona virusit do te jete me keq sesa kriza ekonomike e vitit 2008. Por ajo qe eshte me e rendesishme eshte fundi Korona Virusit...
 

bota islame lajme

Nisur nga InfoZRubrika Parapre

Postimi i fundit 21-05-2020, 01:07:38
nga InfoZ
bota shqiptare forum

Nisur nga InfoZRubrika Parapre

Postimi i fundit 21-05-2020, 01:01:07
nga InfoZ
lajme nga bota

Nisur nga InfoZRubrika Parapre

Postimi i fundit 20-05-2020, 20:47:17
nga InfoZ
Imazhe nga bota sci-fi (fantastiko-shkencore)

Nisur nga M A XRubrika Imazhe

Postimi i fundit 11-05-2020, 14:04:32
nga M A X
Sa kontinente ka bota?

Nisur nga InfoZRubrika Pyetper

Postimi i fundit 10-04-2020, 15:51:54
nga M A X