×

Brazili, ekonomia e gjashtë në botë

Brazili, ekonomia e gjashtë në botë

· 1 · 420

  • Postime: 22687
  • Gjinia: Mashkull
M A X
ne: 26-12-2011, 14:58:53
Ekonomia braziliane kaperceu per nga prodhimi ate britanike duke u renditur e gjashta ne bote. Qendra Kerkimore e Biznesit CEBR ka vene re ne tabelen e te dhenave te fundit ekonomike ne rang global se vendet e Azise po bejne perpara, ndersa tek shtetet europiane, diktohet nje lloj terheqjeje.

I njejti raport parashikon se deri ne 2016-ten, ekonomia britanike do ta kaperceje ate franceze. Sa per Eurozonen, projeksionet tregojne tkurrje me 0.6% ne 2012-ten nese problemet e monedhes se perbashket do te zgjidhen. Ne te kundert, rrudhja do te jete ne nivelin 2%. Progresin e brazilit drejtori ekzekutiv i CEBR e sheh si pjese te nje trendi ne rritje.

"Mendoj se eshte pjese e ndryshimeve te medha ekonomike, ku jo vetem po deshmojme nje zhvendosje nga perendimi ne lindje, por jemi duke pare gjithashtu se vendet qe prodhojne komoditete jetike, si ushqim dhe energji kane avancuar ne menyre te ndjeshme e gradualisht jane duke u ngjitur ne tabelen e te dhenave ekonomike", tha Douglas Mcëilliams.
 
Hop-i i ekonomise braziliane ishte parashikuar ne fakt ne nje raport te publikuar ne fillim te vitit, i cili bazohej ne te dhenat e fondit monetar nderkombetar. brazili ka nje popullsi prej rreth 200 milione banoresh, tre here me te madhe se ajo britanike.

Rusia eshte ngjitur gjithashtu nje vend me lart ne tabele dhe deri ne 2020-ten, pritet te renditet e katerta ne klasifikim, nga e nenta qe eshte aktualisht. pas 8 vjetesh mendohet se india, ekonomia e 10 me e madhe e botes sot, do te kaloje ne vendin e peste, ndersa vendet europiane do te jene te gjitha ne renie. /top channel