Post reply

×

Post reply

Emri:
Email:

Verifikimi:
Flamuri yne ka ngjyre?:

Permbledhje

Postuar nga: M A X
« ne: 11-05-2020, 14:20:59 »

 

Instituti i Statistikave parashikon që në vitin 2022 të kryejë censin e Bujqësisë. Kjo pritet që të vijë pas zhvillimit të Censit të popullisë dhe Banesave. Në dokumentin vjetor për aktivitetin në vitin 2019 INSTAT nënvizon se paraprakisht disa pyetje do të integrohen brenda censit të popullsisë për të pasur të saktë listën e përditësuar të fermave bujqësore.

“Censi i radhës i Bujqësisë, duke ndjekur rekomandimet e Programit Botëror për Censin e Bujqësisë 2020, është planifikuar të kryhet në vendin tonë në vitin 2022. INSTAT, gjatë vitit 2019, ka përgatitur një modul pyetjesh të cilat janë përfshirë në pyetësorin e Censit të ardhshëm të Popullsisë dhe Banesave, me qëllim përditësimin e listës së fermave bujqësore. Lista e përditësuar e fermave do të jetë korniza për Censin e ardhshëm të njësive ekonomike bujqësore” nënizohet në dokument.

I njëjti sjell në vëmendje se në punët përgatitore që ka zhvilluar INSTAT gjatë vitit 2019 përfshihet edhe përpjekja për gjetjet e burimeve të mundshme financiare. Për këtë, sipas INSTAT pranë Ministrisë për Evropën dhe Punëve të Jashtme, delegacionit të BE-së në Tiranë si dhe Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë janë paraqitur zyrtarisht shkresa informative dhe kërkesa për mbështetjen financiare të aktiviteteve.

“Gjithashtu, në takimin e organizuar me Donatorët, më 31 Tetor 2019, INSTAT prezantoi kërkesën për mbështetje për “Hartimin e Strategjisë dhe Planit te Veprimit për Cens-in e Bujqësisë 2022 “. Hartimi i strategjisë përkatëse dhe eficiente do të shërbejë për të planifikuar dhe detajuar elementët më të rëndësishëm të projektit, do të shërbejë për përgatitjen e kuadrit rregullator dhe vlerësimin e burimeve dhe aktorëve që do të përfshihen më tej. Strategjia dhe Plani i Veprimit të Cens-it të Bujqësisë parashikohet të jetë gati brenda vitit 2020. Bazuar në përcaktimin e qartë të vizionit dhe objektivave strategjikë për kryerjen e censit, si dhe planin përkatës të veprimeve sa më të detajuara, do të jetë e mundur edhe tërheqja e fondeve nga donatorët të cilët kanë mbështetur vazhdimisht veprimtarinë statistikore në vend” vlerëson INSTAT.

Për herë të fundit në vitin 2017 ka pasur një regjistrim të përgjithshëm të bujqësisë duke krijuar regjistra të veçantë për bimët e arave, frutikulturën, vreshtarinë si dhe të blegtorinë sipas llojeve; gjedhë, të leshta dhe të dhirta, derra, njëthundrakë dhe shpendë. Regjistrimi i Përgjithshëm i Bujqësisë cilësohet si kyç në sigurimin e të dhënave bazë të qëndrueshme në kohë, si demografike ashtu dhe social-ekonomike, në nivel kombëtar, rajonal dhe lokal si dhe sa i takon politikëbërjes në sektor./monitor.al
Postuar nga: M A X
« ne: 11-05-2020, 14:19:55 »