×

Dy palë etiketa, njëra për bashkinë, tjetra për blerësit

Dy palë etiketa, njëra për bashkinë, tjetra për blerësit

· 1 · 264

  • Postime: 22599
  • Gjinia: Mashkull
M A X
ne: 28-12-2011, 19:12:41
Ashtu si në cdo prag feste cmimet e produkteve ushqimore janë rritur sërish.Në tregun e fruta perimeve në ish-Uzinen Dinamo, ku dhe furnizohen një pjesë e mirë e qytetarëve për shkak të cmimeve më të lira ka një rritje prej 20 deri ne 30 lekë per cdo artikull.

Bashkia e Tiranes ka inspektuar rregullisht cdo dite tregjet, me qellim mbajtjen nen kontroll dhe frenimin e rritjes abuzive te cmimeve. Megjithate tregtaret kane respektuar edhe kete vit traditen e tyre te rritjes se cmimeve.Krahasuar me tabelat e cmimeve qe publikon bashkia vihet re dukshem rritja e cmimeve.

Ne treg nje kilogram domate kushton 90 leke dhe jo 52 sic tregon tabela e cmimeve te bashkise, nje kilogramë molle kushton 120 leke ne treg dhe jo 65. Per t'i shpetuar kontrollit nga vezhgimet e Top Channel, u zbulua se shume tregtare veprojne me shume etiketa cmimesh, njeren per klientet dhe njeren kur shohin inspektoret e bashkise. Rritjen e cmimeve e pranojne dhe vete tregtaret madje duke ia atribuuar ate sic do tregtareve te shumices.

Bashkia e Tiranes edhe pse nuk mund te nderhyrje ne politiken e cmimeve, mori angazhimin se nuk do te lejonte rritjen e tyre ne prag te festave. Por presioni i bashkise duket se nuk funksionoi as kete vit.

Korcë, rriten cmimet e produkteve

Darkës tradicionale të ndërrimit të viteve duket se qytetarët korcarë do të detyrohen t'i heqin shume prej elementeve si pasoje e rritjes së cmimeve. Festat e fundvitit edhe ne qytetin juglindor kane sjelle rritje te cmimeve ne tregun e shitjes me pakice te fruta-perimeve duke i vene keshtu qytetaret para zgjedhjes. Ne pamundesi per te pasur ne tryeze gjithcka qe deshirojne qytetaret te zhgenjyer nga rritja e cmimeve shprehen se do te marrin vetem gjerat me te domosdoshme per te festuar ne nje menyre te thjeshte naten festive te fundvitit.

Abuzimi qe perfshin te gjithe tregtaret e vegjel si nje prirje e pervitshme ne prag te festave, duket se shkaktohet nga tregtaret e shumices, te cilet ndryshe nga c’ndodh ne vendet e tjera, nuk i shpetojne dot joshjes per te rritur cmimet dhe per te renduar se tepermi xhepat e konsumatorit.

Per cdo dite te vitit qytetaret korcare privohen nga shume ushqime per shkak te pamundesise per t'i blere ato por edhe per nje nate festive sic eshte ajo e vitit te ri serish ata blejne dicka duke lene menjane shume te tjera. /top channel