Postim i ri

×

Postim i ri

Emri:
Email:

Verifikimi:
Flamuri yne ka ngjyre?:

Permbledhje

Postuar nga: stellina
« ne: 07-08-2022, 19:06:45 »

Kur ishte ne 2009 kaq keq imagjinoni si mund te quhet kjo kriza e sotme.
Postuar nga: claudio84
« ne: 03-02-2009, 19:17:39 »

besoj se jeta ekonomiko- sociale eshte shume me e veshtire sot, me 2009, sesa mbas luftes se II boterore. Dua te them se atehere ishte shume e lehte te gjeje pune (te ardhura), ne ndertim pallatesh, rruge, shkolla, spitale, ne sherbimin ushtarak, policor e shume e shume te tjera. Qytete te tera duheshin te rimekembeshin. por sot.....?? Sot e kamarier te kerkosh pune eshte e shume e veshtire.
Postuar nga: M A X
« ne: 28-01-2009, 23:57:01 »

Fondi Monetar ka korrigjuar serish parashikimet per ekonomine boterore, duke dhene kete here nje skenar mjaft pesimist.

Ne raportin e fundit te publikuar kete te merkure FMN vlereson se, rritja ekonomike e botes ne vitin 2009 do te jete vetem 0.4 per qind, mbi 6 here me e vogel se nje vit me pare, ku rritja ishte 3.3 per qind.

Kjo eshte shifra me e ulet e rritjes ekonomike boterore qe nga Lufta e Dyte Boterore.

Kriza sipas FMN do te perfshije te gjitha vendet, si ato me ekonomi te avancuar ashtu dhe ato qe quhen si ekonomi ne zhvillim. Per ekonomite e zhvilluara, nuk do te kete rritje ekonomike, perkundrazi, FMN parashikon se ekonomia e tyre e marre se bashku do te tkurret me rreth 2 per qind.

Ndersa per ekonomite ne zhvillim, ku ben pjese edhe Shqiperia, FMN thote se po vihet re nje ngadalesim i forte i ekonomise.

Ndaj parashikimet jane qe rritja ekonomike e vendeve ne zhvillim per vitin 2009 te jete 3.25 per qind, nga 6.25 per qind qe ishte vitin e kaluar. FMN vlereson se situata e ekonomise boterore mbetet e zymte. Madje sipas saj, edhe paketat qindramiliarde dollareshe te injektuara nga vendet e fuqishme, nuk kane mundur te rigjallerojne tregjet e drobitura financiare.

Kjo konfirmohet edhe nga ritmi i ulet i kreditimit, qe nga tetori e deri me tani. Sipas FMN, situata ne tregjet financiare do te vazhdoje te mbetet e veshtire, derisa te ndermerren nje sere masash te forta per te ristrukturuar nga fillimi sistemin financiar boteror.

Depresionin ne ekonomine globale do te vazhdoje pergjate gjithe vitit 2009 dhe sipas FMN, vetem vitin e ardhshem mund te pritet nje rigjallerim i ekonomise, ku rritja boterore mendohet te rikthehet serish ne nivelin 3 per qind.

TCH
Postuar nga: M A X
« ne: 28-01-2009, 23:47:57 »

NEW YORK- Sipas parashikimeve të Fondit Monetar Ndërkombëtar, viti 2009 do të shoqërohet nga një rënie të konsiderueshme ekonomike. Gjatë këtij viti, bota do të ketë një rritje ekonomike vetëm me 0.5%, ndërkohë që një situatë e tillë nuk rezulton që prej viteve të Luftës së dytë Botërore. FMN-ja ka arritur në përfundimin se situata e kredidhënies në të gjithë botën është rënduar dhe kjo ka rritur akoma më shumë kostot e krizës. Fondi Monetar Ndrëkombëtar vlerëson se kriza ekonomike globale do të kushtojë 2.2 miliardë dollarë nga 1.4 miliardë që parashikohej kjo kosto në muajin tetor. Kështu, raporti i FMN-së evindeton se rritja ekonomike në Eurozonë për këtë vit do të pësojë një rënie prej 2 për qind, ndërsa vitin e ardhshëm rritja parashikohet të jetë vetëm 0.2 për qind. ekonomia amerikane do të pësojë një rënie prej 1.6 për qind gjatë 2009-ës, ndërsa vitin e ardhshëm do të rritet po në këtë masë, Gjermania do të përfshihet këtë vit nga rënia e ekonomisë që vlerësohet 2.5 për qind, ndërsa vitin e ardhshëm rritja do të jetë vetëm 0.1 për qind. rënbia e ekonomisë italiane përllogaritet për vitin 2009 në masën 2.1 për qind ndërsa vitin e ardhshëm rënia do të jetë vetëm 0.1 për qind.
FMN-ja vlerëson në raport se sistemi financiar global ndodhet ende nën presion dhe kësaj i shtohet edhe përkeqësimi i ekonomisë reale. “rikthimi i besimit dhe funksionimit të sektorit financiar janë kushte të domosdoshme për rimëkëmbjen e ekonomisë”- nënvizohet në raportin e FMN_së. Në këto kushte, Fondi Monetar thekson se duhen marrë masa agresive nga qeveritë. Receta që jepet nga FMN-ja bazohet në tre forma për të ndrërhyrë. Masa e parë synon pastrimin e bilanceve nga humbjet, ndërhyrja e dytë parashikon injektimin e likuiditeteve për të garantuar funksionimin e tregjeve dhe masa e tretë është mbështetja direkte me kapital e kompanive që janë prekur tashmë nga kriza. Fondi Monetar Ndërkombëtar vë në dukje se nevojitet një reagim ndaj krizës në nivel global.
Sipas parashikimeve të FMN-së, kriza ekonomike botërore do të ketë një kosto prej 2.2 miliard dollarësh.

Vetëm dy javë më parë, përfaqsuesja e përhershme e FMN-së në Shqipëri, Ann-Margaret Westin ka deklaruar se impakti i krizës globale ka filluar të ndihet edhe në Shqipëri, duke marrë për bazë , ngadalësimin e kërkesës për eksporte, dërgesat e emigrantëve dhe ngadalësimin e investimeve. Westin ka paralajmëruar dhe ka këshilluar qeverinë të tregohet sa më e kujdesshme dhe të tregojë maturi për një politikë fiskale më të kujdesshme gjatë vitit 2009 në krahasim me 2008-ën.

(e.n/news24/Balkanweb)