×

Ekonomia shqiptare, konkuruese në kohë krize

· 1 · 259

Ekonomia shqiptare, konkuruese në kohë krize

· 1 · 259

  • Postime: 22189
  • Gjinia: Mashkull
M A X
ne: 30-11-2011, 00:10:14
Ekonomia shqiptare, konkuruese në kohë krize

Ministri i Financave Ridvan Bodo deklaroi sot në emsionin “5 pyetje nga Babaramo”, se Shqipëria ka një ekonomi konkuruese në kohë krize. "U rritën eksportet, ekonomia u mbajt gjallë nëpërmjet eksporteve. Ekonomia shqiptare e shpërbleu politikën fiskale të ndërmarrë."- deklaroi ai.

Megjithatë, Ministri theksoi se Shqipëria, si një vend që ka marrëdhënie tregtare me shumicën e vendeve të Eurozonës, duhet të tregohet e kujdesshme për të mënjanuar të gjitha rreziqet që i vijnë.

“Ne kemi marrëdhënie tregtare me shumë vende të zonës euro, kemi një protofol investimesh të dominuar nga zona euro, mund të them që situata në Eurozonë është shumë e tronditur, prandaj qeveria duhet të tregohet e vëmendshme për të mënjanuar të gjitha risqet, të mënjanojmë cdo impakt me krizën. Paraja është shtrenjtuar në të gjithë zonën euro, kemi shanse të mënjanohemi nga goditjet e forta, por në një ekonomi të globalizuar duhen marrë masa”, deklaroi Bode.

I pyetur për mundësitë e shpërbërjes së monedhës euro, kreu i Financave u shpreh se ky është një vendim që i takon Evropës.
“Ky është vendim që merret në nivel politik, i takon Evropës të marrë një vendim. Vendet që e përdorin besoj që do bëjnë të pamundurën për të shpëtuar euron”.

Ndërkaq, në lidhje me rezervat valutore të vendit, ministri Bode deklaroi se aktualisht kemi “2 milardë euro rezerva në Bankën e Shqipërisë, që përbën 20% të PBB-së.” Duke folur për sistemin bankar, Bode tha se ai është likuid, por problem përbën “rritja e kredive të këqija”.

Ministri i Financave foli edhe për situatën e vështirë në sektorin e energjetikës, për shkak të mungesës së reshjeve gjatë muajve të fundit, duke theksuar se qeveria është e vendosur për të mos lejuar kthimin e kufizimeve të energjisë.

“Situata e thatësirës është rajonale. Mungesa e energjisë elektrike në rajon ka bërë që shtrenjtimi i energjisë elektrike të jetë i përgjithshëm, duke kaluar në mbi 140 lekë për kilovat. Importi është një kosto shumë e madhe”,- u shpreh Bode.

(ma.ar/er.nu/BalkanWeb)
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super