×

Eksportet shqiptare nuk janë prekur nga kriza globale

Eksportet shqiptare nuk janë prekur nga kriza globale

· 2 · 4735

  • Postime: 22687
  • Gjinia: Mashkull
M A X
ne: 27-04-2012, 23:59:19
Prodhimet bujqësore përbëjnë rreth 15% të volumit të përgjithshëm tregtar

Eksportet shqiptare nuk janë prekur nga kriza globale

Të paktën deri më tani, eksportuesit e produkteve bujqësore nuk kanë ndjerë asnjë efekt të krizës ndërkombëtare dhe e kanë të vështirë të bëjnë parashikime për të ardhmen, megjithëse eksportet bujqësore zënë një peshë të vogël në totalin e eksporteve tona. Sipas të dhënave nga INSTAT, prodhimet bujqësore dhe ushqimore së bashku përbëjnë rreth 15% të volumit të përgjithshëm tregtar. Eksportet e produkteve bujqësore kanë një peshë akoma më të vogël ndaj totalit të eksporteve dhe janë të kufizuara edhe në lloje produktesh. Ato përqendrohen kryesisht në bimë mjeksore dhe erza, peshk i konservuar, ujë mineral dhe pije freskuese (kryesisht të gazuara). Produktet bujqësore, me peshë në eksporte për nga vlera, janë bimët mjekesore, uji apo peshku, vaji i ullirit, shalqini dhe perimet e përpunuara. Këto të fundit janë produkte tipike, me të cilat Shqipëria prezanton emrin e saj në tregjet e huaja dhe në panaire ndërkombëtare. Përjashtuar tre produktet kryesore që kanë krijuar një treg të qëndrueshem jashtë, pjesa e produkteve bujqësore, për shkak të sasisë së vogël, eksportohet vetëm në sezone të caktuara. Këtu është edhe ndryshimi ndaj perceptimit të efekteve të krizës. Bimët mjekesore dhe aromatike po përjetojnë një periudhë të mirë, por edhe produktet e tjera si ato të peshkut apo pijeve nuk kanë pësuar rënie çmimesh. Sipas MBUMK-së, eksporti i bimëve medicinale gjatë vitit 2011 është rritur ndjeshëm krahasuar me 2010, dhe një tendencë në rritje ka shfaqur edhe muajt e parë të këtij viti. Kreu i Shoqatës së Bimëve Medicinale, Xhevit Hysenaj, shprehet se një problem që frenon rritjen e eksportit në këtë fushë, përpos pasurive të mëdha që ka vendi ynë me bimë mjeksore, është mungesa e financimit. Hysenaj sugjeron politika nxitëse për të rritur më tej eksportin e bimëve mjekësore, ku përmend bashkëpunimin me bankat dhe uljen e interesit të kredive nga ana e tyre.
Shoqatat fermere bëjnë të ditur se, "mbështetja me subvencione e fermerëve për të rritur sipërfaqen e mbjellë me kultura bujqësore si dhe afrimi i sezonit të prodhimit ka shtuar produktet vendase në tregje, ndërsa ka patur sektorë që kanë shumëfishuar prodhimet e tyre, duke plotësuar nevojat e konsumatorëve vendas". Sipas KASH-it, prodhimet bujqësore mbulojnë një pjesë të konsiderueshme të konsumit vendas, ndërsa nga viti në vit ka rritje të ndjeshme të eksporteve. Pesha e prodhimit bujqësor në Prodhimin e Brendshëm Bruto është rritur në vlerë, duke kaluar 2,1 miliardë dollarë. /rd

  • Postime: 566
  • Gjinia: Mashkull
ciarli
#1 ne: 03-05-2013, 09:14:09
per sa kohe qe biznesi te mbeshtetet ne fuqine e ciklimit te letres do kete vend per frymemarrje edhe te vendeve te vogla