×

Greqi, 70% pushime nga puna në 6 muajt e ardhshëm

· 1 · 243

Greqi, 70% pushime nga puna në 6 muajt e ardhshëm

· 1 · 243

  • Postime: 22189
  • Gjinia: Mashkull
M A X
ne: 16-01-2012, 14:26:42
E ardhme e pasigurt për mijëra punëtorë, pasi 70% prej tyre rrezikohen nga shkurtimet në gjashtë muajt e ardhshëm, ndërsa të tjerët do të kenë një rrogë të reduktuar deri në 30%.

Nga hulumtimet e kryera nga HR Pulse e ICAP People Solutions, rezulton se kompanitë dhe bisneset po studiojnë masa drastike për të zvogëluar shpenzimet e tyre, duke përfshirë në këto masa shkurtimet nga puna dhe reduktimin e pagave.

Këto parashikime vijnë në një atmosferë të zymtë për Greqinë, në një kohë kur shkalla e papunësisë është në rritje dramatike dhe grekët vazhdojnë të ballafaqohen me masa shtrënguese.

Sipas Autoritetit të Statistikave, në tetor të vitit të kaluar, çdo ditë kanë humbur punën e tyre, 1480 punëtorë grekë. /balkanweb
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super