×

Grupi Balfin në shifra

· 1 · 15

Grupi Balfin në shifra

· 1 · 15

  • Postime: 22263
  • Gjinia: Mashkull
M A X
ne: 11-09-2019, 13:44:31
 

Investimet dhe punësimi janë dy hallka të të njëjtit zinxhir, por ato marrin më tepër vlerë, kur kryhen brenda një konglomerati biznesesh, ku mundësia për t’u zhvilluar profesionalisht dhe për të bërë karrierë, janë një shans i prekshëm dhe real që i jepet kujtdo, bazuar te meritokracia.

Falë investimeve të reja që ka bërë vetëm gjatë vitit të fundit, Grupi Balfin numëron sot 5705 punonjës në shtetet ku operon.

Nga këta punonjës, 3,769 janë të punësuar në kompanitë që operojnë në Shqipëri, dhe 1936 janë të punësuar në shtetet e tjera ku operon Balfin.

Për këta punonjës Grupi Balfin kontribuon me një fond pagash dhe sigurimesh shoqërore në vlerën e rreth 49,6 milionë eurove.

Nga ky fond, rreth 33,3 milionë euro është fondi që alokohetvetëm për Shqipërinë, ndërkohë që rreth 16.2 milionë euroështë pjesa e fondit për punonjësit e kompanive në shtetet e tjera.

“Ne ndihmojmë njerëzit e tjerë të bëjnë biznes dhe të rrisin mirëqenien e tyre dhe të vendit ku jetojnë. Kur ne hapim biznese të reja në një shtet, kjo krijon punësime dhe në këtë mënyrë ndikon në jetët e njerëzve. Por ajo për të cilën jam më tepër krenar është krijimi i një stili jetese ndryshe për shqiptarët. Duke sjellë për herë të parë risi si qendrat tregtare, pajisjet elektroshtëpiake dhe të tjera, u mundësua një tjetër stil jetesë në Shqipëri, i ngjashëm me atë që është i mundur në vendet perëndimore”.

Kështu do të shprehej Presidenti i Grupit Balfin, z. Samir Mane, disa kohë më parë për të përditshmen prestigjoze gjermane DieWelt.

Sot, Grupi që ai udhëheq është më i madhi dhe më inovatori për sa i takon i investimeve në Shqipëri dhe një ndër më të mëdhenjtë në rajon, i njohur për investimet në qendrat tregtare TEG, QTU, SEG, zhvillimet e zonave rezidenciale dhe tregtare, në turizëm me projekte si Green Coast Resort dhe Vala MarResidences, në industrinë minerare me AlbChrome dhe NewcoFerronikeli, në atë bankare me Tirana Bank, si dhe në aktivitetet e shitjeve me pakicë me rrjetin e dyqaneve Neptun, SPAR,Jumbo etj.

Grupi Balfin është në një proces të vazhdueshëm rritjeje, në aspektin e veprimeve dhe atë gjeografik. Së fundmi, Grupi është aktiv në Shqipëri, Austri, Maqedoni, Mali i Zi, Kosovë,Bosnje Hercegovinë dhe Holandë dhe ka plane për zgjerimin e tij të mëtejshëm, në vendet e rajonit por dhe më gjerë.

Në një dalje të fundit televizive Presidenti Mane e theksoi qartëvizionin e tij për të patur një prani dhe ndikim gjithnjë e në rritje të Grupit si një aktor i rëndësishëm rajonal në sferën e biznesit.

Me veprimtaritë dhe investimet e tij të reja, Balfin jo vetëm qëfuqizon Grupin e tij, por ka edhe një ndikim të madh në njërajon si ai i Ballkanit, ku fenomeni i papunësisë vazhdon tëmbetet një plagë sociale.

Në fakt, sipas Bankës Botërore, në vitin 2018 përqindja e papunësisë varionte nga 12 përqind në Shqipëri dhe Serbi, derinë 29 përqind në Kosovë.

Pavarësisht se punësimi mes të rinjve është përmirësuar dhe rajoni si i tërë ka njohur një ulje substanciale në periudhën afatgjatë të papunësisë, nga 1.5 milionë të papunët e vitit 2011, te 776,000 që ishin në tremestrin e dytë të 2018-s, ai vazhdon tëmbetet një problem shoqëror.

Grupi Balfin ka patur një ndikim në uljen e kësaj papunësie nështete si Shqipëria, Kosova, Bosnje-Hercegovina, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi, me 5705 punonjësit e tij, që janë plot 2 mijë punonjës më shumë, krahasuar me vetëm pak kohë mëparë.

Këto shifra dhe vlera transparente monetare, marrin një rëndësi edhe më të madhe, në një kohë, kur fenomeni i informalitetit, puna në të zezë, dhe mos-deklarimi i rregullt i punonjësve, janë një dëm që i bëhet ekonomisë dhe buxhetit të shtetit në tërësi, ndaj investitorë serioze si Grupi Balfin, janë të përkushtuar që të demonstrojnë transparencën e plotë dhe të vijojnë të kontribuojnë si në luftimin e papunësisë, ashtu edhe në rritjen e mirëqenies për punonjësit. (Artikull Promocional)