×

Investim në bujqësi

· 2 · 442

Investim në bujqësi

· 2 · 442

  • Postime: 22189
  • Gjinia: Mashkull
M A X
ne: 11-01-2012, 14:37:48
Kryeministri Sali Berisha deklaron se gjatë vitit 2012 do të investohet më shumë në bujqësi.

Kryeministri përmendi projektet e kanalizimeve dhe theksoi nevojën e impianteve të përpunimit të ujërave te zeza.

Në mbledhjen e qeverisë, zhvilluar këtë të mërkurë, shefi i kabinetit theksoi se Ministria e Financave, bashkë me Bankën e Shqipërisë dhe faktorët e tjerë duhet të bëjë cdo gjë për ngritjen dhe ndërtimin sa më shpejt të infrastrukturës financiare në të katër anët e vendit për mbështetjen e fuqishme të sektorit të bujqësisë.

Sipas kryeministrit vëmendja e qeverisë për sektorin e bujqësisë do të jetë e madhe. /top channel
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 22189
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#1 ne: 11-01-2012, 14:39:05
-Kryeministri Sali Berisha tha sot se "ne synojmë nivel të ri në bujqësinë shqiptare”. Deklarata u bë gjatë mbledhjes së qeverisë, ku kryeministri theksoi se projektet për bujqësinë janë ambicioze me qëllim lehtësirat për fermerin si dhe rritjen maksimale të rendimenteve të tregjeve.

Berisha kërkoi sot që Ministria e Bujqësisë të mund t'u japë akses fermerëve të informohen online për bizneset e tyre.
“Z. Ministër i Bujqësisë është në detyrën tuaj të ndërmerni shtrirjet dhe dixhitalizimin total të Bujqësisë, fermeri shqiptar duhet të disponojë online gjithcka që i duhet për biznesin e tij. Ministria duhet të shqyrtojë dhe të identifikojë praktikat më të avancuara që ekzistojnë sot në moshën dixhitale, për këtë sektor”.

Duke theksuar suksesin ne projektin e ullirit dhe arroreve, sipas kreut të qeverisë ekzistojnë të gjitha mundësitë që prodhimi bujqësor të 10 fishohet.
"Projekti i ullirit dhe arroreve po ecin çdo ditë e më shumë. Jam i bindur se prodhimi në bujqësi sot mund të 10 fishohet. Shumëfishim i i prodhimeve bujqësore është synimi ynë. Shqipëria është vend i përshtatshëm për zhvillimin e Bujqësisë, ka ujë, tokë dhe dielli shkëlqen gjatë gjithë vitit. Zor se gjen një vend tjetër që t’i bashkojë këto 3 kushte sic i bashkon Shqipëria".
Vaditja
Prioritet nga qeveria do të jetë dhe vaditja. Kryeministri tha se pas projektit të rrugëve, projekti i ardhshëm madhor është sistemi i vaditjes. Sipas kreut të qeverisë, “projekti më i madh, pas finalizimit të projektit të rrugëve do të jetë projekti vaditës. “Do të bëjmë gjithçka që të vadisim çdo pëllëmbë të tokës së punuar. Shqipëria i ka të gjitha mundësitë, për shkakt të relievit të saj, të krijojë vaditje me rrjedhje pothuajse në çdo skaj të territorit të saj”, u shpreh Berisha.
“Ky është një projekt që kërkon mobilizim fondesh të mëdha. E rëndësishme është që duke vlerësuar potencialin e jashtëzakonshëm që ka ky sektor, ne duhet të bëjmë gjithçka që ata të kenë në dispozicion farat më të mira, plehrat kimike më të mira dhe infrastrukturën mbështetëse financiare, kryesisht mbi bazën e mikrokredisë”, theksoi Berisha.”.

Krijimi vullnetar i shoqerive bujqesore
Po sot, Berisha u shpreh sot dhe për krijimin vullnetar të shoqërive bujqësore.
“Sot miratojmë një vendim për krijimin vullnetar të shoqërive bujqësore, që do t’u mundësojnë fermerëve shqiptarë përpjekje të përbashkëta për gjetjen e tregjeve më të leverdisshme”, u shpreh Kryeministri.

Ndërsa më tej, ai theksoi se krijimi i rrjetit të infrastrukturës financiare i mbështetur në mikrokredinë që duhet të mbulojë të gjithë territorin e vendit, do t'i japë nxitje të madhe prodhimit bujqësor dhe punësimit në këtë sektor.
Berisha theksoi se në këto vite është investuar ndjeshëm në zonat rurale.
"Janë ndërtuar mijëra km rrugë dytësore dhe ne do të ndryshojmë infrastrukturën në të gjitha qytetet".

Kanalizimet
Problem të radhës, kryeministri Berisha përmendi sot ne mbledhjen e qeverise, zgjidhjen e problemit të kanalizimeve.
Sipas Kryeministrit, “rrethanat e zhvillimit të vendit kanë imponuar përqendrimin më të madh të fondeve në rrugë, ujësjellësa dhe ndonëse janë ndërtuar dhjetëra-mijëra km kanalizime, është i domosdoshëm një zgjidhje për këtë problem madhor”.
“Po ndërtojmë dhe kemi ecur në ndërtimin e impianteve të përpunimit të ujërave të zeza”, tha Kryeministri, por sipas tij, problemi është madhor pasi në sistemin e vjetër ekzistues derdhen edhe ujërat e shiut, ç’ka dyfishon koston e impianteve. Ultësira bregdetare, funksionon gjerësisht mbi bazën e gropave septike, që janë gropat më problematike.
“Ministria e Punëve Publike, Mininistria e Brendshme, pushteti vendor, do duhet ta përparësojë problemin e ujërave dhe kanalizimeve në tërësi dhe ujërave të zeza në veçanti, sepse ka një prapambetje të padiskutueshme në këtë sektor”, tha Berisha.
Kryeministri kërkoi që të ngrihet një grup ndërinsitucional, i cili do të shqyrtojë dhe hartojë një plan veprimi për të adresuar në mënyrën më të vendosur këtë problem serioz.
“Investimet janë mjaft të mëdha. Nga Velipoja në Sarandë po punohet për kolektorë dhe kanalizime, por një disiplinë më e fortë duhet ndaj këtij problemi”, u shpreh Kryeministri.
“Ministria e Mjedisit duhet të ketë një qëndrim shumë të vendosur”, tha Berisha. “Ky proces, së bashku me kolektorët, do të bëjë të mundur që ujërat e ultësirës të hidhen të pastra në det".

(d.b/BalkanWeb)
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super