Ja se si nje forum online shkaterron establishmentin e Wall Street - Leku

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

 Ja se si nje forum online shkaterron establishmentin e Wall Street

     Ja se si nje forum online shkaterron establishmentin e Wall Street

    · 1 · 1211

    • Postime: 28647
    • Karma: +48/-5
    • Gjinia: Mashkull

    ne: 01-02-2021, 09:58:20
     

    Nje ngjarje e pazakonte ka ndodhur keto jave ne boten e bursave dhe finances, qe mund te jete dhe pikenisja e nje revolucioni financiar. Aq buje ka bere kjo ngjarje sa mediat po raportojne gjithandej duke e trajtuar jo vetem si lajm ekonomik, por si nje ngjarje me interes te pergjithshem qe shkon pertej botes se finances. Keshtu, ekziston nje nenforum (subreddit) ne platformen me te madhe sot per forume, ne Reddit.com, qe quhet r/WallStreetBets. Ky subreddit eshte prej kohesh nder forumet me aktive, por dhe me te lezetshme e simpatike qe mund te gjenden ne internet sot, qe sherben si vendtakimi per biseda, diskutime dhe ndarje keshillash e sugjerimesh per investime ne burse. Ajo cfare e dallon kete forum eshte se edhe se behet fjale per nje teme shume serioze, parane, perseri bisedatat qe behen aty karakterizohen nga nje mosmarrje aspak serioze te ceshtjes se parave, aksioneve dhe burses ne pergjithesi. Shume jane aty jo vetem per te biseduar rreth burses, por dhe per te kaluar kohen per qejf. Personalisht e vizitoj prej vitesh dhe shpesh vetem per t'i dhene vetes disa te qeshura.

    Por WSB nuk eshte vetem per te qeshur. Aty gjenden edhe plot sinjalizime interesante per ata qe duan te investojne ne burse sipas maksimes "High risk, high reward". Duke qene se komuniteti eshte dhe shume i madh, me gati 6 milione anetare, edhe ndikimi i tij ka ardhur duke u rritur me kohen.

    Zhvillimet e fundit teknologjike kane sjelle dhe plot aktore te rinj ne fushen e financave qe i mundesojne tashme cdo njeriu te investoje ne burse dhe kjo po i ndryshon gjerat si kurre me pare, Nje nga keto aktore te rinj eshte nje kompani qe quhet Robinhood, e cila ka nje App shume popullor, me ane te te cilit secili mund te merret vete dhe direkt me investime neper bursa.

    Nje komunitet i cmendur sikurse ai i r/WallStreetBets, plus nje App shume i thjeshte dhe praktik sikurse Robinhood kane sjelle nje perzjerje eksplozive qe keto dite ka kthyer kokeposhte boten e finances. Ne fakt ka kohe qe WSB po nderhyn dukshem ne rrjedhen e tregut te aksioneve, por kjo qe po ndodh keto dite eshte komplet nivel tjeter.

    Cfare ka ndodhur sefundmi?
    Ekziston nje taktike ne boten e bursave qe quhet "shorting apo short selling" dhe praktikisht kjo funksionon keshtu: nje insitucion financiar, apo nje trader individual merr hua nga nje broker nje numer te caktuar aksionesh nga nje firme e caktuar me shpresen apo mendimin se vlera e ketyre aksionve do te bjere. Mepas ia shet keto aksione te huazuara me te njejtin cmim dikujt tjeter. Nese vlera bie vertet ashtu sic pritej aksionet blihen mbrapsht me cmimin e ulur dhe ia rikthen atij, te cilit ia huazoi ne fillim. Fitimi behet nga diferenca midis cmimit te marre hua dhe cmimit kur aksionet u riblene me cmim me te ulet.

    Shume firma investimi, nder te cilat dy te quajtura Citron Research dhe Melvin Capital, kishin vendosur shorts ne aktionet e nje kompanie te quajtur Gamespot duke ndjekur llogjiken se ne epoken dixhitale, dhe se ne kete kohe te pllakosur nga Coronavirus nje firme sikurse Gamespot qe ka dyqane fizike qe shesin lojra nuk mundet kurresi te kete me sukses e t'i rezistoje kohes. Vlera e saj duhet te bjere me siguri! Keshtu menduan ata. Dhe kjo nuk eshte dicka e e re. Eshte nje praktike e perdorur gjeresisht ne bursa edhe se shume e kritikuar, sepse shpesh ne kete menyre mund te terhihqen poshte dhe firma qe nuk shkojne vertete aq keq. Duke manipuluar mediat dhe opinion publik shpesh keto insitucione fitojne miliarda duke shkaterruar punen e te tjereve dhe jeten e mijera njerezve.

    Tani nje anetar i WSB e veren kete gje dhe fillon te propagandoje me te madhe se si nje firme si Gamespot duhet dhe do te kete sukses, si rezultat dhe vlera e aksioneve te saj do duhet te rritet. Kjo solli dhe blerje masive te aksioneve te Gamespot duke shumefishuar keshtu edhe vleren e aksioneve te kesaj firme. Dicka e tille nuk ishte pare deri tani, ku investitoret e vegjel te ndikojne aq shume ne tregun e aksionave dhe ne rastin konkret kjo solli humbje masive, per disa gati falimentim, per insitucionet financiare qe kishin vendosur shorts per kete firme. Mendohet se keto firma financiare kane humbur aty te 70 miliarde dollare per shkak te aktvitetit bleres te anetareve te WSB dhe vales se nxitur prej tyre. Ndersa keto firma humbin miliarda, shume nga anetaret e guximshem te WSB fituan miliona. Kjo gje i trembi dhe la pa fjale ekspertet dhe aktoret e Wall Street, te cilet deri tani ishin mesuar qe vetem ata te ndikonin dhe manipulonin tregun financiar.

    Dhe ky eshte revolucion i vertete qe mund te kete pasoja afatgjata dhe ende te paparashikueshme ne tregjet financiare. Eshte dhe nje tregues tjeter sesi njerezit e thjeshte duke perdorur mediat sociale dhe veglat e reja qe i mundesojne teknologjite dixhitale te rishkruajne rregullat e lojes. Sidoqofte mbetet per t'u pare se deri ku do te shkoje kjo levizje e re. Nderkohe te "degjeneruarit" e WSB jane ngritur nga varri edhe firma te tjera sikurse Nokia apo BlackBerry.

    Temat e fundit