×

Kapen bonde falso me vlerë 6 mijë mld USD

Kapen bonde falso me vlerë 6 mijë mld USD

· 1 · 238

  • Postime: 22687
  • Gjinia: Mashkull
M A X
ne: 18-02-2012, 00:22:25
Policia italiane ka lokalizuar dhe sekuestruar në Zvicër bonde të falsifikuara amerikane që kapnin vlerën e 6 mijë miliardë dollarëve.

Lajmin e bëjnë të ditur mediat italiane, sipas të cilave titujt shtetërorë mbaheshin në tre arka që mbanin vulën e falsifikuar të Federal Reserve.

Këto të fundit ruheshin në një bankë zvicerane dhe zbulimi u arrit falë bashkëpunimit që autoritetet e vendit helvet u dhanë agjentëve të Repartit Operativ Special të policisë italiane.

Duke u vënë në dijeni mbi ekzistencën e këtyre bondeve, për shkak të vlerës tejet të lartë dhe përmes hetimeve e përgjimeve telefonike, autoritetet italiane dërguan një grup prokurorësh në Zvicër, të cilët kërkuan konfiskimin e arkave dhe bondeve.

Tre arkat u hapën pak javë më parë dhe rezultatet që u gjetën në to ishin befasuese, si për vlerën e lartë të titujve, ashtu edhe për prodhimin e cilësisë së lartë të tre arkave.

U desh pothuajse një javë që të gjithë titujt të ekzaminoheshin dhe prova që ishin falso erdhi edhe përmes kontakteve me autoritetet amerikane.

Hetimi më pas u zgjerua dhe ditëm e premte, agjentët e ROS arrestuan tetë persona të përfshirë në këtë transaksion ilegal, në rajone të ndryshme të Italisë si Bazilikata, Lacio, Lombardi dhe Piemonte. /top channel