×
Hyrja
Profili

Kartmonedhat shqiptare do vijnë me pamje të re

Kartmonedhat shqiptare do vijnë me pamje të re

· 2 · 296

  • Postime: 26634
  • Gjinia: Mashkull
M A X
ne: 29-09-2019, 23:33:53
Pas më shumë se 20 vitesh, dizenjoja e kartëmonedhave në qarkullim vjen e rifreskuar dhe me elementë sigurie të përmirësuar, duke i dhënë kartëmonedhës shqiptare pamjen e një kartëmonedhe moderne, në të njëjtën kohë rezistente, me cilësi, integritet dhe besueshmëri të lartë.

Banka e Shqipërisë do të prezantojë së shpejti hedhjen në qarkullim të serisë së re të kartëmonedhave që përbën një ngjarje shumë të rëndësishme, një moment të veçantë, jo vetëm për Bankën e Shqipërisë, por për të gjithë shtetin shqiptar. /po.al

  • Postime: 26634
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#1 ne: 30-09-2019, 12:25:29

 

Del sot në qarkullim seria e re e kartëmonedha 200 dhe 5000 lekëshe. Para pak ditësh,Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, njoftoi se prerjet e reja të kartëmonedhave janë pjesë e serisë, 500, 1000, 2000 lekë. Kartëmonedhat, ndonëse vijnë me risi në drejtim të prerjeve, mbajanë të stampuara të njëjtat figura historike.

“Seria e re e kartëmonedhës shqiptare gërsheton sigurinë maksimale, pamjen moderne, komunikimin artistik të mesazhit historik dhe rezistencën më të lartë gjatë përdorimit. Ajo është rikonceptuar e plotë me 6 prerje: 200, 500, 1.000, 2.000, 5.000 dhe 10.000 Lekë”, bën me dijeni BSH-ja.

Ndërkohë, kartëmonedhat e vjetra do të vijojnë të jenë në qarkullim për t’u tërhequr gradualisht nga BSH-ja, kur të jenë të dëmtuara dhe të papërdorshme. Lapsi.al