×

Liria Ekonomike ne Bote, Shqiperia e 56-ta

· 2 · 805

Liria Ekonomike ne Bote, Shqiperia e 56-ta

· 2 · 805

  • Postime: 22189
  • Gjinia: Mashkull
M A X
ne: 15-01-2008, 23:59:19
Liria Ekonomike ne Bote, Shqiperia e 56-a, le pas Italine, Turqine e Greqine.
Shqiperia gjendet ne vendin e 56 ne bote nga 157 vende gjithsej, per Lirine Ekonomike. Renditja eshte bere ne raportin me te fundit te Fondacionit “Heritage”. Vendi yne renditet e 27 ne 41 vendet e Europes persa i perket lirise ekonomike.


Shqiperia gjendet ne vendin e 56 ne bote nga 157 vende gjithsej, per Lirine Ekonomike. Renditja eshte bere ne raportin me te fundit te Fondacionit “Heritage”. Niveli i lirise ekonomike eshte rritur me 0.9 perqind dhe eshte permiresuar ne gjashte nivelet e lirise. Vendi yne renditet e 27 ne 41 vendet e Europes persa i perket lirise ekonomike.
Ajo le pas ne liste Bullgarine, Italine, Rumanine, Maqedonine, Turqine, Sllovenine, Greqine, Polonine, Kroacine, Bosnjen dhe Hercegovinen.

Vleresimi behet ne baze te dhjete kategorive, ku Shqiperia me mire eshte vleresuar ne kategorine e Lirise Fiskale me - 90,3%, me pas ne Lirine Monetare me - 80,4%, ne Lirine nga Qeveria e cila eshte vleresuar me - 76%, ne Lirine Tregtare eshte vleresuar me -75,8%, Liria e Investimeve dhe ajo Financiare jane vleresuar me - 70%, Liria e Punes - 59,3%, Liria e Biznesit - 55,6%, Te Drejtat e prones - 30% dhe Liria e Korrupsionit me - 26 %.

Ne nivelin global indeks me te mire te lirise ekonomike shenojne Hong Kongu dhe Singapori, e treta eshte Irlanda me pas vijne Australia, SHBA, Zelanda e Re dhe Kanadaja.

Sipas Indeksit 2008, vetem shtate prej 157 shteteve kane mbi 80 pike, gje e cila i ben "ekonomi te lira. 23 shtete jane me rezultat prej 70-80 pike, qe do te thote se "thuajse jane me ekonomi te lire". Shqiperia se bashku me 50 shtete tjera, te cilat kane perafersisht 60-70 pike, bie ne kategorine e "ekonomive te mesme te lira", ndersa "thuajse jo te lira" jane vleresuar 52 ekonomi, te cilat kane shenuar 50-60 pike, 24 shtetet tjera, te cilat kane me pak se 50 pike te indeksit trajtohen si "ekonomi" jo te lira. I.Koxha

http://www.heritage.org/research/features/index/countries.cfm
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 22189
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#1 ne: 12-01-2012, 21:32:16
Liria ekonomike, Shqipëria e dyta në rajon

Shqipëria renditet në vendin e 57-të në botë sa i përket lirisë ekonomike në Indeksin për vitin 2012, publikuar nga Fondacioni “The Heritage Faundation” në partneritet me Wall Street Journal.
Vendi ynë vjen i dyti në rajon, pas Maqedonisë në vendin e 43-të, vlerësuar me 68.5 pikë.
Nga 100 pikë të mundshme Shqipëria është vlerësuar me 65.1 pikë, duke u klasifikuar në kategorinë, ku liria ekonomike është mesatare.
Në raport thuhet se niveli i lirisë ekonomike në Shqipëri është rritur me 1.1 pikë gjatë vitit të kaluar, kryesisht për shkak të përmirësimeve në luftën kundër korrupsionit dhe liritë e biznesit.
Shqipëria renditet e 26-ta në mesin e 43 vendeve evropiane, dhe sipas raportit rezultati i saj i përgjithshëm është mbi mesataren botërore.
Liria ekonomike në Shqipëri është penguar nga mangësitë në çështjen e të drejtës së pronës dhe për shkak të korrupsionit të përhapur. Kjo vjen për shkak të ndërhyrjes së politikës në gjyqësor, thekson më tej raporti.
Po sipas raportit, qeveria ka mbajtur një mjedis konkurrues tatimor me një normë interesi të sheshtë prej 10 përqind.
Është rritur dinamizmi ekonomik, dhe vendi ka përjetuar një rritje të fortë ekonomike që e ka ulur varfërinë dhe normat e papunësisë, thuhet më tej në raport.
Edhe pse procedurat janë lehtësuar, dhe investimet e huaja direkte janë rritur vitet e fundit, niveli i investimeve mbetet ende ndër më të ultët në rajon.
Për statistikë, nivelin më të madh të pikëve duke u renditur në krye të këtij indeksi, e ka marrë Hong Kongu me 89.9 pikë.
Renditja e vendeve  fqinje.
Maqedoni- 43
Shqipëri- 57
Mali i Zi- 72
Serbi- 98
Bosnja dhe Hercegovina- 104
Greqi- 119
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super