×

Lufta për ‘Duty Free’ u kthye në test lakmues për klimën e investimeve të huaja

Lufta për ‘Duty Free’ u kthye në test lakmues për klimën e investimeve të huaja

· 1 · 109

  • Postime: 26403
  • Gjinia: Mashkull
M A X
ne: 06-05-2020, 22:30:03
Edhe pse nuk ka një kontratë qiraje që nga gushti i vitit 2019, kompania “Albania Duty Free Distribution”, ADFD – në pronësi të bashkëshortes së gjyqtarit të Apelit të Tiranës, Gjin Gjoni vazhdon të ushtrojë aktivitetin si magazinë doganore në Rinas; megjithë kundërshtimin e koncesionarit të aeroportit dhe Ministrisë së Financave.

ADFD, e cila prej 21 vitesh operon magazinën e lirë doganore në aeroportin e vetëm ndërkombëtar në Shqipëri, humbi në fillimin të vitit 2019 një tender për marrjen me qira nga koncesionari i aeroportit të hapësirës ku është vendosur dyqani i saj ‘Duty Free’. Tenderi u fitua nga kompania amerikane, International Cruise Duty Free, ICDF.

Megjithëse ICFD firmosi në korrik 2019 një kontratë me Tirana International Airport, ajo nuk mundi të kryejë asnjë investim në Rinas, pasi ADFD refuzoi të lirojë ambientet e dyqanit ‘Duty Free’, me argumentin se do të pësonte humbje të mëdha financiare, pasi nuk ishte njoftuar për mosrinovimin e kontratës nga koncesionari.

Fillimisht, ADFD siguroi një masë sigurie nga Gjykata e Tiranës për t’a detyruar aeroportin e Rinasit të mos e pezullojë kontratën e qirasë. Me masën e sigurisë në xhep dhe pa një kontratë qiraje të vlefshme, AFDF fitoi edhe miratimin e Ministrisë së Financave për të operuar në zonën ‘Duty Free’.

Pas protestave të koncesionarit të aeroportit se autorizimi binte ndesh me Kodin Doganor, Ministria e Financave e anuloi autorizimin e lëshuar. ADFD e ankimoi anulimin në Gjykatën Administrative, duke e përmbysur Ministrinë e Financave.

Kjo e fundit e apeloi çështjen, ndërkohë që përmes një hetimi administrativ largoi nga detyra një zyrtar të Doganave, i cili dyshohet se favorizoi kompaninë ADFD. Ndërkohë, edhe zv.ministri Elton Haxhi – i cili firmosi autorizimin e ADFD për “Duty Free”, dha dorëheqjen.

Edhe pse e gjithë lufta bëhet për një dyqan 282 metra katrorë, pronarja e ADFD, Elona Çaushi ka një histori të gjatë të avancimit të biznesit të saj përmes vendimeve të gjykatave, duke sjellë akuza dhe aludime për influencë të paligjshme nga bashkëshorti gjyqtar.

Akuzat dhe debatet nuk munguan edhe gjatë betejës për dyqanin “Duty Free”, ndërsa disa aktorë ndërkombëtarë dhe vendas e konsideruan zgjidhjen e ligjshme të kësaj çështjeje si një test lakmues për klimën e biznesit në Shqipëri.

“Nëse një investitor ndërkombëtar me eksperiencë lidh një kontratë me aeroportin kryesor në vend, por e ka të pamundur të fillojë punën, imagjinojeni vetë se çfarë mund të ndodhë me një biznes tjetër më të thjeshtë,” tha Enio Jaço, kreu i Dhomës Amerikane të Tregtisë në Shqipëri.

“Historia e investitorit amerikan flet më shumë se kushdo për klimën e biznesit sot në Shqipëri,” shtoi ai.

Ministria e Financave nuk iu përgjigj një kërkesë të BIRN për të komentuar vendimarrjen e saj të debatueshme për magazinën e lirë doganore në aeroportin e Rinasit. Ndërkohë, edhe kompania koncesionare “Tirana International Airport” dhe ADFD nuk preferuan të komentojnë, përsa kohë çështja është duke u shqyrtuar nga Gjykata e Apelit.

Kompania amerikane ICDF nuk iu përgjigj gjithashtu një kërkese për koment; ndërsa një burim pranë saj i tha BIRN se ajo po priste vendimin e Apelit, edhe pse e kishte menduar disa herë të hiqte dorë nga investimi në Shqipëri për shkak të vështirësive ligjore të hasura.

Me shume ketu: https://www.reporter.al/lufta-per-duty-free-u-kthye-ne-test-lakmues-per-klimen-e-investimeve-te-huaja/
 

Lufta e nuseve ne TV Klan

Nisur nga InfoZRubrika Televizion

Postimi i fundit 03-03-2020, 19:32:58
nga InfoZ
Lufta Iran-USA eshte bere e pashmangshme

Nisur nga M A XRubrika Bota

Postimi i fundit 12-01-2020, 07:42:30
nga erlehta
A është e afërt lufta SHBA-Iran?

Nisur nga M A XRubrika Bota

Postimi i fundit 10-08-2019, 03:28:17
nga SteriOtipi B
Lufta e ftohtë aziatike

Nisur nga erlehtaRubrika Bota

Postimi i fundit 31-01-2013, 17:27:53
nga ciarli
Lufta e re e klasave në referencat shkencore

Nisur nga erlehtaRubrika Historia Shqiptare

Postimi i fundit 11-05-2012, 23:30:44
nga erlehta