×

“Moody’s” dhe “Standard and Poors” - Shqipëria stabël

· 2 · 433

“Moody’s” dhe “Standard and Poors” - Shqipëria stabël

· 2 · 433

  • Postime: 22189
  • Gjinia: Mashkull
M A X
ne: 26-12-2011, 23:16:05
Dy gjigandët ndërkombëtare të vlerësimit të borxhit, parlajmërojnë qeverinë shqiptare se nëse nuk do të mbajë nën kontroll financat publike mund të përkeqësojnë renditjen e Shqipërisë.

“Moody’s” dhe “Standard and Poors” në raportet e tyre të pak ditëve më parë, e lanë të pandryshuar vlerësimin e borxhit të Shqipërisë, respektivisht në B1 dhe B+ me parashikim stabël.

Por në raportet që i kanë dërguar Ministrisë së Financave, të dy kompanitë thonë se ky parashikim kërcënohet nëse qeveria nuk do të mbajë nën kontroll deficitin buxhetor për të mos lejuar rritjen e mëtejshme të borxhit.



Citoje
Qeveria shqiptare nuk do të arrijë të mbajë dot deficitin e parashikuar për këtë vit prej 3.5 për qind dhe shifra mund të ngrihet deri në 4.6%

"Moody's" dhe "S&P"
Agjenci ndërkombëtare vlerësimi
Të dy kompanitë besojnë se qeveria shqiptare nuk do të arrijë të mbajë dot deficitin e parashikuar për këtë vit prej 3.5 për qind dhe sipas “Moody’s”, shifra mund të kërcejë deri në 4.6 për qind.

Megjithatë, “Standard and Poors” vlerëson se fakti që buxheti planifikon investime deri në 5 për qind të prodhimit kombëtar është një garanci, pasi kjo i lejon qeverisë që t’i shkurtojë ato për të mos rritur borxhin.

Vec rrezikut të rritjes së defiticit, faktorë të tjerë që mund të kërcënojnë vlerësimin e Shqipërisë në tregjet ndërkombëtare të borxhit janë edhe moskryerja e reformave të planifikuara institucionale dhe ligjore, por edhe përkeqësimi i marrëdhnëive të ekonomisë me jashtë, ku rreziku më i madh është ai i rritjes së mëtejshme të deficitit korent.

Një tjetër faktor rreziku që duket se ka pak gjasa të ndodhë është ai që ka lidhje me ambiciet e Shqipërisë për t’u integruar në Bashkimin Europian.

Të dy kompanitë thonë se braktisja e kësaj ambicieje do të rezultonte në përkeqësim të menjehërëshëm të renditjes së Shqipërisë në tregjet e borxhit.

Të dy kompanitë presin që Shqipëria të përballet në 2012 me një vit të vështirë. “Moody’s” parashikon që rritja ekonomike këtë vit të jetë 2.5 për qind, ndërsa vitin tjetër ajo të ulet edhe më shumë në 1.5 për qind. Ndërsa si anë pozitive në raport vlerësohet zbutja e situatës politike dhe rikthimi i opozitës në Parlament.

Një apel për uljen e borxhit bëri disa ditë më parë Fondi Monetar Ndërkombëtar, i cili paralajmëroi Tiranën zyrtare që të ketë kujdes pasi e ardhmja është e mbushur me të papritura.

Ndërsa Banka Botërore i sugjeroi qeverisë të marrë në konsideratë ndërprerjen e investimeve të mëdha në infrastrukturë, për shkak të gjendjes së vështirë ekonomike dhe përkeqësimit të financave publike.

Deri nga mesi i muajit qeveria tregoi se nuk ka ndër mend ta ulë borxhin publik deri në fund të mandatit në vitin 2013, por përkundrazi, pa asnjë debat në publik, po i jep vetes më shumë hapsira për të marrë borxh të ri.  
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 22189
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#1 ne: 27-12-2011, 14:01:02
Pavarësisht krizës "Evropiane"

Vincent TRIEST

Në kohën kur në të gjitha vendet e rajonit dhe të eurozonës janë përballur me një ulje të vlerësimit të prospekteve afatmesme në negative sipas agjencive botërore të vlerësimit Moody's dhe Standard and Poor's, Shqipëria është vlerësuar si stabël. Siç duket këto agjenci prestigjioze kanë vlerësuar Shqipërinë, e cila është një lajm shumë pozitiv për vendin tonë.
Mood's Investors Service (Moody's) ka vlerësuar Shqipërinë me B1, ndërsa Standard an Poor's (S&P) me B+. Ky është i njëjti pozicion në krahasim me vitin e kaluar, por ajo çfarë është e veçantë se Shqipëria bën një përjashtim në "rregullin" se në të gjitha vendet e Europës po ulet vlerësimi dhe ku po përkeqësohet këndvështrimi i prospekteve afatmesme të tyre nga "stabël" në "negative".
Dy kompanitë më të mira në sektorin e vlerësimit të profilit të riskut të letrave me vlerë të qeverive, Moody's dhe S&P, kanë publikuar raportet e tyre të vlerësimit periodik dhe nga të cilat ka dalë se, Shqipëria është shumë pozitivisht në këto kohë relativisht të vështira për ekonominë botërore. Në të dy raportet, kompanitë rikonfirmojnë vlerësimin e tyre të njëjtë për Shqipërinë (B1 nga Moody's dhe B+ nga S&P), si dhe këndvështrimin e tyre afatmesën si "stabël" për ekonominë shqiptare. Kompanitë e vlerësimit të riskut analizojnë situatën ekonomike të rajonit dhe më gjerë, duke theksuar se ndryshe nga vendet e rajonit, Shqipëria ka demonstruar një rritje të qëndrueshme ekonomike në nivlin e 4% në vitet e fundit, ku vendi ynë për disa vjet rrjesht është vendi me rritjen më të madhe ekonomike në rajon dhe më gjerë. Përveç rritjes ekonomike të viteve të fundit, kompanitë në vlerësimin e tyre vlerësojnë veçanërisht potencialin e ekonomisë shqiptare për të pasur rritje të qendrueshme dhe të lartë në vitet në vijim, konsolidimin e vazhdueshëm fiskal me uljen në nivelin e 3%-shit të deficitit, si dhe seriozitetin e qeverisë për të mbajtur nën kontroll dhe ulur gradualisht nivelin e borxhit publik.
Moody's dhe S&P në raportet e tyre vlerësojnë dhe sistemin bankar në vend. Qeveria është përpjekur me disa ligje të hartuara vitet e fundit për të stimuluar bankat për të mbajtur këta të fundit të shëndetshme dhe siç duket kjo ka patur efektet e veta, e cila është vlerësuar nga Moody's dhe S&P. Këta dy kompanitë prestigjioze kanë vlerësuar qëndrueshmërinë e sektorit bankar si likuid, i mirëkapitalizuar dhe me rritje të vazhdueshme të depozitave.
Të dy kompanitë, Moody's dhe S&P, kanë vlerësuar qëndrueshmërinë dhe me potencialin e fortë në rritjeje të ekonomisë shqiptare, duke konfirmuar suksesin e reformave të qeverisë.
Shqipëria nuk po krahasohet me atë Shqipërinë që "trashëguam" nga Fatos Nano. Berisha në 6 vite si Kryeministër ka tërhequr shumë më shumë investime dhe rritje ekonomike sesa Enver Hoxha, Ramiz Alia, Fatos Nano dhe Edi Rama, si përfaqësues të partive të majta së bashku, dhe kjo është pikërisht një nga meritat e qeverisë, e cila ka patur një efekt të rëndësishëm mbi ekonominë tonë. Shqipëria është bërë studente e shkëlqyer në fushën e ekonomisë së tregut të lirë, dhe adaptimin i këtij sistemi në fillim të viteve '90 ka qenë një zhvillim shumë pozitiv për vendin tonë. Për mendimin tim, sistemi fiskal në Shqipëri është një rast unik për të patur një ndikim sa më të ulët nga kriza globale në botë. Implementimi i taksës së sheshtë në nivelin 10% (niveli më i ulët në botë) bashkë me një qeveri sa më të vogël dhe sa më shumë efikase ka bërë të mundur rritjen ekonomike nga 4% në dy tremujorët e parë të këtij viti dhe sipas ministrit të Financave, Ridvan Bode se, "tremujori i tretë flasim për një rritje edhe më pozitive, por po pritet për një konformim të INSTAT-it".
Unë besoj se, këto shifra dëshmojnë përsëri se taksimi progresiv është një nga parrullat e radhës së Partisë Socialiste, për të cilën nuk ka asnjë bazë logjike. Nëse duan t'i implementojnë këtij sistem të taksimit, atëherë dëshirojnë që Shqipëria të kthehet në një republikë bananesh. Për mendimin tim, vlerësimi i bërë nga Moody's dhe S&P është një sinjal mjaft pozitiv për Shqipërinë dhe kjo vlen shumë në këto kohë të paqëndrueshme në nivelin botëror, ekonomik. Nga këto dy raportet mund të kuptohet se vendi ynë ka një sistem ekonomik shumë të favorshëm, pra, se implementimi i taksës së sheshtë ka qenë zgjedhja e duhur nga qeveria Berisha që në 2005. Shqipëria ka hartuar një buxhet të shëndetshëm dhe më e madhja në historinë e Shqipërisë, e cila konfirmon se, Shqipëria ku ka një ndikim direkt nga vendet fqinj si Greqia apo Italia. Unë jam i bindur se taksimi i sheshtë ka qenë një nga ligjet më të rëndësishme dhe me impaktin më të madh në Shqipëri në këta 6 vite qeverisje të Partisë Demokratike. /rd
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super