Aksionet botërore kanë pësuar disa lëkundje në tregtimin e tyre, ndërkohë që çmimet e naftës dhe yield-et e obligacioneve patën një rënie të martën teksa tregtarët janë të shqetësuar për perspektivat e shtrëngimeve të mëtejshme të politikave monetare nga ana e bankave qendrore, si dhe për shëndetin e ekonomive në mbarë botën.
Roli i dollarit si një valutë e sigurt për investitorët e shqetësuar për perspektivën ekonomike globale është dobësuar ndjeshëm në javët e fundit, pasi monedha amerikane ka rënë në nivelet rekord të dy dekadave përkundrejt shumë monedhave të tjera, ndërkohë që euro u barazua me dollarin.
Frika për rritjen ekonomike lidhet kryesisht me naftën, pavarësisht shqetësimeve për furnizimet e pakta. Çmimet e naftës ranë ndjeshëm ditën e martë, për shkak të presionit nga forcimi i dollarit, të rënies së kërkesës si pasojë e COVID-19 nga importuesi kryesor i naftës së papërpunuar, Kina, dhe si rrjedhojë e frikës për një ngadalësim ekonomik global. /lapsi.al