×
Hyrja
Profili

Nafta, renia prodhimit nuk rrit cmimin

Nafta, renia prodhimit nuk rrit cmimin

· 2 · 952

  • Postime: 26676
  • Gjinia: Mashkull

ne: 04-11-2008, 12:49:58
Per te frenuar cmimin e naftes poshte kuotes 70 dollare, vendet prodhuese te naftes, OPEC kane vendosur te limitojne prodhimin. Por, ulja e kuotes me 1.5 milione fuci ne dite, jo vetem qe nuk ka ndikuar ne uljen e cmimit, por Shtetet e Bashkuara te Amerikes e kane kritikuar vendimin e OPEC, duke e konsideruar jashte ligjeve te tregut te lire. Cmimi i naftes ne gjashtemujorin e fundit eshte pergjysmuar ne tregjet nderkombetar per shkak te renies se kerkeses nga recensioni ekonomik globale. OPEC beri me dije se, kishte vendosur pakesimin e prodhimit, i cili te hyri ne fuqi qe nga 1 nentori, duke qene se oferta aktualisht eshte me e madhe se kerkesa dhe se cmimet kane rene dramatikisht gjate javeve te fundit. Por vetem pak minuta pas deklarates se Organizates se Vendeve Eksportuese te Naftes (OPEC, Organization of Petroleum Exporting Countries), ne Londer cmimi per fuci zbriti ne 62.50 dollare. Grupi i perbere nga 13 shtete, pergjegjese per rreth 40 per qind te prodhimit total boteror, deklaroi se do te vazhdonte te furnizonte tregun me volumet e naftes te kerkuara nga konsumatoret. Analistet prisnin qe "OPEC" te pakesonte prodhimin e pergjithshem me te pakten nje milion fuci ne dite, nderkohe qe disa prej prodhuesve, si Venezuela dhe irani, donin qe pakesimi te shtyhej edhe me tej. Nderkaq, Cakib Khelil, presidenti i "Opec"-ut, verejti se ne fund te vitit prodhimi i naftes do te ulet me nje total prej 1.8 milione fucish ne dite. Cmimet e karburanteve ne pikat e tregtimit ne Tirane vazhdojne te jene ende te pandryshuara, duke qendruar ne te njejtat kuota si javen e kaluar, me nje ulje prej 5 leke me pak per liter. Nderkohe, ne tregjet nderkombetare elektronike cmimi i nje fucie nafte vazhdon te jete ne kuota te ulta, duke qene sot ne 70 dollare per fuci. Bazuar ne analizat krahasimore te cmimeve te tregjeve, cmimi i karburanteve ne Shqiperi eshte te pakten 25% me i larte, sesa duhet te ishte ne kushtet e funksionimit te nje tregu normal. B.H.

Fenomeni

Ulja e prodhimit te naftes nga vendet e OPEC nuk ka ndikuar ne frenimin e uljes se cmimit te arit te zi. Prodhimi eshte ulur me 1.5 milione fuci ne dite, por niveli i cmimit te naftes vijon te jete 67 USD per fuci.

http://www.kohajone.com/html/artikull_32968.html

  • Postime: 26676
  • Gjinia: Mashkull

#1 ne: 07-11-2008, 15:23:49
Cmimi i naftes ka shenuar serish renie ne bursat e Nju Jorkut dhe Londres.

Ne SHBA nje fuci nafte u shit sot per 60,77 dollare, ndersa ne Bursen e Londres per 60 dollare.

Sipas eksperteve, ulja e cmimit ka ardhur si pasoje e renies se kerkeses dhe forcimit te dollarit.

Vendet e OPEC-ut e kane ulur prodhimin, ndersa cmimi ka zbritur gati ne gjysmen e vlerave rekord qe arriti disa muaj me pare.

http://www.top-channel.tv/new/artikull.php?id=134472

Temat e fundit