×

Ngjitja e parasë

· 1 · 318

Ngjitja e parasë

· 1 · 318

  • Postime: 22189
  • Gjinia: Mashkull
M A X
ne: 29-09-2011, 12:25:46
Ngjitja e parasë

Eshtë mëngjes i vonë kur mbërrij në katin e sipërm të galerisë Tate Modern në Bregun Jugor të Londrës. Në një ditë me diell si kjo është një panoramë idilike, me dritaret e mëdha që ofrojnë pamje të mrekullueshme të Tamizit. Jam këtu për të takuar një prej historianëve më të mirë të Britanisë: Niall Ferguson. Autor i një serie librash best-seller dhe një fytyrë e njohur në ekranet televizivë, Ferguson është gjithashtu profesor historie në universitetin e Harvardit, si dhe një komentator i rregullt i cështjeve të aktualitetit. Ai është specialist në historinë financiare dhe, si i tillë, opinionet e tij nuk janë kërkuar kurrë më shumë se sot.

Tate Modern është ndoshta vendi i duhur për një intervistë mbi historinë e parasë. Arti, thotë Ferguson, ashtu si politika, ekonomia, lufta dhe shoqëria, është i lidhur ngushtë me financën. Eshtë një lidhje që mund ta gjurmosh pas në kohë në Italinë e fundit të shekullit 14.

Transformim financiar

"Lindja e sistemit bankar modern ndodhi në Rilindje, atëherë kur banka si The Medici, nisën të sillen në një mënyrë më të sofistikuar se sa paraardhëset e tyre", shpjegon ai. "Ato nuk po jepnin thjeshtë hua tek një mbret këtu apo një mbret atje, por në fakt mbanin bilance kompleksë, duke u angazhuar në forma të shumta transaksionesh si dhe operuar në shumë qendra. Rilindja, të cilën ne e mendojmë kryesisht për artin dhe arkitekturën, ishte gjithashtu një epokë transformimi financiar dhe në të vërtetë, pa atë transformim financiar, arti dhe arkitektura nuk do të ishin të përballueshëm".

Eshtë një temë të cilës Ferguson i rikthehet disa herë gjatë bashkëbisedimit tonë: si i ka mbështetur zhvillimi financiar ngjarje të mëdha në historinë e botës. Për Italinë, ishte rritja e bankave të sofistikuara që financoi pjesën më të madhe të Rilindjes. Në Britaninë e Madhe ishte dalja e tregjeve të bonove, ku borxhet qeveritarë dhe të korporatave mund të bliheshin dhe shiteshin, gjë që ishte thelbësore në suksesin e perandorisë britanike. "Ngjitja e tregut të bonove në një pozicion të jashtëzakonshëm dominimi në shekujt 18 dhe 19 ishte një pjesë shumë e rëndësishme e historisë. Eshtë e pamundur të imagjinosh hegjemoninë britanike në shekullin 19 pa dominimin e një tregu financiar në Londër", thotë Ferguson.

Në kohën e luftërave Napoleonike (1799-1815), Ferguson beson se ishte fuqia financiare që i dha avantazh Britanisë. "Avantazhi ushtarak gjatë luftërave napoleonike ishte në fakt në anën e francezëve", shpjegon ai. "Napoleoni ishte një gjeneral brilant dhe francezët luftonin me më shumë bindje...

RD
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super