×

Nuk ka dalë ndonjë model më i mirë se kapitalizmi

· 1 · 231

Nuk ka dalë ndonjë model më i mirë se kapitalizmi

· 1 · 231

  • Postime: 22189
  • Gjinia: Mashkull
M A X
ne: 30-01-2012, 11:58:26
Nuk ka dalë ndonjë model më i mirë

Alan Greenspan

Eksperimentet e kontrolluara nuk janë fizibël në ekonomi. Por ne iu afruam shumë me konkurrencën mes Lindjes dhe Perëndimit në Gjermani pas Luftës së Dytë Botërore. Të dy vendet e nisën me të njëjtën kulturë, gjuhë, histori dhe të njëjtët sisteme vlerash. Pastaj, për 40 vite ata konkurruan në dy anë të ndryshme të së njëjtës vijë. I vetmi ndryshim madhor ishte sistemi i tyre ekonomik dhe politik: planifikimi qendror kundër kapitalizmit të tregut.
Eksperimenti u mbyll në 1989 me rënien e Murit të Berlinit, gjë që nxori zbuluar rrënojat ekonomike të disa dekadave ekonomi të bllokut sovjetik. Gjermania Lindore me planifikim qendror kishte paraqitur nivele produktiviteti afërsisht sa një e treta e atyre të Gjermanisë Perëndimore. Pjesa më e madhe e botës së tretë të asaj kohe u konvertua pa shumë zhurmë në kapitalizëm.
Kina, në mënyrë të veçantë, përsëriti modelin e suksesshëm me orientim nga eksporti të të ashtuquajturve tigra të Azisë: forca punëtore e arsimuar mjaftueshëm, me kosto të ulët, u bashkua me teknologjinë e botës së zhvilluar. Duke funksionuar në tregjet konkurrues të sapohapur, Kina dhe pjesa më e madhe e botës në zhvillim patën një rritje ekonomike shpërthyese. Mes viteve 2000 dhe 2007 norma e rritjes së GDP në botën në zhvillim ishte pothuajse sa dyfishi i asaj të botës së zhvilluar. Fondi Monetar Ndërkombëtar vlerësoi që në vitin 2005, më shumë se 800 milionë pjesëtarë të forcës punëtore në botë ishin të angazhuar në tregje konkurrues me orientim nga eksporti, një rritje kjo me 500 milionë që nga koha e rënies së Murit. Miliona të tjerë iu nënshtruan forcave konkurruese të brendshme, sidomos në ish-Bashkimin Sovjetik.
Kapitalizmi, që kur nisi të marrë jetë në kohën e Iluminizmit, ka arritur një sukses pas tjetrit. Standardet dhe cilësia e jetesës, pas disa mijëvjeçarëve në stanjacion, janë rritur në nivele të paprecedentë në pjesën më të madhe të globit. Varfëria është zvogëluar dramatikisht dhe jetëgjatësia është më se e dyfishuar. Rritja e mirëqenies materiale - një rritje dhjetëfish në të ardhurat reale për frymë gjatë dy shekujve - i ka mundësuar Tokës të përballojë një rritje me gjashtëfish të popullsisë.
Ndërkohë që planifikimi qendror mund të mos jetë më një formë e besueshme organizimi ekonomik, beteja intelektuale për rivalin e tij - kapitalizmin e tregut të lirë - nuk është fituar ende. Dinamika që karakterizon kapitalizmin, ajo e konkurrencës së tregjeve që nuk falin - përplaset me dëshirën humane për stabilitet dhe për disa, civilitet. Një politikan i njohur europian, disa vjet më parë e shprehu më së miri ndjesinë antikapitaliste kur pyeti: "Çfarë është tregu? Është ligji i xhunglës, ligji i natyrës. Dhe çfarë është qytetërimi? Është beteja kundër natyrës". /rd
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super