Produktet “Made in Albania” - Leku

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

Produktet “Made in Albania”

Produktet “Made in Albania”

· 1 · 570

  • Postime: 28589
  • Karma: +48/-5
  • Gjinia: Mashkull

ne: 30-09-2019, 00:34:15

 

Bujqësia dhe fasoneria janë dy ndër sektorët që dominojnë eksportet “Made in Albania” në tregjet e huaja.
Raporti i publikuar së fundmi nga Organizata Botërore e Tregtisë (OBT) tregon një panoramë gjithëpërfshirëse duke evidentuar produktet kryesore të eksportit shqiptar.

Sipas të dhënave nga ky raport, në total në vitin 2018, Shqipëria ka eksportuar rreth 2.9 miliardë dollarë produkte ndër të cilat dominojnë eksportet e prodhimeve nga manifaktura që zë pjesën kryesore me rreth 70%, më pas vijnë hidrokarburet dhe minierat me rreth 17% për të vazhduar me eksportet agrobujqësore që zënë rreth 12%.

Raporti evidenton se Shqipëria renditet në vendin e parë për eksportet e produkteve jobujqësore, që kapin shifrën e 227 milionë dollarëve në fund të vitit 2018. Në vend të dytë renditen eksportet e fasonerisë, këpucët dhe artikujt e lëkurës, në vend të tretë vijnë kostumet për burra dhe në vend të katërt bluzat për burra e djem.

Raporti i OBT cilëson me peshë të rëndësishme edhe eksportin e energjisë elektrike.

Ndërsa eksporti i produkteve bujqësore, domatet e freskëta apo të shtypura, renditen në vend të parë, me rreth 38 milionë dollarë në vit. Më pas ndjekin eksportet e perimeve të ndryshme, por me diferencë të ndjeshme nga vendi i parë në renditje. /po.al

Temat e fundit