×

Rritet me 3.7% kreditimi i biznesit

· 1 · 256

Rritet me 3.7% kreditimi i biznesit

· 1 · 256

  • Postime: 22189
  • Gjinia: Mashkull
M A X
ne: 20-11-2011, 00:21:27
Shoqata e bankave: Rritet me 3.7% kreditimi i biznesit

Rritja e kredive me probleme deri në nivelin 18.4 për qind në shtator nuk përbën asnjë rrezik për bankat. Kjo pasi sistemi bankar vendas vijon të jetë likuid dhe i mirëkapitalizuar, duke financuar ekonominë shqiptare. Shoqata e bankave ka publikuar të dhënat për zhvillimin e sektorit bankar gjatë tremujorit të tretë të këtij viti. Nga analiza rezulton se kapitali aksioner i sistemit bankar është rritur, duke krijuar hapësirë për kreditim.

Sipas statistikave, kredia për sektorin privat arriti në 543 miliardë lekë, duke shënuar një rritje prej 3.7 për qind kundrejt tremujorit të dytë të këtij viti. Shoqata e bankave vlerëson se muaji shtator në veçanti tregon për një përfshirje më të madhe të bankave në plotësimin e nevojave për financim të sektorit privat.

Paralelisht, janë rritur ndejshëm edhe depozitat. Sipas të dhënave, në fund të tremujorit të tretë të këtij viti, niveli i depozitave të sistemit bankar u rrit me rreth 46 miliardë lekë ose me 5.3 për qind kundrejt tremujorit të mëparshëm. Shoqata e bankave vlerëson se ecuria pozitive e depozitave dëshmon për forcimin e besimit të publikut në sistem bankar, si dhe vazhdimin e një sjellje të kujdesshme të individëve për të shpenzuar, në kushtet e pasigurive të larta për të ardhmen.
(m.a/News24/BalkanWeb)
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super