×

Rritja e çmimit të naftës

· 4 · 145

Rritja e çmimit të naftës

· 4 · 145

  • Postime: 22189
  • Gjinia: Mashkull
M A X
ne: 15-07-2019, 00:19:47
 

Projektligji për të rritur me 20 lekë çmimin e naftës nuk është pritur aspak mirë nga qytetarët, të cilët kanë vendosur të mobilizohen mes tyre për të zhvilluar ditën e hënë një protestë simbolike.

Në rrjetet sociale është përhapur në formë virale thirrja që ditën e hënë duke filluar nga mesdita e deri në orën 15:00, të gjithë drejtuesit e automjetëve të ndalen në rrugë, rrethrrotullime dhe kryqëzime, në shenjë proteste ndaj taksës së re të qeverisë dhe  për të kërkuar uljen e çmimit të naftës.

“Ditë e hënë, datë 15 korrik, të gjithë drejtuesit e automjeteve të fikin automjetet e tyre në rrugë, rrethrrotullime dhe kryqëzime prej orës 12:00-15:00 në shenjë proteste për të kërkuar  uljen e çmimit të naftës, minimumi në 150 të reja lekë për litër”, lexohet në posterin e publikuar në rrjetet sociale.

Më herët këtë javë, ministrja e Financave dhe e Ekonomisë, Anila Denaj, hodhi poshtë zërat për rritjen e çmimit të karburantit, ndërsa ish-deputeti i Partisë Demokratike, Agron Shehaj, reagoi duke e quajtur këtë deklaratë një mashtrim. Në një postim në llogarinë e tij në “Facebook”, Shehaj publikoi një dokument me ligjin për taksën e re, që sipas tij vërteton të kundërtën e deklaratës së ministres Denaj. /lapsi.al
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 22189
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#1 ne: 15-07-2019, 00:21:57
Çështja e tarifës që qeveria ka menduar t’i vendosë sektorit të hidrokarbureve për të krijuar një Agjenci, e cila do të mbledhë rezerva, ka bërë të flitet shumë ditët e fundit.

Debati kryesisht është përqendruar te ndikimi apo jo i kësaj tarife te çmimi përfundimtar i karburantit, por projektligji mban gjithashtu edhe një formë koncesionimi, pasi Agjencia mund t’i delegojë punë privatit.

Si mbahen rezervat e sigurisë hidrokarbure aktualisht

Rezerva e sigurisë është një sasi që lihet e magazinuar për rastet kur tregu ka probleme apo kriza të furnizimit.

Aktualisht kjo rezervë mbahet nga vetë kompanitë private dhe kjo është parashikuar me një ligj të vitit 1999 dhe me vendime të Këshillit të Ministrave të viteve 2004 dhe 2007.

Kjo rezervë aktualisht është e barabartë me 90 ditë kalendarike të konsumit të zakonshëm.

Për mbajtjen e kësaj rezerve kompanitë nuk kanë kosto shtesë sepse ato kanë investuar me kohë më përpara në infrastruktura magazinimi dhe rezerva që krijohet dhe menaxhohet prej tyre edhe si stok tregtar.

Si parashikohet me projektligjin e qeverisë

Projektligji i referohet një praktike që zbatohet me detyrim ndër vendet anëtare të Bashkimit Evropian.

Varësia e furnizimeve nga Rusia dhe Lindja e Mesme dhe krizat që vinin kryesisht nga konfliktet dhe çështjet politike e shtynë BE-në që në vitin 2009 të krijonte një mekanizëm të tillë, që shtetet të mbajnë rezerva dhe në raste krizash të menaxhojnë me njëra-tjetrën situatat e mungesës së furnizimit.

Por në rastin e Shqipërisë, që nuk është vend anëtar i Bashkimit Evropian, një projektligj i till nuk justifikohet sepse që prej vitit 1993 tregu i hidrokarbureve nuk ka pasur kriza të furnizimit.

Shqipëria gjithashtu është vend prodhues i naftës. Importet varen shumë nga puna e rafinerisë së ARMO-s, që me prodhimin e saj, mundet të mbulojë disa nga nevojat e tregut të brendshëm.

Në projektligjin e propozuar, kompanitë private nuk detyrohen më të mbajnë rezerva, sepse për këtë punë do të krijohet një Agjenci.

Sipas nenit 5, ajo do të jetë e vetmja e autorizuar për të blerë, magazinuar, menaxhuar dhe tregtuar këto rezerva në raste krizash.

Me statusin ligjor që i jepet në neni 16, Agjencia, në mbledhjen e rezervave, përjashtohet nga akcizat, doganat, taksat dhe detyrimet e tatimit mbi vlerën e shtuar.

Por Agjencia që do të ngrihet nuk e ka infrastrukturën dhe logjistikën e nevojshme për ta kryer këtë punë, gjë që e detyron qeverinë të parashikojë investime.

Sidoqoftë me projektligjin e saj qeveria e ofron një zgjidhje: (Neni 6) rezervat e deleguara.

Agjencia mund t’ia “delegojë” mbledhjen dhe menaxhimin e rezervave një kompanie private. Kjo parashikohet thjesht me një marrëveshje duke mos përmendur asgjë më shumë se si mund të përzgjidhet kompania private.

Gjithsesi projektligji parashikon (Neni 17) edhe një metodë tjetër financimi: tarifat.

Projektligji përkufizon si tarifë-pagues “paguesin e akcizës për naftën bruto dhe nënprodukteve të saj, në rast se nuk ka akcizë për produktin, atëherë paguesi i tarifës është operatori ekonomik që tregton naftë bruto dhe nënprodukte të saj”.

Për vjeljen e kësaj tarife do të kujdesen doganat (Neni 18).

Çmimi i karburantit dhe diskutimi

Sikurse thamë më sipër, kompanitë private aktualisht nuk e kanë të kushtueshme mbajtjen e rezervave sepse për infrastrukturën e magazinimit kanë investuar kohë më përpara dhe mbajtjen e rezervave e menaxhojnë vetë edhe si stok tregtar.

Agjencia e re qeveritare, rezervat e sigurisë do t’i menaxhojë vetë dhe do t’i nxjerrë në treg vetëm në rast krize.

Për rrjedhojë tarifa e menduara për një Agjenci të tillë do të ishte kosto shtesë për operatorët dhe çdo kosto shtesë sjell dhe rritjen e çmimit të produktit që hidhet në treg.

Aktualisht qytetarët paguajnë 7 taksa në çmimin e 1 litri karburant: akcizë, taksë qarkullimi, taksë karboni, taksë rilicencimi, taksë markimi, taksë skanimi dhe në fund tatimi mbi vlerën e shtuar.

Por pavarësisht se paguajnë shtrenjtë, cilësia e karburantit është gjithmonë e keqe dhe ky projektligj i radhës nuk parashikon asgjë në këtë drejtim.

Kronologjia e zhvillimeve

Më 12 shkurt të këtij viti Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë propozoi me projektligj ngritjen e një Agjencie, e cila do të siguronte rezerva të naftës për kohë krizash.

Propozimin Ministria e nxorri për konsultim deri më 11 mars dhe pas kësaj date nuk lëshoi ndonjë njoftim tjetër.

Ai nuk u dërgua në Kuvend edhe pse sipas relacionit shoqërues, për hartimin e tij u mor mendimi i të gjithë anëtarëve të qeverisë.

Sidoqoftë, qeveria duket se nuk është tërhequr.

Top Channel raportoi se maxhoranca kishte ndërmend “të riaktivizonte” projektligjin duke sjellë sërish në vëmendje çështjen.

Reagimet

Për ish-deputetin e Partisë Demokratike Agron Shehaj “Qeveria po krijon një shërbim të panevojshëm” për të cilin do të vjelë para që do të rëndojnë mbi qytetarët.

Shehaj këmbëngul se klasifikimi “taksë apo tarifë” është lojë fjalësh e qeverisë njëjtë si në rastin kur me të tillë diskutim u justifikua vendosja e kalimit me pagesë në rrugën e Kombit.

Ish-deputeti demokrat ka analizuar se “taksa do jetë 2 lekë për litër” dhe se vlera totale “do të jetë mbi 14 milionë euro në vit”.

Kryeministri Edi Rama ndërkohë u përgjigj duke konfirmuar në Instagram deklaratën e Ministres së Financave Anila Denaj, e cila e konsideronte taksën e re të karburantit si “produkt fantazie të opozitës”.

Gjithsesi qeveria nuk e ka përgënjeshtruar lajmin se ajo nuk është tërhequr nga projektligji. /exit.al
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 4147
Charlie
#2 ne: 17-07-2019, 14:49:02
Vetem tek ne shqiptaret ndodhe kjo. Cmimi i naftes eshte i larte ndersa kualitetit i saj eshte teper i dobet. Shqiperia me duket e ka me te dobetit ne rajon.
  • M'pelqe x 1
    Kot fare
    Super

  • Postime: 3108
  • Gjinia: Mashkull
Gjumashi
#3 ne: 18-07-2019, 11:16:38
Per disa cent qe deshin te rrisin naften ne france, pati protesta te me dha dhe nuk nderhyri asnjeher opozita tek protestuesit.

Nese kjo gje do ndodhe ne Shqiperi, ateher jo vetem qe opozita do e dhjesi fare, por dhe Qeverria do nxjerri njereze neper media, sic e ben me studentet, qe ne fund perfundoje si protest pa kuptim.
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super