Rritja ekonomike 2.6 % - Leku

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

Rritja ekonomike 2.6 %

Rritja ekonomike 2.6 %

· 1 · 1007

  • Postime: 28589
  • Karma: +48/-5
  • Gjinia: Mashkull

ne: 16-02-2012, 00:03:42
Instituti i Statistikave njoftoi se Prodhimi Kombëtar në tremujorin e tretë të vitit 2011 u rrit me 2.6 për qind. Sipas INSTAT, sektorët me rritjen më të madhe ishin tregtia dhe transporti.

"Dega tregti, hotele dhe restorante pati një rritje me 6.2 për qind. Aktiviteti i transportit në tremujorin e tretë të 2011 shënoi një rritje me  19.7 për qind krahasuar me të njëjtin tremujor të një viti më parë", thotë Etugert Llazi, përfaqësues i INSTAT.

Rritje, sipas INSTAT ka patur edhe bujqësia dhe industria, ndërsa dega e Post-Telekomunikacionit ka shënuar sërish rënie.

"Aktiviteti bujqësor në tremujorin e tretë të vitit 2011 u rrit me 2.5 për qind krahasuar me tremujorin e tretë të vitit 2010. Grupi industria shënoi një rritje prej 4.8 përqind në tremujorin e tretë të vitit 2011, krahasuar me të njëjtin tremujor të një viti më parë", tha Llazi.

Shifrat e INSTAT tregojnë se në tremujorin e tretë ekonomia edhe pse ka vazhduar të rritet me ritme të ulëta, ka patur një ecuri më të mirë se sa një tremujor më parë, kur u rrit me vetëm 0.5 për qind. Ashtu si në tremujorin e dytë edhe këtë herë INSTAT sërish e vonoi publikimin e Prodhimit Kombëtar, një fenomen që po ndeshet shpesh kohët e fundit me disa tregues të rëndësishëm të ekonomisë.

INSTAT rrit shifrat sipas censusit

Instituti i Statistikave ka korrigjuar duke rritur ndjeshëm rezultatet për prodhimin kombëtar për tremujorin e parë dhe të dytë të vitit 2011.

Sipas të dhënave të fundit, rezulton se rritja ekonomike në tremujorin e parë është ndryshuar nga 3.4 për qind në 4.5 për qind, ndërsa ajo e tremujorit të dytë gati është dyfishuar nga 0.5 në 0.9 për qind.

INSTAT thotë se rishikimi i shifrave lidhet fortë edhe me rezultatet e fundit të proçesit të shumëdebatuar të censusit.

Regjistrimi i ri i ndërmarrjeve ka ndryshuar peshat e sektorëve në ekonomi, të cilave INSTAT u referohet për të llogaritur rritjen ekonomike.

Korrektimi në rritje të fortë i shifrave tregon se praktikisht censusi ka ulur peshën e sektorëve që janë në krizë si ndërtimi apo dhe ndonjë tjetër dhe ka rritur peshën e sektorëve që kanë një gjendje më të mirë.

Me ndryshimin e shifrave të prodhimit në tremujorin e parë dhe të dytë të vitit 2011, rritja ekonomike bëhet më e lartë duke tentuar të kapë nivelin 3 për qind. Ky nivel që po jep INSTAT përkon edhe me pretendimin e qeverisë.

Si nëntmujor, shifrat e reja e çojnë rritjen ekonomike krahasuar me të njëtën periudhë të një viti më parë në 2.7 për qind, ndërkohë që me shifrat e mëparshme rezultati luhatej rreth nivelit 2 për qind. /top channel

Rritja ekonomike 2.6 % - Top Channel Albania - News - Lajme

INSTAT rrit shifrat sipas censusit - Top Channel Albania - News - Lajme

Temat e fundit