“Shell”, gërmime për naftë në Shqipëri - Leku

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

“Shell”, gërmime për naftë në Shqipëri

“Shell”, gërmime për naftë në Shqipëri

· 1 · 733

  • Postime: 27977
  • Karma: +48/-5
  • Gjinia: Mashkull

ne: 13-02-2012, 23:46:26
Kompania e dytë më e madhe në botë në fushën e energjisë, kompania “Shell”, është përfshirë me 50% të aksioneve në kompanine kanadeze “Petronamas” për të nisur në mars shpimin për kërkimin e naftës në tre zona në Shqipëri.

Planin e veprimit përfaqësuesit e dy kompanive ia kanë prezantuar kryeministrit Sali Berisha, duke e njohur atë me eksplorimet që do të kryejnë me shpimin e puseve në Juban të Shkodres, në Shpirag të Beratit dhe në Paper të Elbasanit.

Në fazën e parë të eksplorimit, kompania “Shell” do të mobilizojë rreth gjysmën e investimit prej 51 milionë dollarësh, që parashikohet të ndërmerret gjatë këtij viti.

Vendimin për t’u përfshirë në këtë projekt, kompania “Shell” e mori pas një studimi nga i cili ka rezultuar se rezervat e naftës në Shqipëri janë të konsiderueshme dhe në thellësi jo shumë të mëdha.

Kompania “Shell” informoi kryeministrin Berisha se është përgatitur për një fazë të dytë kërkimesh deri në 8 mijë metra nën tokë, si dhe për nisjen e një studimi sizmik të zonës dhe dixhitalizimin e të dhënave, në kuadrin e një studimi rajonal që po zhvillon kjo kompani. /top channel

Temat e fundit