Si mund te behesh Milionier? - Leku

×
Hyrja
Profili

Si mund te behesh Milionier?

Si mund te behesh Milionier?

· 75 · 31798

  • Postime: 26711
  • Gjinia: Mashkull

ne: 01-05-2006, 18:20:32
A e ka njeri formulen?

Apo sepaku ndonje keshille?

  • Postime: 1044
  • Gjinia: Mashkull

#1 ne: 01-05-2006, 18:27:20
max pytje e qellume edhe une jam i interesuar ne ket drejtim  hmmmmm: hmmmmm:

  • Postime: 86
  • Gjinia: Mashkull

#2 ne: 02-05-2006, 10:12:40
pse te gjithë ata qe kanë ndertuar një biznes ne Shqipëri quhen te gjithë mafjoze ose siç e thua dhe ti komuniste se s'po te kuptoj.
mos ndoshta duhet ta fillojme me kontrabanden e alkolit dhe te droges si ne usa ne kohën e al kapones qe te mund të kemi te paktën respek.

sa për emisonin dhe unë sjam dakord se shumë po kopjohet këtu ne Shqipëri, megjithatë ekonomia ndërtohet ne baze te politikes qe qeveris në vend dhe ne te gjithë nëse duhet te ngrejme një biznes duhet te dimë qëllimet e qeverisë aktuale ose dhe të atyre qe kanë  kaluar.

kjo është tregetia ose biznesi sot ne jemi ende te rinj ne ekonomine e tregut dhe gjëra te pa deshiruara do këtë. por mos u merni ende me një sistem i cili nuk kthehet me se për mendimin tim është thjesht një përgjigje ku mbahemi kot si i mbyturi ne fijen e kashtes.

te te them një gjë.  

DUHET TE BESOJME NE FATI.
 NDRYSHE SKEMI SE SI INTERPRETOJME SUKSESIN E TE TJEREVE.

  • Postime: 5
  • Gjinia: Mashkull

#3 ne: 03-05-2006, 07:49:16
Ndoshta libri i Donald Trump "Si te beheni miliarder" ju hyn ne pune  :pafshim

  • Postime: 86
  • Gjinia: Mashkull

#4 ne: 05-05-2006, 16:43:10
ha ha ha e kendshme kjo puna e notit. po ca ti bej se kam pas nevojen ta mesoj ne det se jo per gje po ne liqen mesohet me mire se eshte pak me i veshtire.

plako une kam deshire te behem milioner dhe kam nje synim qe do e arij.
tani kam nje biznes fare te vogel ca te bej jete modeste mezi mar 2000 euro ne jave po nejse mo kjo seshte fare gje se nese meresh me venie bastesh dhe ke nje llogari tenden ja del fare mire. kjo sa per fillim se ca ti bej ky shtet ti ofron te gjitha ruget per te bere lek me kupton.

tani ti zgjidh e mer ose behu komunist si xhaxhi enver dhe thuaj qe jam patriot dhe ligjet i zbatojme dhe bar do hame e parimet si shkelim ose behu miloner ca te te them une.

ky eshte realiteti ketu ne shqiperi keshtu eshte secili per vete zoti ne punen e tij se tani nuk eshte me si me pare per te gjithe. ndaj zbato regullat e tregut dhe ne fund ke per te pare qe do behesh dikushi deri kur nje me i forte se ty qe ka pushtet te kaloje para teje.

tani donald trump e koco trapi e kane kapur veten dhe jane bere dikush dhe crendesi ka se si. tani ti si mendon.

me mire ushtar apo gjeneral.

me kaq po e mbyll se sja vlen me te merem me ty se dhe une e di qe tregetia duhet te jete e ndershme po fshat e zanat i themi ne ketej.
 
kalofsh mire shpresoj qe kur te behesh milioner te besh nje ze ketej nga forumi se mbase i haron te gjithe keta.

mere mundesine plako sja vlen te rish duar kryq.

respekte aldo

  • Postime: 86
  • Gjinia: Mashkull

#5 ne: 06-05-2006, 09:56:18
po qa sa beri dhe me kazinone ne qender te tiranes.

  • Postime: 7

#6 ne: 23-05-2006, 05:41:56
si te behesh Milioner?? duhet shume mund dhe guxim. E doni receten me te sukseshme se si te beheni milioner??

Bli nje molle dhe dil shite me shtrenjte, pastaj bli dy, dhe dil shiti dhe ato....pastaj lutju zotit qe babai tet lere nja 1 milon $ trashigimi....qe tja dalesh mbane...hahahaha e shikon si behesh milioner.

  • Postime: 7994
  • Gjinia: Femer

#7 ne: 04-06-2006, 02:08:02
Unë marrë 4 mijë ne jave pa biznes, me dyzet ore pune ne jave...
He për he nuk kam ne plan te hap biznes. Të shohim ç'do beje Sala korrupsionin dhe monopolet se i premtoi dhe Karamanlisit...



4 mijë ne jave  :O Aman mo te keqen ku i gjeni këto punra me kaq shumë para ju  :O se vërtetë me habitet.....ma thuaj dhe mua se për atë zot e lashe punën dhe erdha te shperngulem aty ku jeton ti (ca ore larg është nuk u be qameti)
Unë jam kirurge dhe nuk i marr 4 mijë ne jave (?)  Me bërë vërtetë kurjoze te di me se merresh  hmmmmm:

Ja njerez si ti degjojne ata ne shqiperi dhe mendojne se leket bien nga qielli .....dhe zhgenjehen kur vijne ketu dhe nuk arrijne as gjysmen e asaj shume ne muaj (?)


  • Postime: 5949

#8 ne: 04-06-2006, 07:03:54
O Lisa, po dollari ka shku kokë me kokë me lekun shqiptar mi :P edhe euroja është 1300, ja lundron aty afër :D

Pastaj, çfarë janë firma private paguajne mirë, ose bankat e huaja atje (sidomos sektori i investimeve, finances, statistikes... uuuu yummy :D) se te tjerat pastaj janë peribret e dashur. Kam një shoqen time qe punon ne Banken e shtetit si juriste, dhe merr gati $500 ne muaj, sikurse dhe një tjetër qe punon ne një klinike të huaj...me këta punonjesit e ambasades amerikane, merret me këto te zemrës dhe ajo, e paguhet $400 për 6 ore pune :P Po mos harro qe dhe atje është shtrenjtesuar jeta, cmimet gati gati i kanë njësoj si ne... pra, dhe pse i krahasojme pagat te jenë me te larta se kur unë e ti lame vendin, tani është tjetër kohe. Nuk e di si i keni pagat atje ju ne USA, por këtu tek ne... këto i bën edhe brenda javës (kuptohet ne varësi te orëve te punës qe punon, por dhe pozites qe ke), por kjo edhe sepse leku anglez është me i fortë :-[ (por s'duhet harruar qe këtu është dhe jeta shuuuume me e shtrenjte- çdo gjë e bën vet, s'ka me mami-babi :S). E atje ne Shqipëri po je e re; buke e gjelle, qira shtepie s'pago, se ke mamin e babin... kështu qe, ato Lekë i ke për vete, sa mire! :-[
Por di qe ka raste qe atje paguhen dhe me 1 milion ne muaj (është e vërtetë), kam një kushon tim ashtu, por janë te pakte e dashur, te pakte :)

Si te beheni milioner?! E para, luani llotarine (dhe pse vet 1 herë kam luajtur vetëm :-[). E dyta, ne keni ndonjë talent, vullnet për te punuar por edhe mend për te shfrytezuar aftësitë tuaja me te mira, edhe arrihen milionat ;)... ama me karar shpërdorimi i lekut. Jo harxho me shumë sec merr, s'ka ashtu! Jeta është aritmetik, Olimbiiiiiiiiiii :urra:

P.s.,Petrito, 4 mijë ne jave, çfarë i ke kumbulla, apo veresie :P Do ma blesh bileten për vere ne  Shqipëri, a si e ke atë menje LOL

  • Postime: 7994
  • Gjinia: Femer

#9 ne: 04-06-2006, 15:59:02
Nuk e di ne te kuptova qarte Smiley............. per ato pagesat 500$ dhe 400 i kishe per ne shqiperi........... .se atje ehte e drejte qe aq kane shkuar pagat e nje puntori me eksperjence te mirfillte dhe shkolle une kam dhe mamane time dhe paguhet mjaft mire per standartin shqiptare por jo te gjithe e dashur....jo te gjithe nje perqindje e vogel......
Kurse sa per USA vallaj ai thote nuk kam as biznes timin.....se me biznes te vetin edhe ndoshta do ma mbushte mendjen po te te paguajne rroge 4 mije $ ne jave Jooo e kam pak si te veshtire ta besoj (me vjen keq) i bie qe ai te marre 16 mije $ ne muaj duke shkuar ne nje pune vetem 8 ore ne dite 5 dite ne jave ......(?) e pabesueshme.......n uk dua te dal ne detaje te te tregoj tani sa e marr une cekun apo sa shpenzime kam ...por me beso mes qerave te shtepise e makinave ushqimit e njemije billave te tjera ndonjehere dal dhe jek e jek (kur dua ti bej dhe pak qefin vetes) vertet jetoj ne komoditet po ........aty aty eshte........ndohta ne 3 vite do marr 3 fishin se c'paguhem tani por perseri mes takave dhe shume te tjerash.....nuk mbetet te behesh i pasur..........tani miljonere behesh moj se nuk eshte ndonje u bubu se miljonere jam bere une po puna eshte sa mund te realizosh me ate miljon ........
Te themi te drejten ketu me pune te ndershme mund te jetosh nje jete paksa me komode dhe me te mire se shumica (blen nje shtepi me te madhe dhe dy pale kolltuqe me te shtrenjta blen dhe nje makine te mire dhe dy copa recka firmato) por nuk mund te arrish te behesh (sa te mos pyeshesh ku e shpenzon lekun) une keshtu mendoj .....megjithese nuk e kam provuar akoma ate lloj jetese ....kur ta provoj te them :D

  • Postime: 1210
  • Gjinia: Mashkull

#10 ne: 04-06-2006, 19:50:44
Duke genjyer,Pike!

  • Postime: 56
  • Gjinia: Femer

#11 ne: 09-06-2006, 08:33:13
Eshte shume e thjeshte! Mjafton te martohesh me nje milioner(e)! Pastaj ka disa te keqija te tjera, po nuk jane te pakalueshme.
Jo, po bej shaka! Per mendimin tim duhen mare pak iniciativa dhe duhen perballuar rreziqet e mundshme. I duhet thene vetes qe plani im mund te deshtoje, por edhe mund te realizohet. E keqja eshte se ne vetekenaqemi me mireqenien tone mediokre dhe trembemi nga mundesia qe mund ta humbasim edhe kete, duke financuar nje projekt qe mund te mos kete sukses. Kam lexuar ne nje liber historine e nje multimiliarderi qe mund te mos kishte arritur aty ku ishte, nese do te kishte pranuar nje jete te qete, me nje komoditet te mjaftueshem qe i ofronte e fejuara e tij. Sigurisht duhet pasur edhe pak intuite per te gjetur ate qe mund ti interesoje klienteve potenciale dhe duhen njojtur vazhdimisht tendencat e tregut, por nuk duhet te jete e pamundur. Ata qe kane arritur te kene nje llogari bankare me 6 zero nuk jane detyrimisht me te zgjuar se ne te tjeret. Jane vetem pak me guximtare!

  • Postime: 21
  • Gjinia: Mashkull

#12 ne: 09-06-2006, 10:54:27
Milioner behesh  nese je qeveritar  i korruptuar

  • Postime: 350

#13 ne: 09-06-2006, 19:39:29



NUk kam asnje recete sepse e kam per vete, po deshet lek me interese, urdheroni.




p.s ku je ti Eri ....te pershendes shume ...ciao

  • Postime: 1533

#14 ne: 09-06-2006, 19:52:51
Stock market. Bleni 10 mije shares nga $1 dhe prisni derisa te shkojne ne $100. Ne kete moment do te jeni milionere. Tashi si do i gjeni shares qe do bejne nje kercim te tille per nje kohe te shkurter, kjo eshte pyetje per dike tjeter se po ta dija vet do e kisha bere me kohe :D

Kalofshi mire!

  • Postime: 50
  • Gjinia: Mashkull

#15 ne: 11-06-2006, 18:09:11
Si Te behesh Miljoner   hmmmmm: hmmmmm:

1. Gjej Pune !!
2. Grmbullo Para
3. Mbaji te Banka
4. Pas 6 vjet je milioner lol
 ;) ;) ;) ;) ;)

  • Postime: 86
  • Gjinia: Mashkull

#16 ne: 24-06-2006, 16:15:28
ka vetem nje mundesi qe ne bisnes dikush te eci dhe te ngjisi shkallet e hierarkise.

keta persona quhen mashtrues, dhe jane te vetmit te cilet bejne sukses dhe arijne te kene gjithcka ne nje biznes.

me shkoqur qingji i urte pi dy nena,
po se dini me te renë

QE SERVILI PI KOPENE

  • Postime: 10
  • Gjinia: Femer

#17 ne: 29-06-2006, 06:52:26
un e di si mund te behem milionere po sja tregoj njeriu. :D :D :P

  • Postime: 10

#18 ne: 06-07-2006, 17:31:44
Miljoner mundet secilli mu ba po jo per një dite.

Kështu bahesh miljoner.

1 Shiko se qka lypet nga konsumatoret.
2 Prodho produktin.
3 Shite.

Shembull.
1 produkt * kushton $30 shiti 10 copa ne dit = $300 x 365 dite te vitit = $1.09500

Shembull i mir osht Alex Tew. Kerko "Alex Tew" ne google dhe shiko.

  • Postime: 86
  • Gjinia: Mashkull

#19 ne: 07-07-2006, 02:33:07
mesa po shoh këtu asnjë se ka idenë se si mund te ngreje një bisnes e te punoje ne mënyrë te ndershme. deri tani sa kemi folur vetëm për te tjerët ose personat qe janë milionere. do ishte mirë te mendonim me shumë për veten dhe te gjenim një zgjidhje nëse duam qe te bëhemi dikushi nëse jo atëherë mirë jemi njerëz "normale" dhe aspak te pasur por dhe as te varfer.  

respekte aldo.

  • Postime: 100

#20 ne: 11-07-2006, 19:05:13
Mirdita,

2000€ e 4000€ /java kjo  nuk quhet më shqiperi, bile as amerike, por as vete nuk po di si quhet. nuk e kuptoj çar milioneri kerkoni te beheni, kur ju jeni tashme...

Te behesh milioner , nuk besoj se ka ndonje recete te veçante, perveç angazhimit ne ate ide tek e cila beson se do te eci. (jo gjithnje)

(shpresoj te mos me dale gjumi, se po shikoj gjera te bukura)

  • Postime: 94

#21 ne: 06-02-2007, 00:10:08
Doja te thoja dhe unë diçka. Për ata qe jetojne jashtë vetem
kur jeton bashke jeta është me e shtrenjte dhe kur je me dy veta ndahen shpernzimet ne dysh dhe mund te vesh një lek menjane.
Kush ka dokumentat gjeja me e mirë është qe te bleje shtepi dyqan ,garazh sepse vlera vetëm i rritet.
Ne belgjike çmimet e apartamenteve dhe shtepive janë rritur këto 10 vjetet e fundit gati 4 xfish.
Kur paguan qirane ato janë Lekë te humbura.
Kur jeton jashtë veri detyrë vetes te marrësh një drejtim ne jetë , të mësosh një zanat të kesh një kualifikim qe te jep mundësi te gjesh pune për një te ardhme.
Duhet të kesh një plan.
Të planifikosh sesi i prish paret .
Mbaj një ditar dhe sheno te tera fitimet dhe shpenzimet .
Një lloj balanci qe te jep një lloj ideje se ku je me nivelin ekonomik.Pranoje qe jeton në vend të huaj dhe mundohu te pershtatesh me jetën mentalitetin dhe mundohu qe të mësosh gjuhën e vendit ku shkon  edhe pse te duket e pamundur.
Për ju qe jeni ne Shqipëri me mirë do ishte te bëni një studim kur mendoni te hapni një biznez .Shiko market (tregun) çfare kërkon konsumatori ,kush është më me fitim, sa mund te jenë shpenzimet e hapjes se një biznesi dhe mundësitë se si te rreklamosh mallin qe te tërheqesh klientet.
Kur hap një dyqan  higjena ,kultura e komunikimit me klientet dhe përherë te bisedosh rreth biznesit .Menjano diskutimet për fe ,politike , paragjykimet .Të besh biznes është art dhe duhet të kesh pak sesin e te nuhaturit për te fituar sa me shumë dhe për ulur shpenzimet.
Mbi të gjitha shumë pune  dhe çdo gjë me laps ne dorë .
Këto unë i kam te lexuara ne libra këtu ku jetoj dhe pak nga pervoja ime qe jetoj jashtë për një kohe te gjatë jashtë dhe qe kam pasur biznesin tim ne Shqipëri.

  • Postime: 2287

#22 ne: 10-02-2007, 04:51:03
Lisa dhe Smily,
E kam me verte.
Kirurget rrojne mire por nuk bejne para. Para beje une. :)

  • Postime: 43
  • Gjinia: Mashkull

#23 ne: 22-02-2007, 11:54:20
mesa po shoh këtu asnjë se ka idenë se si mund te ngreje një bisnes e te punoje ne mënyrë te ndershme. deri tani sa kemi folur vetëm për te tjerët ose personat qe janë milionere. do ishte mirë te mendonim me shumë për veten dhe te gjenim një zgjidhje nëse duam qe te bëhemi dikushi nëse jo atëherë mirë jemi njerëz "normale" dhe aspak te pasur por dhe as te varfer.  

respekte aldo.




Ne shqiperi plako, s'behesh mlioner me pune te ndershme...
Edhe po te dush te jesh i ndershem, te keshilloj naj vend tjeter per te punuar!!!
Ne Shqiperine tone te dashur ka vend per hajdutet, mashtruesit, te korruptuarit,matrapazet....ndryshe s'ben nje hap para.
Tung

  • Postime: 195

#24 ne: 05-10-2007, 09:22:41
lexova disa nga pergjigjet e kesaj teme dhe me thene te drejten me mire pergjigjen e gjejme te shrehjet e populli qe thote:

LEKU VIHET ME LEK. ose SHKO PARJA TE PARJA

Temat e fundit