×
Hyrja
Profili

Si të kemi një pozicion strategjik në treg

Si të kemi një pozicion strategjik në treg

· 1 · 306

  • Postime: 26634
  • Gjinia: Mashkull
M A X
ne: 14-10-2019, 11:03:09

 

Pozicionimi është një pjesë e rëndësishme e procesit të marketingut strategjik. Për të krijuar një pozicion për një produkt ose shërbim, ekspertët e pozicionimit Al Ries dhe Jack Trout sugjerojnë se marketuesit duhet të konsiderojnë gjashtë pyetje themelore:

Cili është pozicioni që kemi aktualisht?
Cili është pozicioni që dëshirojmë të kemi?
Nga cilët konkurrentë duhet ta fitojmë këtë pozicion?
A kemi para për ta bërë këtë punë?
A kemi këmbëngulje për të qëndruar?
A përputhet me të strategjia jonë krijuese?
Pasi këto pyetje të marrin një përgjigje, ne duhet të zhvillojmë një platformë pozicionimi:

Identifikoni konkurentët:
Identifikimi i konkurentëve kërkon një mendim të gjerë duke marrë parasysh të gjithë konkurentët e mundshëm. Konkurentët mund të jenë nga fusha të tjera të produkteve. Identifikimi dhe vlerësimi i tyre të çon në vendime, për t’u plotësuar klientëve atë shërbim që ata nuk e kanë.

Vlerësoni perceptimet e tyre:
Pasi përcaktohen konkurrentët, duhet të vendoset se si ata perceptohen nga konsumatorët. Hulumtimi i tregut përdoret për të vlerësuar se cilat atribute janë të rëndësishme në proçesin e vendimarrjes. Ju duhet të analizoni sesi shikohen konkurrentët tuaj në syrin e klientëve.

Përcaktoni pozicionimet e tyre:
Cilat janë pozicionet e konkurentëve tanë, si dhe cilat janë pozicionet tona në treg aktualisht? Kjo bëhet në lidhje me atributet e rëndësishme të produktit apo shërbimit. Duke krahasuar atributet e shërbimit ose produktit tuaj ju përcaktoni edhe pozicionin që keni në treg dhe konkurentët tuaj.

Analizoni preferencat e konsumatorit:
Cilat janë motivet e blerjes së konsumatorëve dhe cilat atribute janë të rëndësishme për ta? Përcaktimi i markës ose produktit ideal të konsumatorit është një mënyrë për të vlerësuar këtë. Pse konsumatori dëshiron të blejë? Për të përmbushur një nevojë, është përgjigjia e saktë e kësaj pyetje. Ju duhet të zbuloni preferencat e tyre për të sjellë tek ata produktin ideal dhe ata t’ju zgjedhi ju.

Merrni vendimin e pozicionimit:
Kalimi nëpër katër hapat e parë duhet të çojë në një vendim në lidhje me pozicionin për të marrë në treg. Analizimi i atyre katër hapave të çon drejt pozicionit që do marrësh në treg.

Monitoroni pozicionimin:
Duhet vlerësuar se sa mirë po ruhet pozicioni në treg. Ju analizoni gjendjen tuaj para dhe pas bërjes së këtyre hapave. Monitorimi është shumë i rëndësishëm pasi do të shikoni ku ishit dhe ku gjendeni aktualisht.

Në marrjen e një vendimi përfundimtar në lidhje me pozicionimin, marketerët duhet të bëjnë disa gjykime subjektive. Këto janë pyetjet që një marketer duhet t’u përgjigjet përpara se të merret një vendim përfundimtar:

A po funksionon strategjia aktuale e pozicionimit?
A është e përshtatshme strategjia e segmentimit?
A ka burime të mjaftueshme për të komunikuar pozicionimin?
Sa e fortë është konkurenca?
Këto janë pyetjet përfundimtare që ju duhet të bëni pasi keni realizuar gjithçka në lidhje me zhvillimin e një plani strategjik. https://businessmag.al/si-te-kemi-nje-pozicion-strategjik-ne-tregsi-te-kemi-nje-pozicion-strategjik-ne-treg/