Si te kurseni para - Leku

×
Hyrja
Profili

Si te kurseni para

Si te kurseni para

· 9 · 462

  • Postime: 26707
  • Gjinia: Mashkull

ne: 08-10-2019, 22:42:02

 

Nëse nuk jeni në gjendje të mbani një buxhet fiks, të shpenzoni më shumë sesa fitoni, apo të bëni blerje që në fund rezultojnë të kota, atëherë ju duhen disa këshilla me vlerë.

Ka një mënyrë si të shmangi shpenzimet jo të frytshme: vetëm mendoni për paratë tuaja si orë të jetës suaj.
Ja se si funksionon: Ta zëmë se fitoni 10 000 euro në vit për punën tuaj të plotë, 40 orë në javë. Llogaritni të ardhurat mujore pas taksave.
Shtoni të gjitha shpenzimet që lidhen me punën që keni. Kjo përfshin gjëra të dukshme si veshja e zyrës, shpenzimet e udhëtimit, dreka e punës dhe me pas llogarisni shpenzimet më pak të dukshme të ditës si kopshti i fëmijëve, pastrim i shtëpive dhe aktivitetet pas pune.
Së fundi bëni llogaritje duke zbritur nga rroga shpenzimet tuaja mujore, shpenzimet e punës, ato të familjes dhe shpenzimet jashtë orarit të punës.
Po të llogarisni sa shpenzoni në punë për 1 orë dhe sa fitoni prej saj do të shihni një ndryshim të madh. Prandaj i gjithë shpenzimi vjen nga gjërat e panevojshme jashtë saj.
Mundohuni të mbani një buxhet vetëm për gjërat e domosdoshme pas punës dhe të mos e teproni me to. Lapsi.al

  • Postime: 304

#1 ne: 11-10-2019, 00:22:30
Shpenzoni me pak se sa fitoni. Shume e thjeshte ne teori por jo kaq e thjeshte ne praktike.

  • Postime: 1751
  • Gjinia: Femer

#2 ne: 11-10-2019, 07:52:50
Mënyra ime e kursimit, mbyll një shumë të caktuar çdo muaj në konto......

  • Postime: 7066
  • Gjinia: Femer

#3 ne: 12-10-2019, 21:27:50
Per morrat e parat nuk flitet 😂😂.

  • Postime: 229

#4 ne: 12-10-2019, 21:32:13
Per morrat e parat nuk flitet 😂😂.

Hahahahahahaha

me gjith morra.  :D

  • Postime: 7066
  • Gjinia: Femer

#5 ne: 12-10-2019, 21:39:15
Hahahahahahaha

me gjith morra.  :D
E une qesha kur e degjova😂.
Harxhofka mu drejtua e tha...po është sh e vertete.
I thua njerezve qe ke morra, ata ikin te largohen 😂😂
I thua qe ke para, te vijne te zene deren e madje te vrasin 😂

  • Postime: 229

#6 ne: 12-10-2019, 21:41:55
Qofsh uruar.

Se kisha mendu kete  :D

  • Postime: 1751
  • Gjinia: Femer

#7 ne: 12-10-2019, 21:48:44
Per morrat e parat nuk flitet 😂😂.


MAX nisi me paratë, ne vazhdojm me morrat pra 😂🤣

  • Postime: 7066
  • Gjinia: Femer

#8 ne: 12-10-2019, 22:09:24
MAX nisi me paratë, ne vazhdojm me morrat pra 😂🤣
😂😂😂

Temat e fundit