×

Si të shkruani një njoftim për pushim nga puna

Si të shkruani një njoftim për pushim nga puna

· 1 · 919

  • Postime: 22599
  • Gjinia: Mashkull
M A X
ne: 17-03-2011, 00:28:08
Të pushosh dikë nga puna nuk është asnjëherë e lehtë. Në fakt, disa menaxherë thonë se kjo është puna më e vështirë me të cilën duhet të hasen. Vetë procesi është shumë I ndërlikuar. Nëse jeni I ri në menaxhim, konsultohuni me departmanentin e burimeve njerëzore në lidhje me standartet e kompanisë. Ligjet e punësimit variojnë nga shteti në shtet, sidomos kur bëhët fjalë për pushim nga puna. Gjithashtu është e rëndësishme të ndiqni standartetet e kompanisë tuaj.( kini parasysh se artikulli në vijim përmban këshilla nga ekspertë të ndryshëm dhe jo këshillë ligjore).

Si të shkruani deklaratën e pushimit nga puna

Nëse kompania juaj e vogël nuk ka precedentë për procesin e stafit, hapi I parë duhet të përfshijë kufirin për sjelljen e patolerueshme të punonjësit. Sigurohuni që standarti juaj të ketë efekt mbi të gjithë punonjësit- jo vetëm tek ai që do të pushohet. ” Nëse doni të pushoni dikë, duhet të dokumentoni se përse po e bëni dicka të tillë”. E thënë më saktë, duhet të sqarohet se personi në fjalë nuk po performon sipas standarteve që lejohen.”- thotë Mark Clark profesor në universitetin e Biznesit. Kur është e qartë se një punonjës nuk po përmbush “detyrat e tij” sipas përshkrimit të asaj punë- ju duhet të filloni të dokumentoni keto problem. Uluni me to dhe shrehini shqetësimet tuaja. Nëse nuk ka përmisim, atëhere tregouni I sinqertë me të për cfarë e pret. Dan Betts, autore e librit për pushimin e punonjëseve nga puna, shkruan se edhe nëse nuk I thoni drejtpërdrejtë një punonjësi për pushimin dhe ai është nën survejim, ai mund t’a kuptojë shumë mirë se është brënda “flluskës” dhe mund të pushohet.

Si të shkruani një njoftim për pushim: Etiketa

Është e rëndësishmë të jeni të hapur dhe të drejtë në këtë proces, sepse bashkëpunonjësit dhe konkurentët po ju survejojnë. Clark thotë: ” Cdo njeri, herët apo vonë, do të marë vesh se si I keni trajtuar punonjësit tuaj” dhe sygjeron se nëse një marrdhënie pune përfundon “kujdesshëm”, punonjësit e mëparshëm mund të kthehen në asete shumë të vlefshme për kompaninë. Mos harroni: pjesë e këtij procesi në fakt është të ndihmoni një punonjës për të arritur standartet e punës së tyre. Është më mirë të “hapni” atë sigurinë që të mos e shkruani kurrë atë njoftim për pushim nga puna dhe të largoni kapital të vlefshëm njerëzor. Gjithsesi ndonjëherë, skenari më I keq është I paevitueshëm dhe ju ose menaxheri I burimeve njerëzore duhet të japë një vendim.

Si të shkruani një njoftim për pushim: Dokumenti

Filloni si me një letërkëmbim formal pune, duke përfshirë këtu datën, emrin dhe ndiqni informacionet për sjelljen e tyre të papranueshme, duke përfshirë data ose takime dhe paralajmërime të shkruara ose verbale. Teksa ky informacion duhet të përshtatet sipas rastit specifik të punonjësit, nuk ka rëndësi ti futet detajeve më të vogla. Përmëndni kualitetin në punë I cili nuk ka qenë në standartet e veta. Shpjegoni se kompania u mundua në cdo mënyrë të ndihmojë punonjësin të zhvillojë veti që të arrijë performancën për pozicionin që ishte punësuar për të performuar. Pasi të deklaroini se performanca e tij, nuk ju lë zgjidhje tjetër vecse të përfundoni këtë kontratë pune, shpjegoni cfarë ka më pas, dukë përfshirë cfarë materialesh duhen kthyer- për ku- dhe detaje të tjera të vogla. Përfshini përfitimet që do të marrë punonjësi, ose kur përfitimet e momentit përfundojnë Mos harroni të përfshini dhe datën e cekut të tyre të , ose pagesën e dëmshpërblimit, nëse ka një të tillë. Pasi të ndani këtë dokument me cfarëdolloj këshilli ligjor, duhet ta firmosni- dhe të lini një hapësirë për firmën e marrësit gjithashtu.
Një këshillë të fundit: Kur të vijë koha për të dorëzuar këtë letër, përgatituni të jeni në kohë(ose departamenti juaj I Burimeve Njerëzore të jetë I përgatitur) që të flisni me punëmarrësin, dhe të keni gati gjithë dokumentat e tjera që do ti nevojiten atyre për të përfituar. /Finance.al