Post reply

×

Post reply

Emri:
Email:

Verifikimi:
Flamuri yne ka ngjyre?:

Permbledhje

Postuar nga: erlehta
« ne: 12-02-2020, 06:23:42 »

I kryen të gjitha procedurat, e hap biznesin dhe pas një muaji e mbyll  :D Ne e lartë taksa see fitimi.
Postuar nga: M A X
« ne: 19-06-2008, 10:21:10 »

Emanuela Sako

Studimi më i fundit i specialistëve pranë Bashkisë së Tiranës tregon mundësitë që ofrohen për të hapur një biznes në çdo zonë të kryeqytetit. Drejtoria e Promovimit të Qytetit jep të dhëna për të gjitha mjediset e favorshme për hapjen e bizneseve, si dhe të gjitha procedurat që duhet të ndjekin aplikantët. Burime pranë Bashkisë shpjeguan se një studim i tillë ka pasur si qëllim për të ndikojë për një biznes të suksesshëm dhe të studiuar në të gjitha aspektet. Kështu, për të hapur një biznes në Tiranë duhet t’u nënshtrohesh një sërë procedurash dhe të njihesh me zonat e Tiranës, ku duhet të shfaqësh interes. Bashkia e Tiranës tregon mënyrën se si të bësh biznes në kryeqytet dhe cilat zona mund t’i përshtaten gjithsecilit. Para se të hapësh një biznes duhet njohja me të gjitha procedurat dhe kushtet që duhet të plotësojnë kandidatët. Drejtoria e Promovimit të Qytetit pranë kësaj bashkie tregon mënyrën se si të bësh biznes në Tiranë, si dhe licencat që kërkohen për aktivitetet specifike, të cilat do të merren në vijim pasi të jetë kryer regjistrimi pranë QKR. Për hapjen e biznesit duhet të ndiqen disa hapa që duhet të ndërmarrë aplikanti.
Hapi i parë
Aplikimi për regjistrimin fillestar mund të bëhet në sportelet e QKR-së në Tiranë ose në sportelet e shërbimit, të vendosura në Bashki. Çdo shërbim që ofron kjo qendër kryhet kundrejt një tarife prej 100 lekësh. Për regjistrimin fillestar aplikantit i duhet të plotësojë formularin e aplikimit. Formulari i aplikimit është specifik për lloje të ndryshme entitetesh që aplikojnë (persona fizikë që bëjnë biznes apo kompani). Pasi formulari i aplikimit plotësohet, aplikanti paraqet formularin e aplikimit personalisht, në çdo sportel shërbimi të QKR-së ose pranë sporteleve të Bashkisë, së bashku me dokumentet e tjera shoqëruese të duhura.
Dokumentet
Hapi i dytë përfaqëson dokumentet që duhet të dorëzohen, të cilat duhet të jenë të gjitha të sakta dhe origjinale. Për këtë duhet të dorëzohen pranë qendrave të lartpërmendura një dokument origjinal identifikimi (certifikatë me fotografi, pasaportë, letërnjoftim), kopje e të cilit mbahet nga nëpunësi i sportelit. Përsa u përket dokumenteve të tjera shoqëruese, kjo listë është specifike për forma të ndryshme ligjore biznesesh. Pasi është identifikuar lloji i biznesit që do të regjistrohet, aplikanti mund të gjejë listën e dokumenteve shoqëruese, të bashkëngjitur në formën specifike të aplikimit për regjistrim, e cila mund të merret ose në sportelet e QKR-së, ose në faqen zyrtare të internetit të QKR-së. Në rast pranimi të regjistrimit, pas lëshimit të konfirmimit për aplikim, aplikimi dhe dokumentet shoqëruese shqyrtohen për vendimmarrje nga nëpunësi i autorizuar i QKR-së (regjistruesi). Nëse pas verifikimeve nëpunësi i autorizuar (regjistruesi) konstaton se aplikimi është në përputhje me kërkesat e ligjit, brenda afatit maksimal prej 1 dite nga paraqitja e aplikimit, ai miraton kryerjen e regjistrimit, lëshimin e Numrit Unik të Identifikimit (NUIS), i njohur si NIPT; vërtetimin e kryerjes së regjistrimit dhe lëshimin e certifikatave të regjistrimit (në rast kur biznesi regjistrohet). Këto certifikata, një për çdo vend ku biznesi kryen aktivitet, mund të merren nga aplikanti ose personi i autorizuar në çdo sportel shërbimi të QKR-së. Kështu, nëpunësi i QKR-së miraton kryerjen e publikimit elektronik të regjistrimit në Buletinin e Njoftimeve Zyrtare të Regjistrimit të QKR-së, e cila mund të shihet në faqen zyrtare të internetit të QKR-së ditën pas miratimit të regjistrimit. Plotësimi i regjistrimit dhe lëshimi i certifikatës së regjistrimit janë evidenca e aplikantit për regjistrimin e biznesit, për regjistrimin fiskal të biznesit (tatim taksa), për regjistrimin në sigurimet shoqërore, për regjistrimin në sigurimet shëndetësore si dhe regjistrimin me autoritetet e Inspektoratit të Punës.
Hapi i dytë
Pasi subjekti merr certifikatën e regjistrimit, atëherë vazhdon procedurën për marrjen e lejeve specifike pranë institucioneve përkatëse, si dhe bën pagesën e detyrimeve për biznesin e vogël pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Taksave dhe Tarifave
Vendore dhe për biznesin e madh pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve. Ndihma që ofrohet për këtë qëllim, për krijimin e një shoqërie tregtare sipas legjislacionit shqiptar, mund të merret asistencë juridike pranë Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë, zyrave të Tatim-Taksave, ose pranë zyrave avokatore: Kalo & Associates; Boga & Associates; Tonuçi & Partners. Kalo & Co publikon çdo tre muaj një buletin informativ ligjor, i cili ofron komente dhe informacione për problemet ligjore mbi biznesin në Shqipëri.

Sistemi bankar
Studimet që janë bërë nga specialist e Bashkisë së Tiranës janë të detajuara, duke bërë edhe studimin e sistemit bankar. Sipas studimit, sistemi bankar në vendin tonë ka pësuar vitet e fundit rritje, e cila lidhet me konsolidimin e stabilitetit politik të Shqipërisë. Kjo ka sjellë shtimin e numrit të
bankave dhe gamën e shërbimeve që ato ofrojnë. Monedha e përdorur është Leku. Kartat e debitit dhe kreditit po përdoren masivisht në Shqipëri. Nga bankat e nivelit të dytë mund të pajiseni me karta Visa apo MasterCard. Në Tiranë operojnë 17 banka: si Reiffeisen, Banka Amerikane, NGB Bank, ProCredit, Banka Italiane e Zhvillimit etj. Në muajin shtator 2007 Banka Amerikane e Shqipërisë dhe Banka Italo Shqiptare u bënë pjesë e grupit të fuqishëm bankar Sanpaolo Imi.

Sigurimi shëndetësor
Sigurimi Shëndetësor në Republikën e Shqipërisë është institucionalizuar në bazë të Ligjit “Për Sigurimet Shëndetësore në Republikën e Shqipërisë” Nr. 7870, datë 13.10.1994. Ai është kryesisht publik. Punëdhënësi detyrohet të derdhë çdo muaj, në llogaritë e Institutit të Sigurimeve Shoqërore, kontributet e sigurimeve shoqërore dhe ato shëndetësore. Kontributet paguhen në masën 20% nga punëdhënësi dhe 9.5% i mbahen punëmarrësit nga paga mujore. Ndërsa kontributi për sigurimin shëndetësore në një masë prej 3.4% ndahet në mënyrë të barabartë ndërmjet punëdhënësit dhe punëmarrësit. Secili paguan 1.7%.

Taksat
Taksat dhe tatimet janë detyrime për t’u shlyer nga çdo person fizik a juridik që ushtron veprimtari fitimprurëse në territorin e Republikës së Shqipërisë. Sistemi i taksave përbëhet nga taksa kombëtare dhe taksat dhe tarifat vendore. Taksa kombëtare mbi fitimin është 20%, ndërsa tatimi i thjeshtuar mbi fitimin është 1.5% e xhiros. Tatimi mbi të ardhurat personale llogaritet mbi të ardhurat e individëve dhe përcaktohet nga Ligji Nr. 8438 “Për tatimin mbi të ardhurat”, ndryshuar me Ligjin Nr. 9766, datë 09.07.2007.

Tatimet mbi të ardhurat personale në Shqipëri
Niveli dhe kategorizimi i taksave dhe tarifave vendore për Tiranën përcaktohen në bazë të vendimit të Këshillit. Detyrimi për taksën mbi pasurinë e paluajtshme është vjetor dhe ndahet në dy këste të barabarta. Kësti i parë për kategorinë “Ndërtesa banimi” paguhet brenda datës 30 prill dhe kësti i dytë brenda datës 30 shtator. Për kategorinë “Ndërtesa të tjera” kësti i parë paguhet brenda datës 20 prill dhe kësti i dytë brenda datës 30 qershor. Taksa mbi tokën bujqësore është detyrim vjetor dhe ndahet në dy këste të barabarta, ku kësti i parë paguhet brenda datës 31 mars të vitit dhe kësti i dytë brenda datës 30 shtator të vitit. Toka bujqësore është klasifikuar në 10 kategori për të lehtësuar në këtë mënyrë përcaktimin e nivelit të taksës.

Zonat e Tiranës
Qyteti i Tiranës, për efekt të mbledhjes së taksës për zënien e hapësirave publike, është ndarë në tri zona: A, B dhe C. Zona A përfshin qendrën e Tiranës; sipërfaqen brenda Unazës së vjetër dhe dy rrugët kryesore të Tiranës: Rrugën e Durrësit dhe Rrugën e Kavajës. Zona B përfshin sipërfaqen midis Unazës së vjetër dhe asaj të Re, ndërsa Zona C shtrihet në hapësirën midis Unazës së Re dhe vijës së verdhë. Automjetet duhet të paguajnë tarifën për mirëmbajtjen e rrugëve qytetase kur hyjnë në qytet. Taksa e tabelës, gjelbërimit dhe pastrimit paguhen një herë në vit deri më 20 prill. Ndërsa biznesi i vogël duhet të paguajë detyrimet e tij fiskale për regjistrim pranë organeve të pushtetit vendor.
Si biznes i vogël janë klasifikuar ato biznese qarkullimi vjetor i të cilëve shkon deri në 8 milionë lekë. Sipërmarrjet me një qarkullim vjetor deri në 150 milionë lekë klasifikohen si biznese të mëdha, ndërsa sipërmarrjet me qarkullim vjetor mbi 150 milionë lekë klasifikohen si biznese VIP. Sipas ligjit, taksa e biznesit të vogël llogaritet si detyrim vjetor dhe paguhet në 4 këste të
barabarta. Kësti i parë mund të paguhet brenda datës 20 prill, kësti i dytë jo më vonë se data 20 korrik, kësti i tretë deri më 20 tetor dhe kësti i fundit jo më vonë se data 20 janar e vitit të ardhshëm fiskal.

Lista e dokumenteve shoqëruese:
1. Dokument origjinal identifikimi (certifikatë me fotografi, pasaportë, letërnjoftim), kopje e të cilit mbahet nga nëpunësi i sportelit.
2. Përsa u përket dokumenteve të tjera shoqëruese, theksojmë se kjo listë është specifike për forma të ndryshme ligjore biznesesh.

Procedurat
Nëse nëpunësi i autorizuar konstaton se aplikimi është në përputhje me kërkesat e ligjit, brenda afatit maksimal prej 1 dite nga paraqitja e aplikimit ai miraton:

1. Kryerjen e regjistrimit.
2. Lëshimin e Numrit Unik të Identifikimit (NUIS), gjithashtu i njohur si NIPT.
3. Vërtetimin e kryerjes së regjistrimit dhe lëshimin e certifikatave të regjistrimit (në rast kur biznesi regjistrohet). Këto certifikata (një për çdo vend ku biznesi kryen aktivitet) mund të merren nga aplikanti (ose personi i autorizuar) në çdo sportel shërbimi të QKR-së.
4. Kryerjen e publikimit elektronik të regjistrimit në Buletinin e Njoftimeve Zyrtare të Regjistrimit të QKR-së, e cila mund të shihet në faqen zyrtare të internetit të QKR-së ditën pas miratimit të regjistrimit. Plotësimi i regjistrimit dhe lëshimi i certifikatës së regjistrimit, janë evidenca e aplikantit për regjistrimin e biznesit, për regjistrimin fiskal të biznesit (tatim taksa), për regjistrimin në sigurimet shoqërore, për regjistrimin në sigurimet shëndetësore si dhe regjistrimin me autoritetet e Inspektoratit të Punës.


18 Qershor 2008
Gazeta "Albania"