×

Të goditur nga kriza ekonomike, emigrantët shqiptarë po kthehen në shtëpi

· 1 · 488

Të goditur nga kriza ekonomike, emigrantët shqiptarë po kthehen në shtëpi

· 1 · 488

  • Postime: 22189
  • Gjinia: Mashkull
M A X
ne: 12-09-2011, 23:19:30
Ekathimerini: Të goditur nga kriza ekonomike, emigrantët shqiptarë po kthehen në shtëpi

SHKRUAN: Sabina Veizaj  12-09-2011 12:04

Papunësia e nxitur nga kriza greke ka detyruar emigrantët shqiptarë të kthehen në masë në vendin e tyre. Agjencia greke e lajmeve, Ekathimerini shpërfaq në një reportazh se si po sillen shqiptarët ndaj grizës greke.

Janë 30% e shqiptarëve të punësuar në Greqi, të cilët kanë ardhur për pushimet e verës në Shqipëri dhe nuk kanë prerë biletë kthimi. Ky është një fakt, që agjencia e lajmeve greke, Ekathimerini rendit për të faktuar se emigrantët shqiptarë po kthehen në masë në vendlindje për arsye të krizës greke, që ka nxitur papunësinë në vendin fqinj. “Qindra emigrantë, të cilët nisën të shkonin në Greqi në fillimet e viteve 1990, në vend që të shohin për një jetë më të mirë për veten e tyre dhe familjet e tyre, po paketojnë gjërat, po boshatisin shtëpitë, po vënë në provë kurajon e tyre dhe po presin biletat vetëm vajtje për në shtëpi, për shkak të krizës ekonomike. Fqinjët e Athinës, të cilët janë të njohur për një numër të madh emigrantësh si Neapoli, Kypseli, Omonia, Victoria, Aghios Panteleimonas dhe Patissia po braktisen dhe sa vjen e më shumë, shenjat që lihen, janë dyert e mbyllura dhe neonët e rrugëve. Apartamentet e ulta dhe të vogla edhe papafingot po boshatisen pasi emigrantët po largohen në masë. Rrjedhja më e madhe e emigrantëve që po vihet re në komunitetin shqiptar në Greqi, e cila ka ndjerë efektin më të shpejtë, është veçanërisht, sektori i ndërtimit.”- citohet në reportazhin e Ekathimerini.com. Në artikull citohet gjithashtu se në shumë qytete fqinje, rreth kryeqytetit, mund të vihet re, që burrat shqiptarë marrin fëmijët e tyre për t’i shëtitur në parkun më të afërt ose në bar kafe, pasi ata kanë kohë që e kanë humbur punën. Ndërsa gratë, shkruhet në artikull, shumica prej të cilave punojnë si ndihmëse nëpër shtëpitë e qytetarëve grekë, po vërehet që po refuzojnë punët e reja, për mungesë sigurie. “Të shumtë janë ata që kanë menduar të kthehen në shtëpi që prej vitit të kaluar, por fëmijët e tyre, shumë prej të cilëve ndjekin shkollat greke dhe nuk flasin shqip, janë arsyet të cilat i pengojnë ata dhe i bëjnë të hezitojnë për t’u kthyer në Shqipëri”- një pjesëtar i komunitetit të emigrantëve shqiptarë në Greqi tha për agjencinë e lajmeve greke, Kathimerini. Kur viti shkollor përfundoi në muajin qershor, një numër i konsiderueshëm prej tyre vendosën të kthehen. “Fillimisht, njëri prej dy prindërve, ai i cili nuk kishte gjetur punë, do të shkonte përpara për të zbuluar më shumë rreth situatës”. I njëjti person, i cili refuzoi të identifikohej, tha: “Disa shkuan të gjithë bashkë duke kaluar verën atje, thjesht për të kuptuar si funksiononte, këta janë njerëz normalë të cilët janë të ezauruar”. Qeveria shqiptare iu përgjigj prurjeve të riatdhesimit, sipas Flutura Tafilaku, përfaqësuese e Unionit të Shqiptarëve në Athinë, me “politikat i inkurajojnë ata të kthehen.” Janë të shumtë ata që mezi presin të nisin një biznes. Duke iu referuar Tafilakut, “janë hapësira të mëdha toke në Shqipëri të braktisura, por çdo njeri dëshiron të lëvizë drejt qytetit për të nisur një biznes të vogël.” Disa, shton Tzanetos Antypas, kreu i shoqatës jo-qeveritare Praxis, kanë lënë shoqatën për këtë. “Shumë shqiptarë kanë investuar në zonat bregdetare për të ndërtuar shtëpiza, dhoma për t’i dhënë me qira dhe tani po kthehen për t’i menaxhuar ato,” tha Antypas. “Në Europë, resortet në bregdetin shqiptar janë promovuar si destinacioni turistik më i lirë.” Vlerësohet se 500,000 shqiptarë që jetonin në Greqi, prej të cilëve 50.000 janë kthyer në shtëpi, që nga viti 2004. Të tjerët, ndërkohë, po shohin mundësinë për t’u rikthyer. “Një përqindje e madhe e tyre mendojnë të emigrojnë në Perëndim, Kanada ose SHBA”, - është shprehur Frida Bedaj. Në fakt, nuk janë vetëm shqiptarët që nuk gjejnë më arsye për të qëndruar në Greqi. Rumunët Bullgarët dhe Polakët, tanimë qytetarë të Bashkimit Europain, po kthehen tashmë në vendet e tyre. “Është bërë mëse e qartë që ata do të gjejnë mundësi më të mira punësimi atje”, - tha Antypas. Disa emigrantë Aziatikë janë duke u menduar për të lënë Greqinë duke qenë se puna e tyre po pakësohet. “Më parë ata ishin mësuar të vizitonin familjen e tyre një herë në vit”, - tha Antypas. “Tani, 30 për qind e shqiptarëve që kanë shkuar për pushime në vendlindje nuk kanë prerë biletë kthimi për në Greqi”- citohet në artikullin e Ekathimerini.com
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super