×

The Economist: Shqiptarët në Greqi nisin kthimin në atdhe

· 2 · 333

The Economist: Shqiptarët në Greqi nisin kthimin në atdhe

· 2 · 333

  • Postime: 22189
  • Gjinia: Mashkull
M A X
ne: 12-01-2012, 21:21:40
The Economist: Shqiptarët në Greqinë veriore nisin kthimin në atdhe

Kriza e ekonomisë greke po detyron shumë shqiptarë që prej vitesh kanë punuar në Greqi të shohin mundësitë të kthehen në Shqipëri, shkruan prestigjozja, 'The Economist'.
Revista sjell fakte qe sipas saj cdo tregues po i con shqiptarët emigrantë në Greqi drejt një vendimi të vetëm, kthimin në atdhe.
“Është kohë dreke dhe ndodhemi në një nga shkollat e Selanikut. Valbona Hystuna, punon mësuese në këtë shkollë. Të rritur flasin shqip, fëmijët mes tyre vetëm greqisht, madje të vegjlit kanë shumë pak njohuri rreth Shqipërisë”, shkruan 'The Economist'.

Nga statistikat më të fundit të censusit në Shqipëri rezutoi se në vend jetojnë vetëm 2.8 milionë banorë, ku 7.7 % presupozohet se kanë braktisur vendin, më shumë se një dekadë më parë.
“1.4 milionë mendohet se kanë emigruar dhe prej 20 vitesh, më shumë se gjysma e tyre ndodhen në Greqi. Por, shqiptarët e papunë kanë nisur të kthehen në shtëpitë e tyre në Shqipëri. Mësuese Hystuna thotë se, 'shumë njerëz kanë mbetur pa punë, shumë kanë ikur, shumë të tjerë po planifikojnë të largohen në atdhe, të gjithë flasin për këtë këtu. Në të shkuarën shqiptarët punonin ilegalisht në Greqi, por kohët e fundit shumë prej tyre kanë siguruar leje. Por, ata që kanë humbur punën, kanë humbur dhe lejen për qëndrim në Greqi, duke i detyruar kështu të kthehen në shtëpi sesa të jetojnë në ilegalitet pa punë e pa leje në shtetin fqinj", shkruan më tej artikulli me me titull ‘Të ikim sërish në shtëpi’.

Kjo ndodh në një kohë kur shqiptarët ishin integruar shumë mirë në Greqi. Fëmijët e tyre flasin më mirë greqisht se shqip, dhe po këtyre fëmijëve do t'u duhet të mësojnë mirë shqipen përpara se të kthehen në atdhe.
“Prindërit janë të shqetësuar, ata më kanë thënë se gazetat shqiptare kanë paralajmëruar se fëmijët shqiptarë të lindur në Greqi janë të papranueshëm pasi ata nuk kanë emra shqiptarë, por emra grekë”, thotë mësuesja Hystuna.

Thë Economist përqëndrohet më pas dhe tek dërgesat e emigrantëve në Shqipëri që sa vijnë dhe shenojnë rënie.
“Në vitin 2007, emigrantët dërgonin në shtëpi 950 milion euro, në vitin 2010, 690 milionë euro, shifër kjo që u tkurr në 3 mujorin e parë të vitit 2011 dhe arriti në kuotën 475 milionë euro”, shkruan The Economist, duke shtuar se ‘pavarësisht kësaj ekonomia shqiptare nuk është futur ende në recension krahasuar me atë greke, por përkundrazi pati një rritje me 2.5% në vitin 2011'.

Sipas revistës, dhe firmat greke po kthejnë sytë nga Shqipëria.
“Disa kompani greke kanë shpërngulur bizneset nga Greqia drejt Shqipërisë nën drejtimin e shqiptarëve të besuar që kanë punuar për ta në Greqi.
Por, pritet që efektet e krizës ekonomike si në Greqi dhe në Itali të prekin dhe shqiptarët, por nuk do të jenë shkatërruese. Jo nëse shqiptarët kthehen në atdhe, ata atje do e gjejnë një punë, një pagë dhe shtëpinë e tyre”.

'The Economist' nuk ngurron të sjellë dhe qëndrimin e qeverisë shqiptare nga këtij fenomeni. "Ministri i Punëve të Jashtme, Edmond Haxhinasto thekson se vetëm pak janë kthyer ne atdhe".

Revista madje thekson se shumë shqiptarë kanë transferuar kursimet e tyre në shtëpi duke i larguar nga bankat pasi ekziston frika se Greqia mund të dalë nga eurozona.

(BalkanWeb)
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 22189
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#1 ne: 13-01-2012, 15:55:04
Shqiptarët në Greqi marrin sërish rrugën e shtepisë. Kriza që ka pllakosur shtetin po i detyron emigrantqt t’i kthejnë sytë nga vendi i origjinës, shkruan The Economist, duke sjellë shembuj familjesh që mendojnë kthimin edhe pse fëmijet e tyre kanë lindur në Greqi e njëri-tjetrit, i flasin në gjuhën e atjeshme.

Të dhënat e fundit të censusit treguan se në Shqipëri jetojnë vetëm 2.8 milionë banorë, disa qindra mijëra më pak nga sa pritej dhe 7,7 % më pak se një dekadë më parë.

1,4 milionë besohet se kanë emigruar në 20 vitet e fundit, më shume se gjysma e tyre drejt Greqisë. Por tashmë të papunë në vendin helen, shqiptarët kanë nisur të kthehen.

Shumë nga burrat punonin në ndërtim dhe ky sektor në Greqinë fqinje, për momentin është pothuajse i ngrirë. Shumë njerëz kanë ikur, të tjerë planifikojnë të largohen, të gjithë flasin për këtë, thotë një mësuese, Valbona Hystuna për të përjavshmen prestigjoze.

Në të kaluarën shumë shqiptarë kanë jetuar e punuar në Greqi ilegalisht, por pjesa më e madhe e tyre tani kanë leje të rregullta qëndrimi. Problemi është se këto leje mund të humbasin kur humbet vendi i punës.

Edhe pse shumica e shqiptarëve janë integruar më së miri në këtë vend, grekët ja u kanë bërë jetën të vështirë, shkruan The Economist duke cituar mësuesen Hystuna.

Artikulli përmend edhe cështjen e remitancave, që sic thotë The Economist, vështirë të maten me saktësi, por të dhënat ekzistuese dëshmojnë rënie të ndjeshme.

Në 2007-ën, emigrantët dërgonin në shtëpi 950 milionë euro. Në 2010-ën, kjo shifër u rrudh në 690 milionë, dhe tremujorin e parë të 2011-ës, shkoi në 475. Në vitin 2009, është e llogaritur që remitancat përbënin deri në 9% të GDP-së.

Por sërish ekonomia, në ndryshim me atë të Greqisë nuk shkoi në recesion. Shumë emigrantë po i transferojnë paratë e tyre në bankat shqiptare, nga frika e asaj cfarë mund të ndodhë nëse Greqia del nga zona e euros.

Madje nga Shqipëria po kthejnë sytë edhe disa kompani greke, që kanë nisur të ngrenë firmat e tyre atje nën drejtimin e shqiptarëve të besuar, të cilet kishin punuar për ta në Greqi.

Deri tani, pasojat e te qenit një ekonomi e vogël e varur në masë të konsiderueshme nga Greqia dhe Italia të goditura nga recesioni kanë qenë negative, por jo shkatërrimtare, përfundon artikulli. /tch
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super