Florian Marku (info, foto, video) - Sporte Ekstreme

Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

 Florian Marku (info, foto, video)

 Florian Marku (info, foto, video)

· 10 · 555

  • Postime: 28611
  • Karma: +48/-5
  • Gjinia: Mashkull

ne: 29-05-2019, 10:59:49
Teme per boksierin e madh shqiptar Florian Marku
 
« Editimi i fundit: 19-11-2020, 14:23:33 nga InfoZ »

  • Postime: 25420
  • Karma: +0/-0

#1 ne: 19-11-2020, 14:23:55
 

  • Postime: 28611
  • Karma: +48/-5
  • Gjinia: Mashkull

#2 ne: 24-11-2020, 00:50:47
 

Florian Marku është një nga boksierët me origjinë shqiptare më premtues në Britaninë e Madhe. The Sun i ka dedikuar një artikull sportistit në këto kohë të vështira pandemie.

Për herë të parë Florian Marku do të ketë ndeshje pa tifozë, ndërkohë që vitin e kaluar 28-vjeçari shqiptar dhuroi spektakël mes 1200 vetëve në Londër.

The Sun flet për trashëgiminë e përbashkët ballkanike, shpirtin luftarak teksa tregon se Marku kishte në anën e tij të djathtë asin e Liverpoolit, Xherdan Shaqiri dhe atë të Arsenalit, Granit Xhaka. Por fatkeqësisht asnjë prej tyre nuk mund të jetë në ndeshjen e radhës të Florian ndaj Muma Mvceeba.

“Për tifozët në Mbretërinë e Bashkuar unë jam i ri, por në Shqipëri, Greqi, Austri dhe të gjithë Europën kam shumë tifozë sepse kam pasur mbi 100 ndeshje në Kikboks dhe MMA, fitova tre tituj botërore dhe dhjetë vjet pa asnjë humbje”, ka thënë ai për SunSport.

“Në korrik të 2019 shita rreth 800 bileta për ndeshjen në O2, por e di që vërtetë 20% e tyre janë miq dhe familjarë. Pjesa tjetër janë tifozë që ndoshta nuk i kam takuar kurrë, madje kanë qenë dy djem që fluturuan nga Australia.”, vijon Marku.

Gjëja më e mirë për ne shqiptarët thotë Floriani është se qëndrojmë në kontakt me njëri-tjetrin në të gjithë botën, duke folur për miqësinë e tij të ngushtë me Xhakën, Shaqirin e Shkodrani Mustafin.

Floriani tregon se shumë shqiptarë që kanë shkuar në Angli nuk ia kanë dalë dot dhe kur ata shohin dikë nga vendi i tyre e mbështesin. “Në Shqipëri e Kosovë kemi pasur luftëra shumë të këqija dhe gjithçka ka qenë jo e qëndrueshme, gjërat kanë qenë të qeta këto dhjetë vitet e fundit, por jemi ende vende të varfra”, vijon ai.

Marku u zhvendos në Greqi kur ishte katër vjeç, gjatë trazirave të 1997 në Shqipëri. Atje ai nisi karrierën e tij të gjatë. https://diasporashqiptare.al/2020/11/10/londer-boksieri-shqiptar-florian-marku-ne-nje-ndeshje-pa-tifoze/

  • Postime: 25420
  • Karma: +0/-0

#3 ne: 19-02-2021, 23:39:19
 

 

  • Postime: 25420
  • Karma: +0/-0

#4 ne: 21-02-2021, 08:51:12
Boksieri shqiptar Florian Marku arriti të mbajë edhe një herë tjetër lart flamurin kuqezi, pasi mposhti në Londër boksierin anglez Rylan Charlton.

Pas 9 raundeve trajneri i boksierit anglez hodhi peshqirin dhe të dorëzohej, pasi boksieri i tij nuk po mundte t’i përballonte grushtimet e njëpasnjëshme të kampionit kuqezi.

Kjo është fitorja e tetë e Florian Markut në boks, ndërkohë që regjistron edhe një barazim në muajin dhjetor, ndërsa ende nuk e njeh shijen e humbjes.

Një fitore e madhe për boksierin shqiptar, që tashmë sheh më lart për t’u ndeshur me boksierë edhe më të rëndësishëm në Angli./ora news

  • Postime: 28611
  • Karma: +48/-5
  • Gjinia: Mashkull

#5 ne: 25-08-2022, 13:30:15
Florian Marku dhe ndeshjet 100% te sigurta.

Boksi eshte nje nder sportet qe ka shume kampione. Kjo per shkak te peshave te ndryshme, federatave, agjensive, titujve dhe kontratave te ndryshme.
Mirepo dhe ne boks ka njefare rregulli.
Jane kater federata boterore, WBA, WBC, WBO dhe IBF.
Per cilin titull lufton Florian Marku?
Florian Marku i perket kategorise welterweight, nje kategori qe ka njohur legjenda si Manny Pacquiao apo Floyd Mayweather.
Aktualisht kampion i unifikuar ne tre federata per kete peshe eshte Errol Spence Jr. perveç federates WBO ku kampion eshte Terence Crawford.
Atehere pse Floriani nuk ndeshet per titullin boteror? Dhe nese nuk ndeshet per titullin boteror, per çfare titulli ndeshet?

Florian Marku na ka treguar ne vitet e fundit se eshte shume i zoti te fitoje ndeshje 100% te sigurta me boksiere qe nuk jane as ne top dhjeteshen e peshes se vet, te cilat i mbeshtjell me nje marketing patriotik duke ngritur peshe zemrat e shqipeve.
Kontrata private pa shume lidhje me federatat.
Mirepo shqiptaret nuk jane sot aq te etur per pak fame nderkombetare dhe te paditur.
Kemi patur Luan Krasniqin qe ndeshej me Klitchko. Per mos te folur per sporte te tjera si mundja apo peshengritja ku kemi marre medalje.

Atehere per çfare gjithe kjo gjurulldi?
Ky eshte stili i marketingut te Connor McGregor (ose Dana White). Bej zhurme, ulerit, bej gjeste me kembe e me duar qe te rritet vemendja per disa ndeshje te merzitshme me rezultat te fiksuar.
Jopo ai nuk e njihte shqiptarin, jopo i tregova shqiptarin, jopo kenget e Nojzit dhe shqiponja te gjoksi. Mbush Air Albania dhe bej para te lehta me reklamen e nje ndeshjeje stervitore.

Nese Floriani do admirimin dhe respektin e shqiptareve te organizoje meçe te verteta me kampione, fjala vjen me Canelo Alvarez qe eshte 4 kg me i rende dhe 1 cm me i shkurter se ai.
Deri atehere, te vazhdoje te beje gjoja sikur bokson ne garazhin e shtepise.

Lolita Albania

  • Postime: 7522
  • Karma: +88/-62
  • Gjinia: Mashkull

#6 ne: 31-08-2022, 14:24:32
Ishte dobet, me ate nivel qe paraqiti cudi qe eshte kampion.

  • Postime: 1758
  • Karma: +10/-4
  • Gjinia: Femer

#7 ne: 31-08-2022, 15:37:02
Ishte dobet, me ate nivel qe paraqiti cudi qe eshte kampion.
Kryesorja është kampion 😁

  • Postime: 7522
  • Karma: +88/-62
  • Gjinia: Mashkull

#8 ne: 31-08-2022, 16:28:04
Ate thom ene un.:P
Persa kohe zihet me grushta me te 260 në bote kampion do mbetet.:P

  • Postime: 28611
  • Karma: +48/-5
  • Gjinia: Mashkull

#9 ne: 31-08-2022, 20:25:40
Tani nuk është se e kam ndjek ne detaje si është puna, por sapo doli ne krah te Rames iu turren si me bukë në traste dhe filluan ta sulmojnë për gjithçka dhe t'i mohojnë çdo meritë, që për mendimin tim është gabim.

Temat e fundit