×

Ami dhe Ermali në pritje të një fëmije

· 1 · 488

Ami dhe Ermali në pritje të një fëmije

· 1 · 488

  • Postime: 18290
  • Gjinia: Femer
ßåßy ღ
ne: 27-05-2012, 09:22:15
Tiranë – Ata përbëjnë një nga çiftet më të bukura të showbiz-it shqiptar. Gjithmonë të lakuar për ngjarje të jetës private dhe profesionale, Ami dhe Ermali u bashkëngjiten faqeve të suplementit “Bluetooth” me një lajm shumë special nga jeta e tyre.

Që pas martesës dy vite më parë, pyetja që nuk mungonte në asnjë intervistë të çiftit, i cili aktualisht është i angazhuar me drejtimin e spektaklit “Dancing with the stars” ishte ajo se kur do të bëheshin prindër, dhe përgjigja e tyre ishte: Së shpejti. Por së fundmi, në një intervistë të dhënë për “Gazeta Shqiptare”, Ermal Mamaqi, aktori i dashur i humorit shprehu dëshirën e tij të madhe, që 2012-ta t’i kthente në prindër dhe siç duket kështu do të ndodhë…

Për të gjithë fansat e çiftit kemi një lajm të mirë. Ami është shtatzënë, por ky lajm ende nuk është përhapur mes miqve, sepse prezantuesja sapo ka hyrë në muajin e dytë të barrës dhe si supersticioze që është ngurron të tregojë rreth këtij gëzimi.

Gjithsesi, ne të “Bluetooth”, që nuk lëmë gjë të na shpëtojë, kemi zbuluar se pas kontrollit mjekësor në një prej klinikave më të njohura private në Tiranë, Ermali i gëzuar nga lajmi i mirë që mori, lajmi që do të bëhet baba, ka shkuar në një pastiçeri për të blerë ëmbëlsira për gjithë stafin e klinikës…Urojmë që çifti simpatik të mos na marrë inat pas zbulimit të këtij lajmi, pasi ne s’e mbanim dot për vete, ndërkohë që i urojmë Amit një shtatzëni sa më të lehtë…
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super