×

Post reply

Emri:
Email:
Titulli:
Ikona e mesazhit:

Verifikimi:
Cfare gjuhe flasin shqiptaret?:

shtyp alt+s per te postuar ose alt+p per ta kontrolluar


Permbledhje

Postuar nga: dreamm
« ne: 11-04-2013, 14:59:22 »

TIRANË- Filmi dokumentar “Anija” i Roland Sejkos vjen në kinematë shqiptare.

Pas shfaqjeve të fundit në kinematë italiane, që prej ditës së djeshme, e në vazhdim, “Anija” do të shfaqet në rrjetin e kinemave “Imperial”. Filmi është rrëfimi i një udhëtimi drej Italisë kur në vitin 1991 një anije me një ngarkesë të pazakontë iu drejtua brigjeve italiane. Dokumentari dëshmon se cilat kanë qenë përpjekjet e njerëzve për t'u ngjitur në ato anije, momentin e largimit, por dhe “mikëpritjen” e vendit fqinj, Italisë.

Dhjetë personazhe të cilët kanë qenë pjesë e eksodeve, rrëfejnë udhëtimin me anije, pas 20 vitesh. Në këtë film, Sejko nuk mjaftohet të tregojë vetëm historinë e tri zbarkimeve të mëdha, në mars, gusht 1991 dhe në vitin 1997, ai kërkon të hyjë mes asaj turme për të kuptuar se cilët ishin këta njerëz, nga vinin, ku shkonin dhe mbi të gjitha ku janë ata sot.

Filmi është një ndërthurje harmonike mes pamjeve arkivore të gjetura në Arkivin e Filmit, por edhe në kronikat e televizioneve italiane, duke përballur propagandën e partisë me dyndjet e njerëzve drejt bregut. Personazhet përmes historive personale, asaj që ishin dhe asaj që janë, ndërtojnë rrëfimin.

Dokumentari i regjisorit Roland Sejko u shfaq për herë të parë për publikun e Tiranës, mbrëmjen e parë të Festivalit të Filmit Shqiptar.
(m.a/ata/BalkanWeb)