×

Kush janë personazhet e "Portokalli"?!

Kush janë personazhet e "Portokalli"?!

· 13 · 10709

  • Postime: 26359
  • Gjinia: Mashkull
M A X
ne: 22-01-2006, 13:24:14
Agron Llakaj

Agron Novruz Drita Llakaj
Lindur me 24.04.1960 ne Memaliaj, rrethi Tepelene.
Profesioni: aktor.
Jam lindur ne një fis trimash, atëherë kur Shqipëria kacafytej me Bashkimin Sovjetik, sot Rusia, kur çdo shqiptar ishte gati me pushke ne dorë dhe i vetëm babai im Novruzi, me një dorë kapi pushken dhe me doren tjetër ... dhe pas një viti u linda unë.
Arsimin 8 vjeçar e kam mbaruar ne Memaliaj.
Gjimnazin e fillova ne shkollën ushtarake "Skenderbej" nga e cila u perjashtova ne vit te dytë ... dhe e mbarova ne Memaliaj.
1978-1987 (kam punuar ne Minieren e Qymyr Gurit ne Memaliaj).
1982-1984 (kam qenë ushtar).
1987-1991 Akademia e Arteve Tiranë.
Jam aktivizuar ne shumë spektakle si aktor i lirë profesionist ose si i ftuar special si ne "12 ne Hollivud", "12 vallezime pa një te shtunë" dhe "12 jave rreth fatit" etj.
1996-2002 "Telebingo Kombëtare".
1996-1998 dyshe me aktorin Koco Devole.
1998 kam bashkerealizuar filmin humoristik "Titaniku" ne TV Klan.
2003 e ne vazhdim ne spektaklin "Portokalli" si Drejtor Artistik, moderator (prezantues) dhe aktor.
Rolet me te spikatura ne Portokalli kanë qenë:
Xha Temja, Aneja (tek Dy Plakat), Moisiu, Berisha, Mejdani etj.
Vazhdoj procesin krijues e interpretues ne Portokalli.
Jam duke pregatitur sinopsin e një filmi humoristik me metrazh te gjatë, ne bashkëpunim me Top Chanel.
Rrofte Shqipëria jo e lirë!

Amanda Toska

Lindur ne 1982, ka mbaruar shkollen tete vjecare dhe te mesme te baletit dhe Akademine e Dansit ne vitin 2000.
Ne vitin 2001 aktivizohet me Trupen e Baletit ne TV Klan ne spektaklin e perjavshem "Porta e Fatit", "Maratona e Kenges Popullore", "Kombinat Show", "Kenga Magjike", "Nete vere 2001" etj.
Ka prezantuar "Nete vere 2002" ne TV Klan, "Festivali i Kenges Popullore" ne TVSH, nje spektakel me te ftuar ne Prishtine etj.
Ne vitin 2003 filloi Fakultetin e Shkencave Sociale ne degen Psikologji.
Qe nga vjeshta e vitit 2004 e deri tani punon si Moderatore (Prezantuese) ne spektaklin "Portokalli".

Marrë nga: top-channel.tv

[attachment[/attachment]
« Editimi i fundit: 21-03-2006, 11:16:29 nga Berni »

  • Postime: 26359
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#1 ne: 22-01-2006, 13:39:19
Erand Sojli

Diplomuar ne Akademine e Arteve, dega Drame (1999-2003).Pjesemarres ne disa shfaqje te Teatrit Kombetar dhe ne disa filmaNe spektaklin "Portokalli" ka qene pjesemarres aktiv qe nga Edicioni i Pare ne rolin e Mitit (Emigranti), Qifja (Ushtari bedel) dhe se fundmi do te interpretoje Stilist i cili ka vazhdimisht probleme me komshinjte e ardhur nga rrethet. Ata paragjykojne aparencen e tij dhe si pasoje personazhi kerkon te shese apartamentin.Erand Sojli gjithashtu ka shkruajtur vazhdimisht tekste per personazhet e veta dhe per personazhe te tjera te njohura te spektaklit Portokalli.Batutat kryesoreMiti: "Per koken e mamkes", "O temen e semes!"Qifja: "Mai dhamet hap sa te gjej krevatin!"

Mariana Kondi

Mbaruar ne vitin 1983 Akademine e Arteve, Tirane, dega drame.
Emeruar ne Estraden e Shtetit, menjehere pas mbarimit te shkolles.
Gjate karieres prej 23 vjetesh ka punuar me shume regjisore.
Ka kryer shume karaktere si: Nafia, ("Gjuetia e fundit", skenari Koco Devole), Bakushja (regjisor Pali Kuke), Gaxhia (regjisor Bujar Kapexhiu), dhe ne spektaklin Portokalli me rolet e Pasionare Llapes dhe te Mamit (regjisor Altin Basha).
Ka kryer shume aktivitete ne Televizionin Shqiptar si: "Varietete", "E shtuna gazmore e nje qyteti", "Rreth fatit per 12 jave", "12 vallezime pa nje te shtune", "12 ne Hollivud", "Jeta e akrobateve te cirkut", etj.
Pjesemarrese ne kinematografine shqipetare ne filmat: "Fejesa e Blertes", "Kemishat me dyll", "Eja", "Stola ne park", "Fushe e kuqe, fushe e blerte", "Per ju", film i Leonard Gjates, "Gjoleka, djali i Abazit" i Dhimiter Anagnostit, ne rolin e Nenes, film i cili pritet te dale se fundmi.
Pjesemarrje ne aktivitete te ndryshme jashte Shqiperise per bashkeatdhetaret tane, ne Europe dhe ne SHBA.

Ganci Mirzo

2005, Diplomuar ne Akademine e Arteve, dega Aktrim.Ka marre pjese ne role te ndryshme ne teater dhe kinematografi si per shembull roli i Florit ne filmin me metrazh te shkurter "Lulebore", regjia Robert Budina, roli i Bojetit tek komedia e Shekspirit "Mundimet e humbura te dashurise", regjia Altin Basha. Role te tjera: Titoreli, nga Franc Kafka "Procesi", regjia e Mario Ashikut, Cico, personazh ne tragjikomedine e Vincenco Salemes me titull "Jashte bie bore".Aktualisht ne Portokalli me rolin e Gjergjit i cili mund te quhet nje personazh tragjikomik (psikosomatik) sepse e koncepton realitetin e tij te veshtire ne menyre shume komike.

Florian Binaj

Vazhdon studimet ne Akademine e Arteve, (Dega Pikture).
Pjesemarres ne disa ekspozita pikture ne Shqiperi dhe ne Ballkan. Fitues i disa cmimeve ne bashkepunim me GTZ, Bashkine e Tiranes, dhe Institutin Italian te Piktures.
Pjesemarres ne 'Portokalli' qe nga Edicioni i Pare ku ka interpretuar rolin e Edi Rames. Ne kete sezon do te vazhdoje te interpretoje te njejtin rol.

Ervina Kotolloshi

Diplomuar ne Akdemine e Arteve dega Regjisure (2000-2004)
Pjesemarrese ne disa role te ndryshme ne teater dhe televizion.
Disa nga rolet me te spikatura:
Lusite tek "Hiqini ato perde".
Vesi, mendesha dhe gruaja e pare e Herkulit tek "Herkuli".
Gertruda, Ofelia, Fortimbrasi tek "Hamleti".
Pjesemarrese ne festivalin "Butrinti 2000" me shfaqjen "Herkuli"
Pjesemarrese qe nga edicioni i pare i Portokallise me disa role:
Sezoni i pare: Adela (vajza e vogel)
Sezoni i dyte dhe i trete me personazhin e Ponjes, nje studente e ardhur nga Hundekuqi, e cila jeton ne konvikt dhe vazhdimisht mundohet te pershtatet sa me mire me ambientin tiranas.
 
Koço Devole

Aktor dhe regjisor ne Estraden e Ushtrise dhe ne Estraden e Shtetit.
Regjisor dhe Skenarist ne TVSH.
Autor dhe interpretues ne shume spektakle televizive dhe filma humoristike.
Ne Portokalli, Edicioni i dyte, kthehet si autor dhe aktor ne rolin e Doktor Aristidhit, nje personazh i cili ishte i ndertuar nepermjet bashkebisedimit telefonik me personazhe te ndryshme.
Ne Edicionin e Trete e kemi njohur ne rolin e Aishes, bashke me Agron Llakaj ne dyshen "Dy Plakat" dhe aktualisht, pervec ketij roli te fundit do te luaje edhe personazhin e Sovjetit, nje barist 60 vjecar, tirons-pijanec dhe llafazan.

Suela Xhonuzi

Mbaruar ne Akademine e Arteve, Tirane, Viti 2001, Dega Drame.
Angazhuar ne Teatrin e Durresit me role te ndryshme.
Punesuar prane Televizionit Koha si prezantuese.
Rolet ne Teater: Hermia, tek "Enderra e nje nate vere", Barbara tek "Karriera", Momentalnikov tek "Banja", e Majakovskit.
Angazhuar me Kompanine "Trafic Teater" me regjisorin Arben Kumbaro.
Pjesemarrese ne filmin e Ylli Pepes, "Leter nga Moreja".
Aktualisht aktore humori ne spektaklin Portokalli, ne rolin e Betit, nje vajze e shemtuar qe megjithate mendon se te gjithe e pelqejne.
 
Amalinda Kori

Ka mbaruar shkollen e mesme "Ismail Qemali" dhe aktualisht vazhdon vitin e dyte ne Fakultetin e Shkencave Sociale, Dega Filozofi-Sociologji.
Ka qene pjesemarrese qe nga Edicioni i Dyte ne spektaklin Portokalli me rolin e Xhevries.
Batuta me e njohur e saj eshte "A m'kuptove ...?"
Xhevria eshte nje grua plake qe perfaqeson komunitetin e romeve dhe qe merret vazhdimisht me thashetheme. Paraqet vazhdimisht probleme nga jeta e perditshme, grindjet me te shoqin pijanec, dhe marredhenie te tjera familjare shume komike.

Ola Harizaj

Diplomuar ne Akademine e Arteve, dega Aktrim (1998-2002).
Aktore e Teatrit "Questors" ne Angli.
Pjesemarrese ne Edicionin e Dyte, Portokalli me rolin e Silves, e dashura e Ninit e cila vjen si fillim per ta nxjerre kete personazh nga burgu dhe me pas prezantohet si nje vajze me e hedhur se c'duhet per ambientin shqipetar.
Ne Edicionin e Portokallise eshte paraqitur ne rolin e Frensit, nje parrukiere e deshtuar e cila gjithmone kapej me klientet dhe tregonte histori te ndryshme per konfliktet me ata.
Kete sezon kthehet me rolin e nje Stjuardese qe tregon historite e udhetimeve te saj.

Ervin Bejleri

Diplomuar ne Akademine e Arteve, dega Aktrim (1997-2001).
Pjesemarres ne disa role ne Kompanine OAZ si:
1. Demetri (Enderra e nje nate vere)
2. Polici (Dashuri ne furgon)
3. Mark Aleni (Pallati i enderrave)
4. Kryeministri (Ne emer te popullit)
Pjesemarres ne festivalet eksperimentale ne Liban, Egjipt, France, Itali me shfaqjen "Sakrifice", Regjia Marko Balioni.
Pjesemarres qe nga Edicioni i Pare ne Portokalli ne dyshen Nini dhe Vini, duke interpretuar rolin e Vinit.
Ne Edicionin e Dyte me dyshen Vini dhe Silva dhe me pas me rolin e Cetit, nje taksist me shprehjen e tij karakteristika "Ma jep nji cinare!"
Ne kete sezon kthehet serish me Cetin, qe kesaj rradhe ka marre profesionin e nje kameramani qe nderhyn gjithmone ne bisedat e moderatoreve dhe te aktoreve, duke krijuar konflikte dhe situata komike.
 
Besart Kallaku

Aktualisht vazhdon studimet ne Akademine e Arteve, Dega Regjisure.
Per tre vjet rresht fitues i cmimit te pare ne konkursin e interpretimit, shkalle rrethi (Kruje).
Pjesemarres per here te pare ne Top Channel ne spektaklin "Pole Position" i cili i dha edhe spunto per t'u prezantuar ne Edicionin e Pare te spektaklit Portokalli, fillimisht me rolin e Tutes, nje prostitute e ardhur nga Italia.
Eshte bere shume i njohur gjithashtu me rolin e Gjinit minator, Gjini mesues dhe se fundmi me rolin e Gjinit Analist. Kete Edicion Gjini do te paraqitet ne rolin e nje zedhenesi te qeverise se re.
 
Gazmend Gjoka

Profesor/as. Qe nga viti 1993 Pedagog ne Akademine e Arteve, per lenden "Fjale Artistike".
1994-1995 specializim ne Universitetin Oksford, Angli.
Aktor i B.A.D.A.
Bashkethemelues i "Kompanise OAZ".
Role ne Teatrin Kombetar, ne Akademine e Arteve dhe ne disa Kompani private.
Interpreton per here te pare ne Portokalli ne rolin e Xhonit, nje shqiptar Kosove i cili banon ne Amerike dhe me mall e deshire te madhe ka ardhur ne Shqiperi me idealizma per atdheun dhe per vullnetin e madh per te marre pjese ne jeten shqipetare si biznesmen dhe financues. Takohet me personazhin e njohur te Ninit dhe konflikti lind ne momentin kur te dy mundohen t'ia hedhin njeri-tjetrit.
 
Elvis Pupa

Ka mbaruar Akademine e Arteve, dega Aktrim (1996-2000).
Qe nga viti 2000 e deri sot punon si pedagog i jashtem i "Fjales artistike" ne Akademine e Arteve.
Ka interpretuar disa role ne "Teatrin Kombetar", ne kompanine "Oaz" dhe ne "Akademine e Arteve".
Pjesemarres ne Edicionin e Pare te spektaklit Portokalli, me dyshen e famshme "Nini dhe Vini", ne rolin e Ninit, nje emigrant i sapokthyer nga Italia ne Shqiperi duke i sjelle publikut per here te pare imazhin e nje "te forti", komik, pjese e perditshme e realitetit tone.
Rikthehet serish kete sezon ne Portokalli, perseri ne rolin e Ninit, i shoqeruar kete radhe nga personazhi i Xhonit, te dy emigrante ne Amerike, te kthyer ne Shqiperi per te zhvilluar aktivitetin e tyre te biznesit.
 
The SHBLSH

Nje treshe qe vazhdimisht ka sjelle humor nepermjet temave, situatave dhe personazheve te ndryshme
Te pranishem qe nga Edicioni i Pare ne spektaklin "Portokalli".

Gentian Zenelaj: Ka mbaruar Akademine e Arteve, Dega Aktrim (1997-2001). Pjesemarres ne disa role ne Teatrin Kombetar, ne Akademine e Arteve dhe ne filma. Pjesemarres ne Portokalli qe nga sezoni i pare.

Julian Deda: Ka mbaruar Akademine e Arteve, Aktrim (2000-2004). Pjesemarres ne disa role ne Teatrin Kombetar, ne Akademine e Arteve dhe pjesemarres ne Portokalli qe nga edicioni i dyte.

Ermal Mamaqi: Student ne vitin e katert, Akademia e Arteve, Dega Kanto. Pjesemarres qe nga Edicioni i Pare ne Portokalli ne grupin "The SHBLSH" si dhe me personazhin e famshem "Bleta punetore". Ne Edicionin e dyte, u largua nga treshja e famshme per te interpretuar, pervec Bletes Punetore dhe Gjergj melankolikun. Rikthehet serish ne edicionin e katert me grupin "The SHBLSH".

Disa nga rolet e tyre me te suksesshme jane:
Isa Boletini, Skenderbeu, Ismail Qemali, Vellezerit Frasheri, Personazhe te ndryshme te letersise dhe te filmave shqipetare si dhe personazhet e thjeshta familjare Baci, Bedria dhe Amarildo.

Batutat me te pelqyera:
Gentian Zenelaj: "Fole ti, te degjova une, fol ti tani te degjoj une!"
Julian Deda: "Oh sa kom qesh, sa kom qesh aty!
Ermal Mamaqi: "Hajde ke prindrri!"

Sqarim: SHBLSH = Shtepia Botuese e Librit Shkollor

  • Postime: 7035
  • Gjinia: Femer
erlehta
#2 ne: 24-01-2006, 07:28:23
Te gjithe keto personazhe kane cilesite e tyre te vecanta.
Renditja ime personale per to  eshte.

The SHBELSH
Nini me xhonin
Rimi
Gjini

  • Postime: 27105
  • Gjinia: Mashkull
Berni
#3 ne: 25-01-2006, 09:18:59
Endërrova të bëhem jurist, por u bëra "polic" i Portokallisë



çapkën, i çiltër dhe shumë humorist. Është Julian Deda, djali që me humorin e tij ka bërë për vete çdo lloj moshe. Në vitin 2004 ka mbaruar studimet me rezultate të shkëlqyera në Akademinë e Arteve, në degën aktrim. Gjatë shkollës ai është aktivizuar nëpër aktivitet që ka zhvilluar shkolla, qoftë komedi, dramë, ndonjëherë dhe në tragjedi. Pas mbarimit të shkollës, ai ka marrë pjesë në projektin teatror të bërë në Sarandë në Antigona dhe më pas ka marrë pjesë në festivalin e Butrintit. Po në vitin 2004 ai punon në Top Chanel si pjestar i spektaklit mjaft të ndjekur në Shqipëri "Portokalli", ku bën pjesë në trion humoristike "Dhëshbëlsh". Aktualisht ai vazhdon të punojë në "Portokalli", por me një ndryshim të vogël në trion e tyre.Pas një mori rolesh, ai ka luajtur dhe në disa pjesë teatrore si në një dramë argjentinase, në festivalin e aktorit në Fier, ku kandidon si "debutuesi më i mirë".Në një intervistë të dhënë për gazetën "Sot" ka treguar se si jeta e artistit në Shquipëri është shumë e vështirë.
Po të mos ishit aktor çfarë zanati do të zgjidhnit?
Po të mos isha aktor, nuk do të bëja asgjë. Më parë gjëja që kisha më shumë inat, ishte të bëhesha aktor. Ëndrra ime në sirtar ka qenë të bëhem jurist, por kjo rrugë që kam zgjedhur më përshtatet. Do të isha një njeri kot. Në vit të dytë në gjimnaz, unë vendosa për t'u bërë aktor. Morra pjesë në një komedi në Shkodër në teatrin "Migjeni" dhe aty të tjerët panë, që unë mund të vazhdoja shkollën për aktor. Por sigurisht nuk e dija që do të vija në këtë pikë ku jam sot.
Tek kush e gjetët më shumë mbështetjen, për të vazhduar në rrugën e artit?
Unë e di që ju doni të dilni tek im atë, por ai ka qenë njeriu i vetëm që nuk më ka mbështetur fare. Në kuptimin e mirë të fjalës, që do të thotë që kur unë i kam thënë se do të bëhem jurist, ai më ka thënë "shumë mirë bravo", por kur i thashë se do të bëhem aktor, ai më tha përsëri "shumë mirë bravo". Me pak fjalë ai nuk ma ka imponuar asnjëherë, por mbështetja e tij ka qenë indirekte. Qëkur kam qenë i vogël më merrte me vete, ku shikoja prova në estradë, në teatër. Por nuk e kam pasur shumë dëshirë ta bëja vetë atë profesion. Ndihma e tij në mënyrë direkte ka qenë emri i tij. Unë nuk e kam absolutisht për turp dhe nuk më shqetëson fakti, që jam djali i një aktori të njohur dhe të jem nën hijen e tij. Secili nga ne të dy ka individualitetin e tij krijues dhe karrierën e tij. Ai ka një karrierë shumë më të gjatë se unë, shumë më të larmishme se unë, ka dhe tituj mbi shpatulla kurse unë jam në fillimet e karrierës dhe them se do ia arrij.
Cilin nga rolet që ju keni intepretuar e keni më përzemër?
Gjithë regjosorët thonë "filmat i kam si fëmijët e mi". Por unë s'po them që të gjitha rolet i kam si fëmijët e mi, që i dua shumë fort. Sigurisht ka role ku unë jam ndjerë pak më mirë, se tek rolet e tjera. Ka role që kanë pas më shumë sukses, duke përmendur rolin e Isa Boletinit, Zhulieta, në përgjithësi rolet e femrave, polici, Miranda. Po flas për rolet, që kur janë shfaq kanë lënë një batutë dhe në momentin që karakteri e le batutën në mënyrë padashje, pas asnjë qëllim atëherë unë mund të them që karakteri ka arritur të tregojë atë çfarë kam dashur të tregoj unë. Është Memishi ai banakeri kur thotë "jeni të nderum, të respektum...", ose Gloria tek tre fëmijët.
Batutat që ju pëlqejnë më shumë?
Batutat që më pëlqejnë më tepër ka shumë, si ajo "u bone ti.." ose "çfarë, si the??", "jeni të nderum, të respektum", "ta çaj gojën", "oh sa kom qesh" dhe shumë batuta të tjera. Gjithë këto batuta më pëlqejnë. Më pëlqen dhe një batutë e Isa Boletinit kur i thotë Fatos Nanos "ne duhet me u bo vllazën e jo motra".
Sa ju pëqejnë kritikat?
Kritika është gjëja më e bukur, që mund t'i ndodhë një aktori. Por varet se çfarë kritike është, sepse njeriu që të kritikon duket që në momentin që fillon të të kritikojë, të kritikon për mirë apo për të keq. Flas për kritikat e mira, që janë kritika konstruktive, i mirëpres me dashamirësinë më të madhe. Pastaj kur shoh që kritika është destruktive, unë e dëgjoj por nga njëri vesh më hyn dhe nga tjetri me del. Nuk më bën asnjë lloj përshtypje.
Me cilët nga kolegët e "Portokalli"-së keni relata më të mira?
Me të gjithë shkoj mirë, por sigurisht janë dy kolegët e mi Genti dhe Ermali. Shkojmë mirë, çdonjëri ka nervat e punës, sepse nuk ka punë pa nerva. Kjo puna jonë është me nerva të tendosura, ku fakti që kemi dalë për çdo javë është shumë shpejt për të dalë në publik. Tre-katër ditë për të përgatitur një material, nervat nganjëherë janë të tendosura në maksimum, sa nuk do asnjeri pranë. Por në përgjithësi shkojmë shumë mirë. Komplet stafi i "Portokalli"-së shkon mirë, sepse marrdhëniet brenda stafit ose pas kuintave, reflektohen shumë mirë në ekran. Përderisa "Portokalli"-a ec dhe ka një suskes të jashtëzakonshëm, do të thotë se është e përbërë nga njerëz që shkojnë mirë me njëri-tjetrin, kanë harmoni dhe e bëjnë gjithë bashkë "Potokalli"-në. Në këtë program marrin pjesë të gjithë me regjisorë, gjithë aktorët, të gjithë. "Portokalli" është i vetmi spektakël me humor.
Mendoni se duhet të ketë humor dhe në televizionet e tjera?
Ky është një problem shumë kompleks, sepse ka të bëjë dhe me anën administrative, që do të thotë dhe ana ekonomike. Këto janë spektakle që kushtojnë shumë dhe spektakli "Portokalli", kushton me të vërtetë shumë. Ka shumë aktorë të mirë, shumë njerëz që punojnë pas nesh, ku nuk është problemi vetëm tek pagesa por edhe tek impenjimi i një televizioni për të bërë diçka të tillë. Kam përshtypjen se Top Chanel, është më kurajoz për ta bërë. Duke qenë më kurajoz, gjërat vijnë mbrapa dhe kurajoja është e para që të shtyn që të bësh një spektakël të tillë. Duke pasur kurajo, gjen aktorët më të mirë që mund të ekzistojnë sot për sot. Dhe krijon një vijueshmëri të spektaklit, në mënyrë të atillë që një televizion tjetër kur tenton për ta bërë do ndjehet pak inferior. Ne tashmë kemi arritur në sezonin e pestë dhe nuk është e lehtë që të arrihet ky sukses. Mbase mund të arrijnë nesër dhe uroj që të arrihet kjo gjë, sepse është më mirë për ne dhe të ndjehemi në konkurrencë. Por përderisa s'ka të tjerë, siç është ajo batuta "ne nuk jemi më të mirët, por më të mirë s'kemi parë".
"Portokalli" po i mungon publikut, kur mendohet të shfaqet sërish?
Po mungon, sepse ka nevojë për pushim. Të gjithë këto materiale, nerva, gjithë kjo sforco trupore, fizike ka nevojë për relaks. "Portokalli"-a e ka bërë si traditë, që në çdo sezon tre mujor ka nga një muaj pushim, sepse kjo është një lloj frymëmarje. Si të thuash një lloj rifreskimi idesh, që kur të dalim të jemi sa më vital, sa më të suksesshëm.
Vitin që kaloi ju si staf, bëtë një turne në Londër, në Itali dhe në Greqi. çfarë mbresash ju ka ky udhëtim?
Turneun e kemi zhvilluar në qershor në Londër, në Athinë, Selanik, në Milano dhe në Verona. Por ishte një turne i mirë për shumë arsye kryesore, por ajo kryesore ishte për faktin që ne pamë se si na pritën njerëzit atje. Që do të thotë se interesi ishte maksimal, duke shtuar dhe faktorët e tjerë që ata kishin kohë që ishin larguar nga vendi i tyre. Ishte malli, nostalgjia, por gjithsesi përveç kësaj edhe humori kishte anën e vet. Atje na pritën shumë mirë dhe kemi ngelur shumë të kënaqur. Sidomos dua të veçoj Londrën dhe Athinën. Sigurisht që na pyesnin për Shqipërinë, kur dikush përgjigjej në mënyrë negative, dikush në mënyrë pozitive. Unë në fakt kam dhënë përgjigje negative për Shqipërinë, ku Shqipëria është në një rrëmujë totale. Për ne ishte kënaqësia më e madhe, kontakti me ata njerëz që kishin vite pa ardhur në vendin e tyre dhe kanë vite që na shohin nëpërmejt ekranit. Kam një rast shumë të bukur, që na ndodhi në Athinë. Kishim numrin e ngritjes së flamurit me Isa Boletinin, Skënderbeun dhe Isamil Qemalin. Ishte një moment, ku unë në rolin e Isës do ngrija flamurin, mirëpo ne s'kishim flamurë sepse ne as në "Portokalli" nuk e kemi përdor flamurin. Vjen një person nga fundi i sallës dhe me flamur në dorë thotë "Na Is ngreje flamurin". Unë e mora e ngrejta flamurin dhe njerëzit një çerek ore u ngritën në këmbë duke duartrokit dhe duke qarë. Kjo ndodhi në Greqi, sepse atje ka probleme me emigrantët. Dhe më në fund ata panë të ngritur flamurin e tyre, live pa frikë.
Thuhet se ju i ngjani trios së humoristëve italianë, Aldo, Xhovani dhe Xhakomo. Sa e vërtetë është kjo?
Më bëhet shumë qejfi, që na kanë krahasuar me ata të tre. Sepse ata jaëa një treshe unike në llojin e tyre. Sigurisht ne nuk nisemi për t'i imituar ata, thjesht ne bëjmë humor me trinomin që kam përshtypje se është numër ekzakt. Katër janë shumë, dy mbase janë pak dhe treshja është diçka fikse. Ne nuk kemi gjithmonë parasysh kur kemi numrat tonë që ti imitojmë ata të tre, por kemi idenë që treshja ashtu funskionon. çdo treshe ka një të përbashkët. Le ta marrim si shembull "i zgjuari-budallai-naivi"ose "gruaja-burri-dashnori". Ata janë figura që ne i kemi shumë përzemër.
Ju kë aktor keni më shumë përzemër?
Kam Jim Carrey. Tek ai më tërheq plastika e tij. Është shumë origjinal, nuk ka lidhje me asnjë aktor tjetër në këtë botë. Është unik në mënyrën e tij, sepse ai shpreh çdogjë, qoftë komike, qoftë dramatike, qoftë tragjike. I shpreh me plastikë, me mimikë, me fjalë, me psikofizikën e tij. Kur kam qenë student e kam pas ndonjëherë, shembull kur luaja me rolet e mija. Këtë aktor e kam më përzemër, sepse është më afër meje si karakter. Unë jam vetë karakter i tillë.
Keni pasur propozime nga televizionet e tjera?
Jo. E para, sepse njerëzit kanë frikë të na bëjnë propozime, ku ne jemi në "Portokalli" dhe nuk na lehjohet. Sigurisht në momentin që do ta marrin vesh njerëzit, që ne do ta lëmë "Portokalli"-në do kemi shumë oferta. Edhe sikur të më vijnë, nuk do pranoja sepse jam mirë tek "Portokalli"-a.
Si është Juliani në ditën e përditshme?
Jam i çiltër. Pij cigare të lira dhe jo të shtrenjta, kam një makinë të lirë jo shumë të shtrenjtë dhe jetoj me familjen time. Meqë ra fjala tek familja...... ç'mund të them për familjen time. Jam me gruan time dhe presim një fëmijë. Kaq...
çmendim keni për politikanët shiptarë?
Politikanët aq sa i urren aq edhe i do. Them që politikanët në Shqipëri, kanë marrë përsipër një punë shumë të vështirë, në përgjithësi të gjithë politikanët. Unë nuk jam një ekspert i madh, por politika këtu ka ngërçe të llahtarshme përsa i përket vazhdimësisë së problemeve politike. Këto politikanë mbase duhet të shohin se çfarë bën bota, domethënë Shqipëria është në fazën e kopjimit, nuk është në fazën e shpikjeve, sepse ne duam me shpik. Por me shpik kanë shpikur të tjerët para nesh, prandaj më mirë të shohim se çfarë bota bën njëherë. Domethënë siç sillet bota me popullin buxhetor, si sillet bota me artistin, me një piktor, me një aktor, ta shohin dhe ta vënë në zbatim këtu tek ne. Përshembull miinistria e kulturës duhet të shohë se si sillet një ministri e një shteti me artistët. Le të mos them për rrogat qesharake, që ka teatri kombëtar dhe këto marrdhënie pa lidhje e largojnë artistin nga teatri. Them se duhet riparuar disa gjëra, në politikat artistike në veçanti dhe në politikat në përgjithësi.
Nga Denada CIBAKU Gazeta Sot

  • Postime: 27105
  • Gjinia: Mashkull
Berni
#4 ne: 26-01-2006, 11:13:53
Si filloi rruga ime drejt "Portokallisë"



Genti Bejko pjesëmarrës në spektaklin "Portokalli" në Top Chanel, i munguar për një periudhë publikut tashmë është rikthyer por me një tjetër personazh. Në intervistën e dhënë për gazetën "Sot", ka treguar mbi familjen dhe mbi pasionin e tij për artin. Ka mbaruar studimet në Akademinë e Arteve në degën regjisurë. Pas mbarimit të shkollës ai ka organizuar një shfaqje që në ato kohë bëri bujë në media, që në një farë mënyre e ndihmoi t'i kishte dyert e hapura drejt karrierës së tij artistike dhe profesionale. Gjithashtu ka marrë pjesë në shfaqjen "Herkuli" në Butrint, ku më vonë e risolli në skenë të ripërpunuar. Më pas fitoi një çmim në një konkurs të zhvilluar nga Teatri Kombëtar.Më vonë merr pjesë në konkursin e parë për regjisorët e rinj të organizuar nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve me pjesën "Komedi e zezë", që i dha një shtysë dhe një mundësi për të ecur më shumë drejt rrugës së vështirë të artit. Dhe më pas bëhet pjesëtar i spektaklit mjaft popullor në Shqipëri "Portokallisë" ku në sezonin e fundit i mungoi publikut por tashmë është rikthyer me një personazh të ri.
Ju pëlqen më shumë të jeni në rolin e një regjisori apo të një aktori?
Akademia jonë ka një të mirë që në shkollat jashtë vendit aktrimi nuk është brenda në regjisurë, por tek ne kjo gjë ekziston dhe kjo më ka ndihmuar. Kam pasur pasion tek të dyja, si regjisurën dhe aktrimin. Më tepër në regjisurë unë synoj më shumë nga teatri, e kam si të thuash preferencën time karshi teatrit. Kam punuar dhe në televizione dhe si asistent-regjisor në disa filma. Nuk e heq mundësinë të bëj më vonë ndonjë film. Kam bërë disa shfaqje ku njëra prej tyre ka qenë "Herkuli", ku e risolla në skenë të ripërpunuar. Në këtë shfaqje unë solla një përzierje aktorësh të rinj nga Akademia e Arteve, të cilët ishin për regjisurë dhe aktrim ku morëm pjesë në Butrint. U grimë në thashetheme si përshembull: "shfaqja e këtyre studentëve shpëtoi festivalin e Butrintin, sepse nuk kishte shfaqje shqiptare" dhe të tjera të këtij lloji. Por në teatër ekzistojnë njerëz shumë "dashamirës" dhe dashamirësia e tyre arriti në një farë feje, që donin me çdo kusht të na hiqnin nga teatri bashkë me trupën time që kasha krijuar. Megjithatë kjo nuk ishte një pengesë pasi unë mora pjesë dhe në konkursin e parë për regjisorët e rinj, që ishte një pjesë shumë e veçantë ku më dha një shtysë dhe një kënaqësi për të ecur më tej. Për arsye personale u shkëputa nga një sezon i "Porokallisë" dhe ku tani kam vendosur të kthehem me nje personazh të ri. Por unë i kam ndjekur nga larg nëpërmjet mediave, gazetave dhe kam shumë rezerva ndaj evenmimenteve të fundit teatrore që janë bërë në Shqipëri. Flas për ato shfaqje, të cilat shiten si shfaqje të mëdha të bëra nga njerëz mediokër që s'kanë pikën e lidhjes dhe marrin përsipër të bëjnë kryevepra botërore. Pastaj kurrë nuk e kisha menduar se do të isha një aktor komik, që do arrija të bëja "Portokalli". Në momentin e parë kur kanë qenë në ujërat e "Portokallisë" se kam pasur idenë për të luajtur aktor. Pastaj duke folur me regjisorin e "Portokallisë" Altin Bashën, me të cilin kam pasur kontakte që në shkollën e akademisë, si të thuash ai më dha një lloj shtyse që të luaja dhe unë në "Portokalli". Unë nuk e shikoja veten si monologist, nuk e mbaj veten për një aktor të mirë dhe hodha idenë të sajonim një treshe. Mblodhëm njerëzit adap, u krijua treshja e famshme e "The SHBLSH". Tani do të rikthehem në "Portokalli" por me diçka të re.
Kur keni qenë në "Portokalli" nga familja, nga kush i prisnit më shumë kritikat?
Unë në përgjithësi vazhdoj të kem ato rezervat e mija për veten time. Gjithmonë është mirë t'i marrësh kritikat pastaj me veten tënde i seleksionon cila ishte me e saktë. Me gruan time Xhoin që flisja shpesh, por edhe nga goca ime merrja ndonjë kritikë. Kur goca shikonte "Portokallinë" do të thoshte se gjithçka shkonte mirë, kur ajo nuk e ndiqte deri në fund kisha dyshimet e mija. Në qoftë se ka një spektator që është vështirë për të gënjyer është fëmija, nëse arrin të bësh të gënjesh një fëmijë në sensin e mirë do të thotë se ke arritur gjithçka ke dashur.Vuaj pak nga nuhatja sepse i kap gjërat në ajër se çfarë ndodh, jam i rezervuar por ku bie fjala tek njerëzit e mi të cilët unë vërtetë u besoj atëherë unë jam i hapur karshi tyre.
çfarë mbresash ju la turneu që zhvilloi "Portokallia" vitin e kaluar në Londer, Itali dhe në Greqi?
Mbresa që më la ai turne ishte një dorë e thyer. E kam thyer dorën në ujërat territoriale midis Greqisë dhe Italisë. Kur po iknim për në Itali u rrëzova nëpër shkallët e tragetit. Kam qenë esëll, por rrëshket ndonjëherë njeriu ashtu kot. Shpesh herë mua më kanë ndjekur këto lloj incidentesh, të kota pa lidhje dhe unë kur bie rrëzohem me tre kohë dhe jo menjëherë. Kurse nga ana tjetër jam kënaqur shumë sepse ishte diçka e veçantë. Jam kënaqur më shumë në Angli dhe Itali, ndoshta sepse edhe pritja ishte më e mirë sesa në Greqi, jo nga audienca shqiptare por nga vendi ku vajtëm. Nuk ka aktorë ose artistë që nuk dëshirojnë të bëjnë një turne, të gjithë e kanë ëndërr një turne. Përballesh me audienca të ndryshme, me njerëz të ndryshëm, me kultura të ndryshme. Këtu njerëzit që kanë shumë vite eksperincë kanë rreshtur së kërkuari, gjë që nuk ndodh në një kulturë perëndimore sepse atje nuk duan t'ia dinë se sa vite eskperincë ke por çfarë pune je i aftë të bësh. Ikja e tanishme jashtë vendit më ndihmoi shumë që të kuptoja shumë më tepër gjërat dhe të ftillohesha dhe me veten time për këndëvështrimin tim të ardhshëm për atë që do të bëj.
Në "Portokalli" keni luajtur shumë role. Cili ju ka pëlqyer më shumë?
Nuk di çfarë të them konkretisht sepse me kanë pëlqyer në përgjithësi të gjitha personazhet që kam bërë. Unë gjithmonë kam pasur tendencën me figurat historike, më kanë shijuar jashtë mase. Mitet e krijuara qoftë për arsye të kohës qoftë për arsyet e tanishme. Përshembull roli i Isamil Qemalit më ka pëlqyer kurse ajo që më ka shijuar tamam dhe nga ana profesionale ka qenë vëllezërit Frashëri. Duhet të dimë që "Portokallia" ka qenë një produkt mediatik dhe çdo javë konsumohet diçka e re. Parimi kryesor është të argëtojmë publikun, nuk është të mbartim idera madhore siç mund të ndodhë në një dramë që vihet një teatër. Numri i Naimit ka qenë i pëlqyer sepse ai nuk ka qenë një numër komik por ka qenë një numër tragjik. Po të marrësh parasysh sesi përdhosen figurat tona historike, ku kemi pasur dhe reaksione te tipit: "çfarë janë ata që nuk kanë lexuar një faqe histori"dhe është normale. Por nuk është normale kur njerëzit nuk reshtin së foluri për ty. Ajo që më ka vrarë më shumë mua kanë qenë kritikat. Ne nuk kemi një kritikë të mirëfilltë, sepse ne flasim të gjithë Ndodhte shpesh kur lexoja shfaqjet e ndryshme lexoja edhe shkrimet kritike ku kritika ishte kritikë ku nuk kishin lidhje fare pasionet emocionale të individit por të gjitha ishin në pika të bazuara.
Humori kohët e fundit është "i varfër"Në këtë mes nuk ka faj vetëm ai që bën humor por ka faj dhe audience. Publiku është i prirur karshi humorit të thjeshtë fare, ndonjehëre dhe banal . E shijojnë banalitetin e shajnë banalitetin, ky është paradoksi, por përsëri e shikojnë atë. Ngatërrojnë gjithmonë si të thuash shfryëtzimin e një fjale me banalitetin, por që ka vafëri humori kjo varet, është normale sepse nuk është kollaj që të bësh një spektakël si "Portokallia" javë për javë ku të jetë gjithmonë koncentrat humori. Pikësynimi i parë është humori, t'i bësh njerëzit të qeshin, por t'u përcjellësh dhe një lloj mesazhi, ku ka qenë dhe një nga synimet që ka pasur grypi ynë "Dhë shbëlsh" dhe dyshja Tedi dhe Tobi. Në pamje të parë duken ekstravagandë,por, është humori i tyre i rafinua dhe është audiencë që tani duhet të fillojë ta kërkojë. Është një audiencë që e pëlqen këtë lloj humori. Une kam patur një parim në komeditë e mija që shfaqjen ta bëjë të kuptueshme për të gjithë, prandaj dhe "Portokallia" është për të gjithë. çdokush mund të thotë se për ato dhjetë minuta ato bëjnë gallatë, por duhet menduar se truri yt punon më një shpejtësi të llahtarshme që ndonjëherë të punojë më mirë me kazëm sesa të punojë me mend.
Jeni shumë i përkushtuar ndaj familjes. çfarë roli luan ajo në jetën tuaj?
Familja ime është prioritet, por janë komplet të ndryshme. Është shumë vështirë t'i ndash pasi janë dy gjëra të ndryshme, por unë familjen e kam shumë të shenjtë me të vërtetë dhe nuk lejoj që të abuzohet dhe në momentin që preket familja aty transformohem. Babai është ai prindi që nuk e ka shijuar ato dhibjet e lindjes. (Qesh). Por unë së bashku me Xhoin do mundohemi të rrisim një fëmijë sa më të qeshur, sa më të shkathët më të zgjuar.Vajza ime quhet Armanda e cila ka një emër irlandez që do të thotë "e përzgjedhur".
Nëse vajza juaj kur të rritet do të dëshironte të bëhej aktore, sa do ta mbështesnit?
Atë që kemi vënë re unë dhe Xhoi, është se goca ka vesh muzike, kjo ndodh ndoshta se Xhoi ka kënduar deri në muajin e nëntë. Ajo që kam vënë re që e ka marrë nga unë, është mënyra sesi ajo mban lapsin dhe nuk është çudi që në të ardhmen të merret me pikturë. Unë kam dashur të bëhem arkitekt dhe u bëra regjisor, por nuk jam i mendimit që ta shtyjmë. E rëndësishme është të bëjë diçka për veten e vet. Nuk dua t'i injektoj gocës sime skenën, le të jetë një artdashëse, pasi do ta bëjë njeri dhe do ta bëjë humane.  

Gazeta Sot
Tjetri >  

  • Postime: 2800
  • Gjinia: Femer
BabyDance
#5 ne: 02-02-2006, 01:58:17
Ponja me pelqen shume ydhë e kam une ate ydhe ,   :) ;)

  • Postime: 27105
  • Gjinia: Mashkull
Berni
#6 ne: 23-02-2006, 19:18:15
Ami: Të ardhmen e shoh te psikologjia dhe portokallia



"Nuk do të doja të ndryshoja asgjë nga e kaluara ime. Ne përditë mësojmë nga gabimet që kemi bërë dhe kjo na bën më të fortë, duke i përballuar më mirë sfidat në të ardhmen." Kështu është shprehur Amarda Toska, osa siç njihet nga të gjithë Ami, që prezanton "Portokalli". Mes të tjerash ajo flet për të karrierën dhe planet e saj në të ardhmen.
Tashmë jeni bërë e famshme në Shqipëri dhe jashtë saj. Si ndihet Ami për këtë?
Do ishte më e përshtatshme besoj të quhesha person public, sepse fama kërkon më tepër vite karriere. Patjetër që është kënaqesi të të njohin kudo që shkon dhe të të respektojnë duke të shprehur urime e komplimenta.
Kujt nuk do t'i pëlqente?
Unë personalisht ndihem mirëderi në momentin që të qënit publik nuk më pengon në veprimtaritë e një jete normale
Para se të prezantoje në "Portokalli", ju kemi parë në disa videoklipe këngësh ku ke marrë pjesë si balerinë. ç'mund të na thuah për këtë?
Po, është e vërtetë që para "Portokallisë" kam qenë e angazhuar me aktivitetet e grupit të baletit, ku unë punoja dhe ka qenë një periudhë pune shumë intensive. Sigurisht që ndihesha e privilegjuar që punoja për profesionin tim, baletin,duke qenë se mundësitë e kohës ishin mjaf të kufizuara. Për sa i përket videoklipeve, duke marrë parasysh moshën dhe shpërthimin e tyre të atëhershëm nuk kishte si të ndodhte ndryshe. Kam qenë pjesë e disa prej tyre dhe i kujtoj me shumë kënaqësi .Kam kujtime mjaft të bukura nga ajo kohë.
Si jua bënë ftesën për të prezantuar "Portokalli" dhe kush jua bëri?
Ka ndodhur krejt rastësisht. Më shtynë të merrja pjesë në audicion dhe unë sinqerisht e morra si lojë dhe si argëtim dhe nuk e kisha menduar kurrë që do isha aty.
Pse nuk ju kemi parë më si balerinë?
E kam shprehur dhe herë të tjera që shkëputja ime nga baleti erdhi si rezultat i mungesës së kohës për një stërvitje sistematike. Duke qenë në të njëjtën kohë me një përgjegjësi të madhe në "Portokalli" dhe studente e psikologjisë rrjedhimisht nuk mbetej shumë kohë e lirë, për të mos thënë fare. Normalisht qëllimet dhe prioritetet e individit ndryshojnë në kohë.
çfarë risish të reja do të sjellë sezoni i ri i "Portokalli"?
Aaaaa! Për këtë nuk dua të flas. Them vetëm që ka mjaft ndryshime.
Si u përshtat ju në këtë ambient humoristësh?
E mendoja më të vështirë se sa rezultoi kur e provova. Duke qenë një gjë e re për mua, përshtatja ka qenë graduale dhe e natyrshme. Edhe stafi ka ndikuar duke qenë mjaft miqësor .Nuk dua të mos përmend këtu edhe impenjimin tim për të krijuar një imazh sa më të pëlqyer nga publiku.
Cili nga personazhet e "Portokallisë" ju pëlqen më shumë dhe pse?
Nuk mund t'i ndaj sinqerisht. Duke u familjarizuar dhe duke dëgjuar çdo detaj të tyre them se çdo personazh ka individualitetin e tij, që është skalitur dhe kuruar aq bukur.
Si undjetë kur morrët vesh se u zgjodhët nga publiku shqiptar si një ndër 10 femrat më të suksesshme në Shqipëri?
Ishte një surprizë e këndshme, aq më tepër që e mora vesh drejtpërdrejt nga një emision televiziv, të cilin unë po e ndiqja. Më pelqeu, më pëlqeu. E 5-ta në klasifikim nga 10 më të suksesshmet e vitit. Është bukur kur merr frytet e punës që ke bërë. Duke qenë se po vazhdon për psikologji, a mendon që në të ardhmen t'i kthehesh karrierës si psikologe. Aktualisht jam në vitin e 3-të të fakultetit. Përderisa e kam zgjedhur si degë besoj tek ajo në një të ardhme. Por fillimisht dua te diplomohem e më pas shohim surprizat që na rezervon jeta...
Cilat kanë qenë avantazhet që ju ka dhënë prezantimi në "Portokalli"?
Avantazhi më i madh, besoj është suksesi dhe përfitimi nga eksperienca që mora nga ky program. Si e shikoni veten tuaj në të ardhmen. Një grua me karrierë të pasur, apo një shtëpiake të mirë? Fatmirësisht, apo fatkeqësisht nuk bëj dot parashikime afatgjata. Kjo ndoshta vjen ngaqë jeta të perball me shumë të papritura, siç më ka ndodhur dhe mua. Por mund të them se nuk është aspak e parealizueshme t'i bësh të dyja. Duhet vetëm karakter i fortë dhe këmbëngulje në objektivat e tua.
Në qoftëse do të jepej mundësia për të kthyer kohën pas, çfarë do të rregulloje?
Të gjithë kemi gabime dhe eksperienca, që do donim të mos na kishin ndodhur, por jemi qënie humane dhe nuk jemi perfektë.Unë mendoj se çdo gjë që na ka bërë të ndihemi keq, çdo gjë që duhet ta kishim bërë ndryshe na ka bërë të reflektojmë, të mësojmë nga gabimet dhe më të fortë për të përballuar sfidat e tjera të jetës. Si rrjedhojë, nuk ndiej të kem asgjë të cilën duhet ta ndryshoj.
A jeni e dashuruar?
Në çdo moment ndihemi të dashuruar me diçka, me dikë.Unë di të them se dashuria më ndjek gjithmonë nga pas.
Mos vallë ka lindur diçka mes teje dhe ndonjë prej aktorëve të portokalli?
Kërkoni pak më tepër, nëse përbën lajm, dhe do ta kuptoni.
Kur e ke dhënë puthjen e parë?
Yyyyyyyyyyy...shumë e vogël. 15-vjeçe.
çfarë keni pozitive dhe negative në karakterin tuaj?
Kam dhe unë anë negative, është normale. Ngandonjëherë jam më indiferente se ç'duhet dhe mbase pa kuptuar lëndoj ata që kam pranë. Përsa i perket cilësive duhet të m'i thonë ata që më njohin.
Cila do të ishte sakrifica që do të bëje në emër të dashurisë?
Të hiqja dorë nga vetja ime, duke lënë të tjerët të krijonin lumturinë e tyre mbi vuajtjen time.
çfarë është lumturia për ty?
.Lumturia nuk mund të fitohet, ajo vetëm ndjehet kur reflektohet nëpërmjet një tjetri. Dhe për rrjedhojë seicili në këtë botë është i lumtur sipas mënyrës së tij.

Gazeta Sot

  • Postime: 2800
  • Gjinia: Femer
BabyDance
#7 ne: 21-03-2006, 10:14:13
Amiii

[attachment[/attachment]

  • Postime: 122
  • Gjinia: Mashkull
.:: $tUp1d ::.
#8 ne: 14-05-2006, 08:03:08
Mua me pëlqejnë me  shumë Avdiu(Elvis Pupa) dhe Guraliu( Ervin Bejleri),sidomos ne atë pjesen ku interpretuan Ciljeten  LOL LOL

  • Postime: 50
  • Gjinia: Mashkull
Gjeniu I Vogel <3
#9 ne: 15-11-2006, 23:11:58
Ola Harizaj SJUARDESA.
Diplomuar ne Akademine e Arteve, dega Aktrim (1998-2002).
Aktore e Teatrit "Questors" ne Angli.
Pjesemarrese ne Edicionin e Dyte, Portokalli me rolin e Silves, e dashura e Ninit e cila vjen si fillim per ta nxjerre kete personazh nga burgu dhe me pas prezantohet si nje vajze me e hedhur se c'duhet per ambientin shqipetar.
Ne Edicionin e Portokallise eshte paraqitur ne rolin e Frensit, nje parrukiere e deshtuar e cila gjithmone kapej me klientet dhe tregonte histori te ndryshme per konfliktet me ata.
Kete sezon kthehet me rolin e nje Stjuardese qe tregon historite e udhetimeve te saj.

  • Postime: 7035
  • Gjinia: Femer
erlehta
#10 ne: 20-12-2006, 22:06:09
Po ia katunari se me pelqen shume mua...kush eshte?

  • Postime: 3003
  • Gjinia: Mashkull
Bekimi
#11 ne: 29-12-2006, 18:05:08
Per Nasin e ke fjalen ti???? Une kam marr vesh se eshte cuni i Luftar Pajos ai.... por s'jam i sigurt. :D

  • Postime: 7035
  • Gjinia: Femer
erlehta
#12 ne: 27-02-2007, 21:06:53
Për Nasin e ke fjalën ti???? Unë kam marr vesh se është çuni i Luftar Pajos ai.... por s'jam i sigurt. :D

Ke te drejte.Ai eshte :D Ne nje nga emisionet e porokallise ishte i ftuar dhe Luftar :D ,,ngjanin shume .
 

Kush është Avdullah Hoti, kryeministri i ri i Kosovës

Nisur nga M A XRubrika Aktualiteti

Postimi i fundit 03-06-2020, 23:59:40
nga M A X
kush jam une ese filozofike

Nisur nga InfoZRubrika Parapre

Postimi i fundit 20-05-2020, 21:36:34
nga InfoZ
kush eshte gani bardha

Nisur nga InfoZRubrika Parapre

Postimi i fundit 20-05-2020, 21:22:24
nga InfoZ
kush eshte gani bardha

Nisur nga InfoZRubrika Parapre

Postimi i fundit 20-05-2020, 19:53:24
nga InfoZ
Albin Kurti eshte shpresa e Kosoves, po shpresa e Shqiperise kush eshte?

Nisur nga albinalbanRubrika Shqiptaria

Postimi i fundit 07-05-2020, 14:43:57
nga albinalban