×

"Prerje" 50% e borxhit të Greqisë

"Prerje" 50% e borxhit të Greqisë

· 1 · 225

  • Postime: 23402
  • Gjinia: Mashkull
M A X
ne: 27-10-2011, 15:19:09
Marrëveshje të rëndësishme u arritën nga liderët evropianë dhe përfaqësuesit e bankave natën e kaluar në Bruksel, pas negociatash të vështira e të lodhshme.

-Marrëveshja për «prerje» të borxhit grek rreth 50%, dmth 100 miliardë euro me pjesëmarrjen vullnetare të sektorit privat.

-Rritja në 1 trilion Euro e fondit të shpëtimit të Eurozonës dhe një plan i ri për mbështetjen e Greqisë me vlerë 100 miliardë Euro deri në vitin 2014, detajet e të cilit do të finalizohen në ditët në vijim .

-Forcimi i bankave evropiane me rreth 108 miliardë Euro, nga të cilat 30 miliardë Euro janë të destinuara për rikapitalizimin e bankave greke.

Këtë marrëveshje e njoftuan sot në mëngjes, rreth orës 05:30 presidenti i Francës, Nicolas Sarkozy dhe kancelarja gjermane Angela Merkel. Sipas informacioneve, liderët evropianë ishin të detyruar të hedhin në tryezë letrën kërcënuese të falimentimit grek, në mënyrë që të bindnin anën tjetër.

Presidenti i Këshillit Evropian Herman Van Rompuy tha se marrëveshja bën të mundur për të reduktuar borxhin e Greqisë në 120% të GDP-së të saj deri në vitin 2020.

Rritja e Fondit për shpëtimin e Eurozonës ka qëllim t’i bëjë ballë rrezikut të përhapjes së krizës në Itali dhe Spanjë, por detajet do të vendosen në një mbledhje të Eurogroupit muajin e ardhshëm, ku do të shqyrtohet edhe mekanizmi i bashkëpunimit me FMN.

Thuhet se për çështjen e ndjeshme të mbikqyrjes në Greqi, kërkuar nga gjermanët, do të bëhet formulimi i kujdesshëm "mbështetje teknike".

Presidenti francez, tha se vendi i tij dëshironte të shmangej drama e një falimentimi grek dhe kërkonte një fond mbështetës operativ, rezultat që doli nga negociatat.

Në bisedën e të tij me presidentin kinez Hu Gjintao, do të diskutohet mundësia e ndihmës financiare të Pekinit për zonën e euros, nëpërmjet një mekanizmi të veçantë të lidhur me Fondin Monetar Ndërkombëtar.

Kancelarja gjermane deklaroi se Euro qëndroi në "lartësinë e pritshme” dhe se "bëmë atë që duhej për euron", duke rënë dakord për një program masiv për të luftuar krizën e borxhit.
(d.xh/balkanWeb)
 

"I love Tropoja" - Pershtypjet

Nisur nga M A XRubrika Kultura

Postimi i fundit 01-02-2020, 16:15:02
nga SteriOtipi B
Amanda "Ava Max" Koçi

Nisur nga ΩμέγαRubrika Muzika

Postimi i fundit 11-01-2020, 20:30:17
nga Ωμέγα
"Big brother" eshte kinez

Nisur nga M A XRubrika Tech

Postimi i fundit 22-12-2019, 23:27:59
nga M A X
Flori Mumajesi "Thjesht te du"

Nisur nga M A XRubrika Muzika

Postimi i fundit 10-11-2019, 16:22:20
nga M A X
"The Moment" - Foto e vitit

Nisur nga M A XRubrika Imazhe

Postimi i fundit 19-10-2019, 18:50:37
nga Gjumashi