×

1 Maji!

1 Maji!

· 4 · 922

  • Postime: 23736
  • Gjinia: Mashkull
M A X
ne: 02-05-2004, 20:09:16
1 Maji nje dite e shenuar! Se pari sepse eshte dita nderkombetare e punetoreve. Por me e rendesishmja eshte se duke filluar nga dje, pra 1 Maj 2004 Bashkimit Europian iu shtuan dhe dhjete anetare te tjere.

Kjo do mbahet mend si nje nga ditet historike te te kontinentit Europian, kur organizmit politik dhe ekonomik paneuropian iu shtuan dhe dhjete anetare te tjere, nga te cilet shume me pare kane qene armiqte e ketij bashkimi.

Me kete hap BE behet organizimi i lire me i madh politik dhe ekonomik boteror per sot dhe ne te shkuaren.

Sukese BE.

  • Postime: 39
mammasita
#1 ne: 05-05-2004, 22:10:53
Gezuar 1 majin  <)>

  • Postime: 1609
BESIM
#2 ne: 05-05-2004, 22:22:46
Kjo dite (1 Maji) jo qe vetem shenoi zgjerimin e BE-s ne 25-she, por per mua shenoi edhe ndryshim strategjie te BE-s ne drejtim te aleancave te metutjeshme. Dikur njihej BE nje aleance tregu, por SOT ka ndryshuar kjo - sikur cdo dite e me shume po i ofrohet endrres per krijimin e nje fuqie dominuese jo vetem ne kete ane te botes, por edhe ne pjeset tjera. Prandaj, 1 Majin une mund ta shenoj si date kur BE startoi me zgjerimin e kraheve te saj edhe jashte kontinentit evropian.

  • Postime: 303
Alban
#3 ne: 06-05-2004, 12:22:16
Sipas lajmeve me te fundit kokat e BE kane ne plan qe shume shpejt te afrojne dhe fqinjet e tjere te Europes, qe ndodhen ne  brigjet e Mesdheut dhe ne nje te ardhme dhe te pranohen ne gjirin e ketij megashteti, qe synon perseri te shtije ne dore pushtetin boteror. Me keto hapa do krijohet per here te pare ne bote nje shtet me kaq shume difersitet brenda tij, nje shtet qe deri me sot nuk eshte pare.