×

A do të ketë Kina krizë ekonomike?

· 3 · 447

A do të ketë Kina krizë ekonomike?

· 3 · 447

  • Postime: 22179
  • Gjinia: Mashkull
M A X
ne: 04-03-2012, 18:20:01
Pjesa më e madhe e botës është e bindur se Kina është e pashkatërrueshme. Duke shmangur të gjitha krizat dhe duke u shumëfishuar vit pas viti, Kina kalon nga një arritje ekonomike në tjetrën

A do të ketë Kina krizë ekonomike?

Pjesa më e madhe e botës është e bindur se Kina është e pashkatërrueshme. Duke shmangur të gjitha krizat dhe duke u shumëfishuar vit pas viti, Kina kalon nga një arritje në tjetrën dhe rritja spektakolare ekonomike ecën përpara, pavarësisht lëkundjeve në pjesën tjetër të botës. Duket e pashmangshme tashmë që Kina t'ja kalojë Shteteve të Bashkuara të zhytyra në borxhe, duke u bërë ekonomia më e konsoliduar dhe e domosdoshme e botës. Biznesmenët dhe politikëbërësit që shohin drejt së ardhmes, besojnë se "kapitalizmi shtetëror" i Kinës do të jetë më superior në sajë të organizimit ekonomik, në përputhje me sfidat e reja të ekonomisë moderne të globalizuar. Përgjigjja ndaj këtij parashikimi është: Mendojeni edhe një herë.
Nuk vihet në dyshim për asnjë moment që Kina do të jetë një superfuqi e madhe, me një rol gjithnjë e më influencues në ekonominë globale. Në shumë aspekte, ajo që tani është një superfuqi. Por, kjo nuk do të thotë që ekonomia nuk do të hasë asnjë problem dhe një numër shumë i madh i tyre do të shkaktohet nga vetë sistemi statik, që sot lavdërohet aq shumë nga ekspertët e Europës dhe Shteteve të Bashkuara. Nëse Kina nuk e ndryshon kursin e saj, në mënyrë radikale, vendi mund të eksperimentojë për çudi të të gjithëve një krizë të vërtetë ekonomike.
E ardhmja ekonomike e Kinës me shumë mundësi do të përballet me një lloj kolapsi të vështirë për një periudhë kohe edhe pse kjo nuk është pranuar nga shumë ekspertë të fushës ekonomike. Arsyeja e këtij ngurrimi qëndron në faktin që është shumë e vështirë të kuptosh se çfarë ndodh në brendësi të ekonomisë kineze. Të dhënat rreth kësaj janë të rralla dhe shumë të pabesueshme. Kina në fakt është unike në shumë aspekte ekonomike. A ka parë ndonjëherë historia e njerëzimit një gjigant me përmasa kaq masive të ngjisë kaq shpejt shkallët e ekonomisë globale? Është shumë e vështirë të gjesh një precedent tjetër që t'i ngjasojë rritjes së Kinës. Për më tepër, ekziston edhe çështja e kohës. Është e lehtë të thuash që Kina do të përjetojë krizë ekonomike, por është pothuajse e pamundur të përcaktosh se kur. Muajin tjetër? Vitin tjetër? Dekadën tjetër? Fakti është që Kina mund të vazhdojë në të njëjtën rrugë që po ecën për shumë kohë. Kështu, kur bën parashikime të tilla duhet të marrësh përsipër që të kesh një marzh shumë të lartë gabimi.
Megjithatë, kushdo që jeton një periudhë të gjatë në Kinë mund të bindej se sistemi i saj aktual ekonomik është shumë i paqëndrueshëm. Ekonomistët që specializohen në Kinë mund të të japin qindra argumente...

Përgatiti: KLARITA BAJRAKTARI
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 168
altinmurati
#1 ne: 05-03-2012, 03:50:55
Duket shume e ngritur kjo Klarita Bajraktari. Paska teper diapazon dhe duket nji femer shume intelektuale.
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 566
  • Gjinia: Mashkull
ciarli
#2 ne: 31-01-2013, 17:31:21
Kina do kete kriza individuale dhe shoqerore sa here te kene dhune mbi shpine. Ashtu sic do kete spiritualista sa here te nuhasin dhunen, qe i detyron te shtohen si derrat e festave qe hane, sikur i kane nxjerre gjithe vezoret perjashta, nuk ka rrace te tille akoma keshtu qe dhune natyrale eshte. Dhune dhe termet bashke per rusi-greqine e vertete Aziatike.
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super