A duhet derguar Harxhi Ambasadore ne SHBA? - Bota Sot

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

A duhet derguar Harxhi Ambasadore ne SHBA?

A duhet derguar Harxhi Ambasadore ne SHBA?

· 34 · 2988

  • Postime: 1826
  • Karma: +3/-3
  • Gjinia: Mashkull

ne: 24-10-2005, 05:44:36
Nje diskutim i nxehte ky i deteve te fundit ne Tirane. Nje grua 31 vjecare, pa ndonje eksperience te theksuar ne fushen diplomatike dhe me nje shkrim teper problematik per vijen politike te Shqiperise ne kurrikulumin e saj eshte propozuar per postin me te rendesishem te ambasadorit te Shqiperise.
Si mendoni, a duhet derguar kjo zonje ne Washington?

  • Postime: 27109
  • Karma: +11/-5
  • Gjinia: Mashkull

#1 ne: 24-10-2005, 05:54:56
Mua me duken te kota lojrat e Socialisteve nuk e pranojn vetem se eshte Nacionaliste dhe ka thene qe ne trazirat e 97 eshte perfshire Greqia.

  • Postime: 229
  • Karma: +0/-0
  • Gjinia: Mashkull

#2 ne: 24-10-2005, 06:11:20
duket nje nacionaliste(nder te paktet) dhe do ta kryente mjaft mire detyren e saj duke mbrojtur interesat tone ne usa por mendoj se me mire do ishte te caktohej si ambasadore ne greqi.

  • Postime: 1826
  • Karma: +3/-3
  • Gjinia: Mashkull

#3 ne: 24-10-2005, 06:42:00
Ambasadoret duhet te jene diplomate dhe jo provokues. provokimi de diplomacia nuk shkojne bashke. Mire qe shan greqine po me Xhorxh Tenetin si do ja bejme?

  • Postime: 75
  • Karma: +0/-0

#4 ne: 24-10-2005, 13:28:08
Ndersa une mendoj qe kjo zonje nuk i ploteson kushtet per te perfaqesuar vendin tone fuqishem ne shba.Ne shba na duhet nje shqiptare i zote qe mundesisht e njeh mire politiken shqiptare dhe ate boterore.Martesa e kesaj zonje me nje shtetas turk dhe refuzimi i saje per tu kthyer ne shqiperi ne fund te karrieres si diplomate shqiptare jane nje tjeter pike e dobet e saje dhe kjo sduhet toleruar.Une i them keto komente jo ne kundershtim te opinionit te saje ne lidhje me ngjarjet e 97.Ato ngjarje i dime te gjithe sa gjak dhe tmerr i sollen popullit tone,te gjithe e dime se kush u implikua ne ato ngjarje por cdo gje duhet bere ne menyre te matur dhe me diplomaci.Ajo shume mire mund te bente detyren e analistit politik prane ndonje gazete apo te perfshihej ne komitetin e mbrojtjes se minoriteteve ne turqi

  • Postime: 2356
  • Karma: +0/-2
  • Gjinia: Mashkull

#5 ne: 24-10-2005, 13:41:01
Nje shtetase turke neve nuk na duhet te jete ambasadore e Shqiprisë.

Ketu pajtohem me bertin.

  • Postime: 27109
  • Karma: +11/-5
  • Gjinia: Mashkull

#6 ne: 24-10-2005, 13:44:50
Nje shtetase turke neve nuk na duhet te jete ambasadore e Shqiprisë.

Ketu pajtohem me bertin.

Ajo eshte Dipllomuar ne Gjermani dhe jo ne Turqi ka 10 vjet ne Gjermani me sa dij un.

Ne Turqi ka punuar njeher ne Ambasaden Shqiptare jo se eshte martuar me Turk.

  • Postime: 75
  • Karma: +0/-0

#7 ne: 24-10-2005, 13:48:35
Mua si person ky njeri sme duket guri me i forte per te perfaqesuar ne ne united states.Ka plot shqipetare ne amerike qe shume mire mund ta mbajne kete pozicion dhe te kontribojne ne marredheniet e dy vendeve tona.Erdhi koha shqiptare te gjykojme drejt dhe me maturi.Une si person do kisha deshire te shihja ne ate post shqiptaro-amerikanin gary kokalari.nje figure shume e njohur dhe patriot i zjarrte i ceshtjes shqiptare

  • Postime: 75
  • Karma: +0/-0

#8 ne: 24-10-2005, 13:52:17
Ajo eshte Dipllomuar ne Gjermani dhe jo ne Turqi ka 10 vjet ne Gjermani me sa dij un.

Ne Turqi ka punuar njeher ne Ambasaden Shqiptare jo se eshte martuar me Turk.
paske infomacion per dike tjeter.kjo eshte e martuar me nje shtetas turk dhe ka punuar ne kosove

  • Postime: 7083
  • Karma: +35/-6
  • Gjinia: Femer

#9 ne: 24-10-2005, 14:31:28
Ministri i Punëve të Jashtme, Besnik Mustafaj, e konsideroi sot (e Shtunë) si "të përshtatshme", kandidaturën e Edith Harxhit, propozuar për postin e ambasadores së Shqipërisë në SHBA.
I pyetur nga gazetarët rreth polemikave për emërimin e znj. Harxhi në këtë detyrë, ministri Mustafaj theksoi se "kandidatura jonë, që është produkt i një shkolle jashtëzakonisht serioze, nuk ka asnjë minus në personalitetin e saj, i cili ta pengojë për përfaqësimin e Shqipërisë në SHBA".


Ndersa  per mendimin tim kjo nuk eshte aspak e drejte.

  • Postime: 75
  • Karma: +0/-0

#10 ne: 24-10-2005, 15:08:09
cili vendim?asnjeri ska vendosur akoma .edhe nese qeveria shqiptare e miraton mund te jete ambasada amerikane qe ja refuzon hyrjen e saje ne amerike dhe qeverise do i duhet te zgjedhe dike tjeter me dashje ose pa dashje.Plus qe femrat shqiptare skane prodhuar ndonjehere ndonje gje ne jeten politike shqiptare te hershme apo te sotme.Lerini te gatuajne se sdine gje tjeter

  • Postime: 1826
  • Karma: +3/-3
  • Gjinia: Mashkull

#11 ne: 25-10-2005, 02:22:00
Nuk eshte puna se eshte femer, por se nuk ka eksperiencen e duhur dhe atribute te tjera (pervec faktit qe eshte shoqja e ngushte e Argita Berishes, vajzes se Sales). Gjithashtu pas misionit ne Ambasaden tone ne Turqi nuk iu bind urdherit te Ministrise se Jashteme per te ardhur ne atdhe dhe kjo eshte shume e rende per nje diplomat. Ambasada e SHBA nuk behet fjale ta ktheje pasi keto gjera jane vetem ne teori, por nuk do e shohin me sy te mire dhe do te mendojne se nuk kemi derguar njeriun e pershtshem dhe kjo eshte njeminus i madh per ne.

  • Postime: 27290
  • Karma: +48/-5
  • Gjinia: Mashkull

#12 ne: 25-10-2005, 05:03:10
Nese shihet CV e saj atehere do te kuptoni se eshte nje person shume i pergatitur.
Ka share ameriken? Po pse mos ndoshta eshte genjeshter qe shefi i CIA-s, Tenet zbriti ne ate kohe ne Himare dhe ishte nje nga inspiruesit e revoltes se grupeve majtiste te jugut te Shqiperise dhe te progrekeve? Jo aspak nuk eshte genjeshter dhe ne jemi te gjithe deshmitare per kete. A mos eshte genjeshter qe Greqia luajti rol negativ, per te mos thene rol nxites ne shkaterrimin e shtetit shqiptar ne '97-ten? Te gjithe e dime qe jo. Keshtu qe kjo zonja mua me duket ok per te bere detyren qe i kerkohet.

  • Postime: 27290
  • Karma: +48/-5
  • Gjinia: Mashkull

#13 ne: 25-10-2005, 05:07:37
Me poshte po vendos nje interviste te dhene nga zonja Harxhi. Ne kete interviste sqarohen shume gjera. Sqarohet qe shtetasi turk me te cilin ajo eshte martuar, eshte ne fakt me origjine shqiptare. Se burri i saj eshte nje shkencetar me fame, qe ata jane njohur ne Skoci, ku te dy benin studimet. Gjithashtu ne interveiste sqarohet se tere shkrimin e saj, ku dhe bazohen akuzat qe kundershtojne kandidaturen per ambasadore ne SH.B.A jane shkrime te bazuara ne burime dhe artikuj te gazetave te kohes.

Flet Edit Harxhi, kandidatja për ambasadore në SHBA

 
"Dy kryeministra më të rinj se unë qeverisën Shqipërinë"
 
Harxhi: Do t'i kthej ambasadës në SHBA krenarinë e kohës së Konicës
 



Redi Gjuzi
Shkrimet për rolin e grekëve dhe CIA-s në vitin 1997 nuk janë mendimi im, por vetëm pasqyrim i atyre çfarë thanë mediat greke, amerikane, italiane, angleze të asaj kohe.

Ato janë shkrime akademike dhe duhen lexuar drejt. Kjo është përgjigja e Edit Harxhit, emrit të ri të propozuar nga qeveria për të përfaqësuar diplomacinë tonë në Amerikë. 33-vjeçarja nuk e ndjen veten aspak të "vogël" për një detyrë të tillë. "Shqipëria ka pasur dy kryeministra më të vegjël se unë", thekson ajo në një intervistë të dhënë për gazetën.
Bashkëshorti juaj është me kombësi turke. Mediat dhe opozita e ka përdorur këtë si një arsye pse ju nuk duhet të jeni përfaqësuesja e Shqipërisë në Washington?
Unë kam mbaruar studimet në vitin 1996 në Britaninë e Madhe për Shkenca politike dhe Marrëdhënie ndërkombëtare. Pas përfundimit të studimeve jam kthyer në Shqipëri. Gjatë studimeve të mia, që prej vitit 1992, jam njohur me një djalë në Edimburg të Skocisë, i cili ishte me nënshtetësi dhe kombësi turke. Ai ishte në Edimburg për të mbrojtur doktoraturën në Gjenetikë. Në atë kohë merrte pjesë në ekipin që ka bërë klonimin e parë në botë, të deles "Dolly". Pra im shoq është shkencëtar në radhë të parë. Megjithatë, për fat ky djalë me shtetësi dhe kombësi turke kishte nënë me origjinë shqiptare, prej Manastirit. Dhe më e rëndësishmja është se ne jemi njohur në Edimburg, një vend neutral, pa asnjë lidhje as Turqinë, as me Tiranën. Unë nuk arrij të kuptoj si mund të etiketohet, apo t'i vihen epiteti një personi i cili martohet me një të huaj. Në rastin tim, për fat të mirë, ai i huaj, jo vetëm që është me origjinë të vjetër shqiptare nga njëra anë, por në të njëjtën kohë është edhe nënshtetas shqiptar. Im shoq në mes të vitit 1997 ka marrë nënshtetësinë shqiptare. Kështu që kur jemi martuar zyrtarisht, në gusht të vitit 1997, im shoq ishte me nënshtetësi shqiptare. Kjo hedh poshtë edhe arsyen, të paktën mediatike, që është hedhur kohët e fundit për largimin tim nga shërbimi diplomatik.

Pse ka qenë nënshtetësia e burrit tuaj një arsye për largimin tuaj nga ambasada në Ankara në vitin 1998?
Nuk është kjo, por dikush në media ka thënë se origjina e bashkëshortit tim mund të ketë ndikuar në largimin tim nga diplomacia shqiptare.

Atëherë cila ka qenë arsyeja e vërtetë e largimit nga ambasada?
Unë jam bërë pjesë e diplomacisë shqiptare në tetor të viti 1996, sapo u ktheva nga Britania e Madhe. Në prill të vitit 1997 kam marrë emërimin për të punuar në ambasadën shqiptare në Ankara. Isha jashtëzakonisht e përkushtuar ndaj diplomacisë, edhe për faktin se isha një ndër diplomatet e pakta me shkollë në Shqipëri. Dhe në momentin kur të gjithë shqiptarët largoheshin, unë kthehesha. Në mars të vitit 1998, në ambasadën shqiptare në Ankara ka ardhur një shkresë nga Ministria e Jashtme në të cilën kërkohej kthimi im në atdhe. Në prill të vitit 1998, erdha në Tiranë dhe takova drejtorin e personelit në Ministrinë e Jashtme. Ai nuk më tregoi motivacionin e kthimit tim në Tiranë. Më tha se nuk ka asnjë lloj motivacioni. I thashë se "çfarë duhet të bëj tani, ku do të filloj punë?. Përgjigja ishte: "Edit, ti bën mirë të bësh një pushim të gjatë". Kërkova edhe një takim me ministrin e Punëve të jashtme për të marrë motivacionin e kthimit në atdhe, por përgjigja që mora ishte: Ministri nuk ka kohë t'ju takojë.

çfarë bëtë pas largimit nga Ministria e Jashtme?
Mbaj mend që pas dy javësh jam kthyer sërish në Ankara. Fillova studimet e doktoraturës për Marrëdhënie ndërkombëtare në Universitetin e Ankarasë.
Përveç origjinës së bashkëshortit tuaj ju jeni akuzuar, ose më saktë ka disa shkrime dhe botime të firmosura nga ju ku flitet për një komplot greko-komunist ndaj Shqipërisë në vitin 1997. Ndër të tjera ju përmendni edhe një ndikim negativ të CIA-s gjatë atyre muajve në Shqipëri. A e bën kjo kandidaturën tuaj jo fort adekuate për të përfaqësuar Shqipërinë në SHBA?
Unë kam shkruar shumë shkrime. Gjatë 15 viteve të fundit jam munduar të bëhem një studiuese e historisë, e shkencave politike, e marrëdhënieve ndërkombëtare dhe sidomos për politikën e jashtme të rajonit. Kështu që në të gjitha shkrimet e mia po të lexohen, do të vihet re shumë qartë se janë akademike. E veçanta midis shkrimit akademik dhe shkrimit publicistik qëndron në atë që në shkrimin akademik citohen autorët. Merren citime të ndryshme dhe nuk ka interpretime personale, por vetëm interpretime shkencore të çështjeve. Pikërisht kjo ka ndodhur edhe me të gjitha shkrimet e mia. Kam shkruar për Kosovën, kam shkruar për çështjen në rajon në ato vite, kam shkruar edhe për rolin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në rajon.

Dhe cili ka qenë ky rol në shkrimet tuaja në rastin e Shqipërisë?
Absolutisht pozitiv. SHBA është aleati më i fortë i Shqipërisë dhe do të mbetet i tillë në mënyrë të padiskutueshme.
Nga ana tjetër, viti 1997 është një moment historik në Shqipëri. Unë do të doja që viti 1997 të studiohej nga politologë dhe jo thjesht të shkruhet nga publicistë të radhës. Duhet të jetë një termë studimi botëror dhe të jepen mendime shkencore. Pikërisht këtë jam munduar të bëj edhe unë. Shkrimet e mia të vitit 1997 janë shkrime studimore. Shkrimi për të cilin këtu është bërë bujë e madhe është një shkrim ku unë kam cituar median greke. Ai është rreth 40 faqe, sigurisht që ju e kuptoni se një shkrim 40 faqe nuk është publicistik, por akademik. Në atë shkrim citohen shtypi dhe media greke, italiane, amerikane, turke, angleze, pra janë të gjitha citime. Interpretimet e tjera në atë shkrim janë interpretime pikërisht mbi bazën e këtyre thënieve, citimeve që unë kam marrë. Unë kam bërë një hulumtim shkencor. Askush deri sot nuk ka marrë të hulumtojë se çfarë ka thënë shtypi i huaj për ngjarjet e vitit 1997 në Shqipëri.

Pra atje nuk është mendimi juaj, por një rezyme e shtypit të huaj?
Pikërisht. Eshtë vetëm shtypi i huaj, çfarë kanë shkruar të huajt. Unë jam një studiuese e politikës amerikane në Ballkan dhe jam favorite e saj. Kjo edhe për faktin tjetër se në studimet e mia në Britaninë e Madhe, unë i përkas shkollës së mendimit konservator, si mendim politik. Kështu që kjo më bën edhe më tepër pro amerikane.

Ju nuk keni qenë në Shqipëri, të paktën për 7-8 vitet e fundit. Pra jeni e shkëputur, të paktën fizikisht nga jeta shqiptare. Ju do të shkoni të përfaqësoni, në rast se ju do të dekretoheni nga Presidenti, pikërisht këtë realitet në SHBA. A është ky një problem për ju dhe cili do të jetë vizioni juaj për diplomacinë shqiptare në Amerikë?
Në radhë të parë unë mendoj dhe studioj mbi politikën amerikane në Ballkan. Aktual është roli i SHBA në Kosovë. Këtë e them për vetë faktin që unë kam pesë vite që punoj në Kosovë pranë organizmave amerikanë, UNMIK-ut, por kam pasur edhe një bashkëpunim shumë të mirë me zyrën amerikane në Prishtinë gjithë këtë kohë. Kur sheh rolin e SHBA në Ballkan dhe sidomos në Kosovë e kupton fare qartë që SHBA është pa diskutim aleati ynë kryesor. Dhe ky aleat ka qenë historikisht, që me presidentin Wilson, i cili ishte diplomati kryesor që bëri që Shqipëria të përfaqësohej në Lidhjen e Kombeve në vitin 1920. Kjo politikë ka vazhduar gjatë gjithë kohës dhe mendoj se do të jetë po aq e gjatë sa ka qenë edhe historia. Nga ana tjetër, zhvillimi i marrëdhënieve nuk bëhet mbi bazën e asaj që prek dhe që shoh unë sot në Shqipëri. A eci në rrugë, apo si janë rrugët e Shqipërisë. Zhvillimi i marrëdhënieve është nga njëra anë konceptual dhe në anën tjetër një shprehje e politikave të këtyre dy vendeve përkrah njëri-tjetrit. Përderisa politikat e këtyre dy vendeve janë të shkëlqyera, atëherë edhe këto marrëdhënie do të jenë të shkëlqyera. Në rast se unë do të dekretohem, do të punoj me përkushtimin më të madh për zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve shqiptaro-amerikane. Unë mendoj që një nga kahjet e mira, përsa i përket këtyre marrëdhënieve përveç senatit, Kongresit, Departamentit të Shtetit, Shtëpisë së Bardhë dhe qarqeve të tjera zyrtare të SHBA, do të jem e fokusuar shumë edhe për nga lobi shqiptar në Amerikë. Dihet që lobi shqiptaro-amerikan është lobi më i fuqishëm sot në botë. Unë mendoj dhe në rast se do të dekretohem, do të punoj që ta kthej ambasadën shqiptare në Washington në shtëpi të lobit shqiptar në Amerikë. Ambasada do të jetë e hapur për të gjithë miqtë e Shqipërisë, në Senatin amerikan, në Shtëpinë e Bardhë dhe në të gjitha instancat amerikane. Dua të shtoj edhe diçka tjetër. Ambasada shqiptare në Washington ka një të kaluar të hershme shumë të ndritur. E kam fjalën për kohën e Faik Konicës. Konica është edhe ambasadori i parë i yni në SHBA. Ajo çka bëri Konica, me eruditizmin e tij, me akademinë e tij të përgjithshme dhe me dashurinë e tij, sepse nuk mund të jesh një diplomat i mirë po nuk dashurove vendin tënd, është që brenda një viti të bëhej dekan i trupit diplomatik në SHBA. Pra përfaqësuesi i një vendi të vogël si Shqipëria të bëhet dekani i trupit diplomatik në SHBA. Dhe ishte një ndër dy personat për të cilët presidenti i asaj kohe, Wilson, i priste pa sekretari në Shtëpinë e Bardhë. Personi tjetër ishte Fan Noli. Unë do të punoj, në rast se do të dekretohem nga Presidenti dhe do të akreditohem nga shteti amerikan, në kthimin e atij nderi që ka pasur ambasada shqiptare në kohën e Konicës.

Sfidat dhe idetë duken shumë të mëdha. Por e kundërta e një diplomateje karriere është mosha juaj. Ju jeni 33 vjeç dhe do të duhet të përfaqësoni Shqipërinë në SHBA. A është ky një problem për ju dhe një zgjidhje jo fort e mirë?
Mendoj që mosha ime 33 vjeç absolutisht nuk përbën problem. Shqipëria ka pasur dy kryeministra që kanë qenë edhe më të rinj se unë në moshë. E dyta, vendet me demokraci të brishtë, që janë vendet e Evropës Lindore, aktualisht përfaqësohen me diplomaci të re, pra me diplomatë të rinj. Po të shihni trupin diplomatik të vendeve të Evropës Lindore, që dolën nga perdja e hekurt gjatë 15 viteve të fundit, i kanë diplomatët e rinj. Kjo sepse kanë futur një frymë krejtësisht të re. Mua nuk më sfidon aspak detyra, do të jem unë, në rast se do të më jepet mundësia, ajo që do të sfidoj detyrën.


 

Per shkrimet anti-Greqi
"Në shkrim nuk është mendimi im. Eshtë vetëm shtypi i huaj, çfarë kanë shkruar të huajt. Unë jam një studiuese e politikës amerikane në Ballkan dhe jam favorite e saj. Kjo edhe për faktin tjetër se në studimet e mia në Britaninë e Madhe, unë i përkas shkollës së mendimit konservator, si mendim politik".

Për moshën shumë të re
"Mendoj që mosha ime 33 vjeç absolutisht nuk përbën problem. Shqipëria ka pasur dy kryeministra që kanë qenë edhe më të rinj se unë në moshë. E dyta, vendet me demokraci të brishtë, që janë vendet e Evropës Lindore, aktualisht përfaqësohen me diplomaci të re, pra me diplomatë të rinj". 


  • Postime: 1826
  • Karma: +3/-3
  • Gjinia: Mashkull

#14 ne: 26-10-2005, 03:24:07
citimet e gazetave jane nje gje dhe komenti mbi to eshte nje gje tjeter. shkrimi i saj vertet permend gazetat por problemiqendron pikerisht te komentet qe ajo ben dhe menyre aspak diplomatike dhe evropiane qe i shikon gjerat.

  • Postime: 532
  • Karma: +1/-0

#15 ne: 26-10-2005, 04:57:21
U.S. Department of State Post Reports


 
Albania

 
Recommended Reading Last Updated:  10/24/2003 2:26 PM
 
These titles are provided as a general indication of the material published about this country. The Department of State does not endorse unofficial publications.

Kadare's Novels.

Costa, Nicholas.  Albania:  A European Enigma.  NY:  Columbia University Press, 1995.

Durham, Edith.  High Albania.  London: Virago, 1985.

Hall, Derek.  Albania Into the Twenty‑first Century.  NY:  St. Martin's, 1995.

Harxhi, Edith.  An Invitation to Albania: An Overview of Albania's Resources and Economy.  Tirana, AL: Besa, 1995.

Perpjeka/Endeavour: Albania's Critical Quarterly.  Tirana, AL: published quarterly.

Pettifer, James.  The Blue Guide: Albania.  2d ed., London: A.C. Black, 1996.

Vickers, Miranda.  The Albanians: A Modern History.  1995; rev. paperback ed. London: I. B. Taurus, 1997.

Vickers, Miranda, and Pettifer, James.  Albania:  From Anarchy to a Balkan Identity.  NY:  New York University Press, 1997.

Wilkes, John.  The Illyrians (The Peoples of Europe.)  Oxford and Cambridge, MA:  Blackwells, 1992; pb 1995.
 
 
http://foia.state.gov/MMS/postrpt/pr_view_all.asp?CntryID=1

  • Postime: 532
  • Karma: +1/-0

#16 ne: 26-10-2005, 05:01:01
Pse kaq zhurme kunder Harxhit nga lobet e politikes greke shqiptare?




Komploti Greko Komunist kunder demokracise shqipetare
 

http://albapride.tripod.com/id25.htm

  • Postime: 1826
  • Karma: +3/-3
  • Gjinia: Mashkull

#17 ne: 26-10-2005, 07:03:57
me intervisten e saj tregoi vetem se eshte nje kokeboshe qe manipulon me faktet historike, pervec te tjerave:
shikoni:
1. Konica nuk ka qene ambasador ne ShBA ne kohen e Willsonit, por ne vitin 1925 kur Willsoni i madh kishte disa muaj qe kishte vdekur
2. Konica dekan i trupit diplomatik: ne praktiken e diplomacise boterore dekan i trupit diplomatik zgjidhet gjithmone ambasadori i Vatikanit dhe Konica megjithe kapacitetin e tij te jashtezakonshem si shqiptari me i kulturuar i te gjitha koheve, perfaqesonte vec Shqiperine
Per me teper kush eshte kjo zonje e ardhur nga hici qe e krahason veten me Konicen. Me duket se i ka hypur pak vetja ne qejf.

  • Postime: 1364
  • Karma: +2/-0
  • Gjinia: Mashkull

#18 ne: 26-10-2005, 07:43:59
Detyra jote SIRIO00 nuk është ta denoncosh zonjen Harxhi, por pasi që njeh greqishten, t'iu bësh me dije grekëve dhe atyre të asaj webfaqes:
- se ata nuk janë epirot, por janë minoritet grek në Shqipëri
- se ata kanë shkelur së pari mbi tokat shqiptare të EPIRIT (çamërisë) për të ardhur në Shqipëri.
- se EPIRI është tokë Iliro-shqiptare dem baba dem
- se Epiri është krenaria e Shqipërisë dhe toka e Ali Pashë Tepelenës, Faik Konicës, Fan Nolit etj etj.

  • Postime: 1826
  • Karma: +3/-3
  • Gjinia: Mashkull

#19 ne: 26-10-2005, 08:46:20
Detyra ime ne kete faqe chavo eshte te flas per zonje Harxhi. Ne ndonje faqe tjeter mund te diskutojme edhe per epirin, epirotet dhe cdo gje tjeter sipas faqes. Po pate gje per Harxhin urdhero e shkruaj, po deshe te flasim per qeverite epirote dhe trushkulurit e tjere nag te dy anet e kufirin gjeji faqet dhe flasim sic kemi folur.

  • Postime: 1364
  • Karma: +2/-0
  • Gjinia: Mashkull

#20 ne: 26-10-2005, 08:53:15
Në cilen anë të trushkulurve je ti sirio?

Se edhe opinionet në lidhje me temën këtu janë pasojë e përgjigjes së pyetjes që ta bëra.

  • Postime: 1826
  • Karma: +3/-3
  • Gjinia: Mashkull

#21 ne: 26-10-2005, 08:55:34
O xhavo, mnos u merr me mua po me temen. Edhe ate do ta them tek tema e duhur.

  • Postime: 1364
  • Karma: +2/-0
  • Gjinia: Mashkull

#22 ne: 26-10-2005, 09:00:03
Ti sirio nuk e njeh zonjen harxhi, as nuk e din kush është ajo. Si e krijove përshtypjen ndaj saj?

  • Postime: 1826
  • Karma: +3/-3
  • Gjinia: Mashkull

#23 ne: 26-10-2005, 09:02:30
Duke lexuar ato qe ka shkruar dhe thene, dhe me lart vertetova se ia ka futur kot, pra eshte nje person pa bagazh me pa ndonje personalitet

  • Postime: 1364
  • Karma: +2/-0
  • Gjinia: Mashkull

#24 ne: 26-10-2005, 09:14:50
Prandaj unë të pyeta ty se në cilen anë të trushkulurve je, se edhe opinioni është pasojë e tij.

Temat e fundit