×

A kanë SHBA-të dhe Evropa të njëjta vlera?

· 15 · 5510

A kanë SHBA-të dhe Evropa të njëjta vlera?

· 15 · 5510

  • Postime: 12210
Lefter
ne: 16-11-2005, 18:58:27
Ne këtë teme dua t'i sjell informacionet mbi Evropen dhe Ameriken dhe Botën ne pergjithesi,por dëshiroj qe kjo teme te jetë diçka me shum se debatet qe bëhen ne tema tjera.Deshiroj te jetë me shume edukuese sesa debatuese. Dhe kerkoj nga çdonjëri prej jush te respektojne qëllimin e temes.

Nëse mendoni se keni pikëpamje ose ndonjë artikull qe mendoni se është e arsyeshme te qendoj këtu, pa hezitim vendoseni
 
Deri në një farë masë, përgjigja e kësaj pyetjeje është po. Shumica e amerikanëve dhe evropianëve kanë tradita historike, fetare dhe kulturore të përbashkëta. Megjithatë, në fushën e "qeverisjes," ka ndryshime që thellohen gjithnjë e më tepër në lidhje me disa pyetje themelore, duke përfshirë mënyrën se si duhet të bëhet politika publike dhe se ku duhet të jetë kufiri i autoritetit ligjor. Këto ndryshime, të cilat nuk janë probleme të thjeshta filozofike, kanë sjellë përplasje mes Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve të tyre më të afërt. Dhe, nuk ka arsye të besohet se këto mosmarrëveshje mund të zgjidhen në një të ardhme të afërt, edhe pasi administrata e tanishme republikane të lërë pushtetin. çështja është e përgjithshme dhe e bazuar në disa mendime të ndryshme: çfarë përbën demokracinë dhe legjitimitetin.

Padyshim që është e rrezikshme të bësh përgjithësime për një rajon aq të gjerë sa Evropa. Në të gjithë kontinentin ka shumë nuanca mendimesh, siç ndodh edhe në Amerikë, dhe kjo nuk do të thotë se të gjitha këto mendime janë kritikë ndaj Shteteve të Bashkuara. Megjithatë, një pjesë e rëndësishme e opinionit evropian është armiqësore ndaj Shteteve të Bashkuara, politikave të saj, institucioneve, rolit të saj në botë si dhe – ndoshta në mënyrë të pandërgjegjshme – ndaj vlerave themelore politike amerikane. Fatkeqësisht, duket gjithnjë e më qartë se ky kompleks opinionesh përfshin pjesën më të madhe të udhëheqjes së Bashkimit Evropian, dhe veçanërisht mbrojtësit më të përkushtuar të integrimit të mëtejshëm evropian. Në fakt, kjo nuk duhet të na habisë, meqenëse institucionet që ata kanë krijuar për Evropën, dhe vlerat institucionale që ata duan t'i përhapin në një nivel ndërkombëtar, janë tërësisht kundër etikës së traditës kushtetuese amerikane.

Sigurisht se, sipas standarteve amerikane, Bashkimi Evropian nuk ka institucione aq demokratike. Pavarësisht se ekziston një Parlament i zgjedhur Evropian, nisma e krijimit të politikave është e mishëruar vetëm në Komisionin Evropian, i cili është organ i emëruar dhe nuk ka përgjegjësi të drejtpërdrejtë ndaj elektoratit. Duke qenë organi ekzekutiv i Bashkimit Evropian, Komisioni nuk i përgjigjet Parlamentit Evropian në mënyrën e një sistemi të zakonshëm parlamentar, ku qeveria përbëhet prej anëtarëve të zgjedhur të parlamentit. Anëtarët e Komisionit Evropian zgjidhen nga presidenti (i cili emërohet nga shtetet anëtare të Bashkimit Evropian) dhe pasi miratohen nga Parlamenti Evropian, mund të hiqen vetëm si një organ i tërë. Duke qenë i përbërë në këtë mënyrë, Komisioni Evropian zotëron një pushtet të jashtëzakonshëm.

Gjëja e parë dhe më e rëndësishme është se Komisioni gëzon të drejtën e nismës së legjislacionit. Rëndësia e këtij pushteti është e papërshkrueshme. Parlamenti Evropian dhe Këshilli i Bashkimit Evropian (i cili përfaqëson shtetet anëtare) luajnë një rol shumë negativ në procesin e ligjvënies së Bashkimit Evropian. Ata mund të refuzojnë miratimin e masave të propozuara, megjithatë është komisioni ai që vendos programin. Ndryshe nga kjo, në Shtetet e Bashkuara, e drejta e nismës së legjislacionit i takon, në nivelin federal, kongresit amerikan, anëtarët e të cilit janë të zgjedhur drejtpërdrejt nga populli. Presidenti, i cili praktikisht po ashtu zgjidhet nga populli, ka të drejtën të bëjë propozime legjislative që kongresi t'i marrë në konsideratë, por nuk mund të paraqesë vetë një ligj të caktuar. Mënyra të ngjashme zbatohen në secilin prej 50 shteteve, ku ligjvënësit e zgjedhur gëzojnë të drejtën e paraqitjes së një ligji të ri, me një farë pjesëmarrjeje nga guvernatorët e zgjedhur të shteteve.

Për më tepër, Komisioni Evropian shërben edhe si organi ekzekutiv kolegial i BE-së, dhe ka pushtetin për të vënë në zbatim ligjin evropian i cili përcakton, të paktën në fazën e parë, nëse vendet anëtare i kanë përmbushur detyrimet e tyre sipas traktateve në fuqi. Nëse një shtet nuk i zbaton këto ligje, atëherë çështja i referohet Gjykatës Evropiane të Drejtësisë për të marrë një vendim. Ndërsa në Shtetet e Bashkuara, presidenti dhe guvernatorët e zgjedhur ushtrojnë rolin ekzekutiv, duke përfshirë edhe funksionin gjysëm-juridik (të paktën sipas standarteve të Ligjit Kontinental) të përcaktimit në fazën e parë të rasteve kur janë shkelur ligjet, dhe pastaj kalimin e çështjeve në gjykatë për administrim të mëtejshëm.

Ky kombinim i autoritetit legjislativ, ekzekutiv dhe gjysëm-juridik, së bashku me pushtetin praktik të një burokracie të konsoliduar në Bruksel, fillon të duket si një formë e vjetër e qeverisjes evropiane – ajo e absolutizmit. Avokatët e një integrimi më të gjerë evropian mund ta kenë shmangur këtë analogji, por krahasimi është më i përshtatshëm seç pranojnë ata. Si metodë qeverisjeje, absolutizmi nuk varet nga monarkia e trashëguar, dhe dallohet qartë nga autokracia e stilit carist. Në një sistem absolutist individët kanë të drejta, dhe këto të drejta zbatohen nëpërmjet gjykatave. Faktikisht, karakteristika më e rëndësishme e një formë absolutiste qeverisjeje është tërheqja e aspekteve të rëndësishme të krijimit të politikës publike (veçanërisht nismës legjislative) nga politika – qoftë kjo politikë aristokrate apo demokratike – dhe duke ia mveshur këtë pushtet një burokracie të pazgjedhur dhe jopërgjegjëse.

Kjo është pikërisht ajo që ka bërë Bashkimi Evropian, dhe fakti që ky aspekt i qeverisjes së BE-së duket i panegociueshëm është shumë domethënës. Pavarësisht nga diskutimet e shumta rreth "deficitit demokratik" të Bashkimit Evropian, përkrahësit e Projektit Evropian e konsiderojnë pushtetin legjislativ të Komisionit si virtyt dhe jo si ves. Ky rol i Komisionit, faktikisht, do të ishte ruajtur rreptësisht në Kushtetutën e propozuar Evropiane. Kjo tërheqje e gjerë e politikës publike nga procesi normal politik (dhe jo vetëm kalimi i saj nga një nivel i qeverisjes së zgjedhur në tjetrin) flet shumë për faktin se sa larg është elita evropiane nga vlerat tradicionale politike amerikane të ruajtura në Kushtetutën e Shteteve të Bashkuara.

Është interesante të analizohet se nga rrodhën këto ndryshime kaq të mëdha mbi idetë themelore të demokracisë. Përgjigja është pjesërisht historike. Idealet amerikane dhe evropiane u krijuan nga Iluminizmi, por nga periudha të ndryshme të kësaj epoke. Demokracia kontinentale evropiane lindi me Revolucionin Francez dhe u zhvillua gjatë shekullit që pasoi me revolucione dhe kundër-revolucione. Në vitin 1789 mbizotëronin idetë e Rusisë për ndjenjat e zemrës dhe besimit në mirësinë e qenësishme të natyrës njerëzore. çelësi i drejtësisë dhe qeverisjes së mirë do të gjendej në individë humanë dhe të virtytshëm – dhe specialistë me përgatitje të nivelit të lartë.

Por ndryshe nga kjo, pavarësisht se Kushtetuta e Shteteve të Bashkuara u shkrua në vitin 1787, vetëm dy vjet para se Luigji i 16-të të mblidhte parlamentin e përbërë prej klasave të ndryshme, ky dokument mori parasysh edhe kohën e mëparshme kur virtyti i qenësishëm i natyrës njerëzore nuk merrej si i mirëqenë – dhe madje as seriozisht. Themeluesit amerikanë u përpoqën me qëllim që ta bënin qeverisjen e republikës së re të "provueshëm nga njerëzit," siç thuhet edhe në frazën e famshme të Alexander Hamilton "një makinë që do të fikej vetë." Prandaj, edhe në ditët e sotme, amerikanët e mbajnë lart virtytin, por mbeten skeptikë për vlerën e tij si kontroll i besueshëm i pushtetit qeveritar.

Nga ana praktike, sigurisht, krijuesit e BE-së kanë pasur gjithnjë nevojë për një shtytje për përparimin e integrimit, edhe përballë votuesve armiqësor kur ishte e nevojshme. Qëndrimi ka qenë që demokracia elektorale duhet të tërhiqet përballë të mirës së përgjithshme – integrimit të vazhdueshëm evropian. Si rezultat, gjithnjë e më shumë vendime për gjëra themelore të çështjeve të politikës publike janë hequr nga institucionet e zgjedhura drejtpërdrejt. Kur zhvillohen zgjedhjet, siç u bë në Irlandë për Traktatin e Nisës në vitin 2001, një përgjigje negative nga elektorati kërkon zgjedhje të reja. Nëse e njëjta gjë do të ndodhë edhe me Kushtetutën e propozuar Evropiane mbetet për t'u parë – por jo shumë ekspertë do të garantonin një hap të tillë.

Sidoqoftë, cilatdo qofshin shkaqet rrënjësore të kësaj ndarjeje trans-atlantike të demokracisë, nuk ka dyshim se elitat evropiane kanë qenë më të gatshme se homologët e tyre amerikanë për t'i mveshur pushtet shumë thelbësor institucioneve të specializuara që nuk kanë përgjegjësi të drejtpërdrejtë ndaj elektoratit. Evropa ka sigurisht të drejtën të ketë mendimet e saj dhe institucionet e saj. Megjithatë, ndërkohë që BE-ja përpiqet ta reklamojë modelin e saj në nivel ndërkombëtar, konflikti me Shtetet e Bashkuara është i pashmangshëm. Ky ndryshim mendimesh është një nga arsyet kryesore të përplasjeve të Shteteve të Bashkuara me Evropën rreth çështjeve institucionale gjatë viteve të fundit, veçanërisht në lidhje me Gjykatën Penale Ndërkombëtare dhe në përgjithësi për rolin e duhur të ligjit ndërkombëtar.

Nga pikëpamja amerikane, dhe qëndrimi i administratës së presidentit Bush dhe Klinton, Gjykata Penale Ndërkombëtare ushtron pushtet të pakontrolluar. Pavarësisht se përkrahësit e kësaj gjykate thonë se parimet themelore (siç përcaktohen në Statutin e Romës për Gjykatën Penale Ndërkombëtare) janë pranuar nga komuniteti ndërkombëtar, duke përfshirë edhe Shtetet e Bashkuara, kjo gjykatë mbetet revolucionare. Ajo përfaqëson institucionin e parë ndërkombëtar të qeverisë që gëzon edhe pushtetin për të interpretuar aspektet kritikë të së drejtës ndërkombëtare (duke përfshirë ligjet që rregullojnë përdorimin e forcës ushtarake), dhe zbatimin e pikëpamjeve të saj nëpërmjet ndjekjeve penale të individëve të ndryshëm.

Parimi i "plotësimit", sipas së cilit Gjykata Penale Ndërkombëtare duhet të ushtrojë jurisdiksionin e saj kur gjykatat kombëtare nuk veprojnë në një rast të caktuar nuk e ndryshon vlerësimin themelor të pushtetit të kësaj gjykate. Zbatimi i parimit të plotësimit është plotësisht në juridiksionin e Gjykatës Penale Ndërkombëtare, meqenëse gjykatësit e kësaj gjykate duhet të vendosin – për çdo rast – nëse shtetet në fjalë nuk kanë qenë të gatshme apo të paafta të hetojnë akuzat që janë brenda kompetencave të gjykatës. Kët'u përfshihen krimet e luftës, krimet kundër njerëzimit, akuzat për genocid dhe ndonjëherë edhe "agresionin." Sipas Statutit të Romës, në këto raste qendrojnë përkufizimet dhe interpretimet e Gjykatës Penale Ndërkombëtare, dhe jo mendimet e një shteti anëtar. (Mbetet ende për t'u parë nëse përpjekjet e disa shteteve anëtare të kësaj gjykate, si Australia, të vënë kushte për miratimin e gjykatës nëse ajo pranon mendimet e tyre për kërkesa të rëndësishme ligjore.)

Mveshja e një pushteti kaq të rëndësishëm në një organ mbi-kombëtar shkaktoi shumë më pak shqetësime në Evropë sesa në Shtetet e Bashkuara. Siç u tha edhe më lart, Evropa është më e gatshme të mbështetet në qëllimet e mira të zyrtarëve dhe specialistëve, dhe një nga përgjigjet më të zakonshme që i është dhënë amerikanëve për pretendimet për pushtetin e pakontrolluar të gjykatës ka qenë se gjykata do të kontrollojë veten meqenëse aty punojnë profesionistë të stërvitur mirë. Po ashtu, ratifikimi i Statutit të Romës është kërkesë e detyrueshme për cilindo shtet që do të bëhet anëtar i BE-së, dhe "universalizmi" i gjykatës është bërë një pjesë e rëndësishme përbërëse e politikës së jashtme të BE-së. Rezultati i kësaj ishte Lufta e vogël e Ftohtë mes Washingtonit dhe Brukselit.

Shtetet e Bashkuara e kanë refuzuar Statutin e Romës dhe kanë tërhequr nënshkrimin e tyre. Përveç kësaj, SHBA ka kërkuar marrëveshje dypalëshe të pavarura nga shtetet anëtare dhe jo-anëtare të Gjykatës Penale Ndërkombëtare për të garantuar që amerikanët të mos i dorëzohen gjykatës derisa Shtetet e Bashkuara të japin miratimin e tyre për jurisdiksionin e Gjykatës Penale Ndërkombëtare. Nga ana e saj, BE-ja i ka kundërshtuar marrëveshje të tilla si "Neni 98" – pavarësisht se ata nuk krijojnë paprekshmërinë e Shteteve të Bashkuara, meqenëse ajo vazhdon t'u nënshtrohet detyrimeve ligjore ndërkombëtare që kanë ekzistuar më parë – dhe ka financuar grupe në Shtetet e Bashkuara të cilët janë të përkushtuar të ndryshojnë politikën amerikane në lidhje me këtë çështje. Kjo mund të përshkruhet vetëm si një akt jomiqësor, dhe përpjekje për të ndërhyrë në politikën e brendshme të një demokracie simotër.

Ekziston tendenca në Evropë dhe në disa qarqe amerikane për t'i konsideruar ndarjet themelore rreth çështjes së gjykatës, si dhe luftën e Irakut në vitin 2003 dhe çështje të tjera më të vogla, si rezultat i politikave dhe personalitetit të presidentit Bush. Por, në fakt, qëndrimet thelbësisht të ndryshme ndaj ligjit dhe institucioneve ndërkombëtare kanë filluar që para zgjedhjes së presidentit Bush në vitin 2000. Për shembull, presidenti Klinton ishte i pari që e hodhi poshtë traktatin e Gjykatës Penale Ndërkombëtare, duke i rekomanduar pasardhësit të tij të mos e paraqesë këtë çështje në senat për shkak të të metave themelore të gjykatës. Po ashtu, në vitin 1999, kur administrata e presidentit Klinton ishte e vendosur të përdorte forcat e NATO-s kundër Jugosllavisë së Slobodan Millosheviçit për Kosovën, kundërshtimet e bazuara ligjore të evorpianëve u refuzuan nga sekretarja e shtetit Madeleine Albright. Siç u njoftua nga zëdhënësi i zonjës Albright në Departamentin e Shtetit, James Rubin, kur zyrtarët birtanikë vunë re se juristët e tyre po kundërshtonin përdorimin e forcës ushtarake kundër Beogradit, ajo u përgjigj thjesht "gjej jursitë të tjerë".

Ajo që shtrohet kët'u nuk është çështja e stileve të ndryshme, por mënyrat e ndryshme si e shohin botën. Ata që besojnë se ndryshimi i udhëheqjes në Washington do t'i ndryshojë gjërat thelbësisht në marrëdhëniet evropiano-amerikane, do të zhgënjehen me siguri. Politikanët nga dy anët e Atlantikut do të ishte më mirë ta pranonin këtë si fakt dhe pavarësisht nga kjo të shqyrtonin mënyrat se si Evropa dhe Amerika mund të punojnë së bashku drejt objektivave të tjera që kanë të përbashkëta.


Lee A. Casey është partner në firmën ligjore Baker & Hostetler. Ai ka publikuar shumë artikuj për të drejtën ndërkombëtare dhe të drejtën kushtetuese.

« Editimi i fundit: 19-07-2006, 15:25:54 nga Zëri YT! »
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 106
  • Gjinia: Femer
ksenia
#1 ne: 14-12-2005, 09:03:06
Nuk pata nerva te lexoja gjithe shkrimin pasi ishte teper i gjate por duke ju referuar titullit te temes them se e kam kuptuar per cfare behet fjale dhe dua te them qe kurrsesi nuk kane se si te kene te njejtat vlera...
Gjera te ngjashme nuk ekzistojne e jo me vlera qe padiskutim nuk mund te jene te njejta...Cdo kontinent ka vecantite e veta politike, kulturore, sociale etj etj dhe cdo individ i krahason keto vecanti ne menyre te ndryshem nga tjetri...

  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 12210
Lefter
#2 ne: 14-12-2005, 16:01:42
Condoleeza Rice në Evropë


Gazetave evropiane vazhdon t'u tërheqë vëmendjen vizita e Sekretares amerikane të Shtetit në Evropë dhe çështja e trajtimit të burgosurve nga Amerika.


Nën titullin " Pranim me vonesë", DIE WELT e Gjermanisë thotë se vazhdojnë dyshimet në lidhje me angazhimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të drejtat e njeriut pas vizitës së Rice.

"Nuk të jep shumë besim fakti që fuqia më e madhe e perëndimit duhet të afirmojë se nuk torturon të burgosurit," thotë gazeta.

Ajo shton se do të jetë shumë e veshtirë të besojë garanci të tilla për sa kohë zevendespresidenti Dick Cheney vazhdon të mbrojë në mënyrë aktive legalizimin e torturës në burgjet e fshehta të Amerikës.


DIE TAGESZEITUNG thotë se një këndvështrim optimist do të ishte t'i konsideroje deklaratat mbi torturën si progres, edhe nëse bëheshin për të kaluar rradhën.

Ajo shton, megjithatë, se Rice nuk tha nëse qytetarë të shteteve të tjera mund të torturojnë të dyshuar me urdhër të Shteteve të Bashkuara.

"Nëse ke një pikëpamje më pak optimiste, atëhere ka arsye për të patur frikë se edhe një numër më i madh të burgosurish do të rrëmbehen për t'u dërguarr në vende ku Washingtoni ka liri më të madhe veprimi," thotë gazeta.

SUEDDEUTSCHE ZEITUNG i cilëson deklaratat e zonjës Rice si "dështim i hidhur" për administratën amerikane.

"Megjithëse sekretarja e shtetit nuk e tha kështu, po ta shohim nga ana tjetër direktivën politikë të saj mund të nxjerrim konkluzionin se deri tani agjentë të Shteteve të Bashkuara ishin lejuar të torturonin jashtë vendit të tyre," thotë gazeta.

EL PAIS e Spanjës lavdëron mënyrën se si Kancelarja gjermane e trajtoi "skandalin e fluturimeve sekrete të CIA-s me Sekretaren amerikane të Shtetit.

"Gjermania ka vepruar menjëherë për të mos lejuar që ky problem të bëhet kriza e parë e madhe e qeverisë së Merkelit," thotë gazeta.

Por ajo thekson se vendet evropiane duhet t'i përmbahen vetë me rreptësi parimeve të të drejtave të njeriut nëse ata duan të ankohen për trajtimin që i bëjnë Shtetet e Bashkuara të burgosurve.

Një koment në të përditshmen rumune, EVENIMENTUL ZILEI, përshëndet marrëveshjen e nënshkruar me Sekretaren amerikane të Shtetit për të hapur katër baza ushtarake amerikane në vend.

"Bazat amerikane do të luajnë një rol të dyfishtë", thotë ajo, "si një pikë ndalimi dhe trajnimi për trupat amerikane, dhe për rritjen e imazhit të Rumanisë në skenën ndërkombëtare."

"Rumania nuk do të jetë më ai vendi në Evropë me kryeqytet Budapestin siç besojnë ende shumë amerikanë, por vendi ku Amerika ka baza ushtarake," thotë gazeta

Gazeta mendon se sistemi amerikan i luftës kundër terrorizmit "po shkatërrohet dalë ngadalë" dhe parashikon se gjykatat së shpejti do t'i ndalojnë arrestimet pa proces të përshtatshëm ligjor.




  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 1826
  • Gjinia: Mashkull
Sirio00
#3 ne: 22-12-2005, 03:36:50
Persa i perkte vlerave te demokracise dhe te shtetit ligjor mendoj se ndajme po ato vlera dhe parime. Ndryshimet qe ekzistojne ne formen e integrimit evropian dhe te federates amerikane jane me teper ne nivel administrativ, prandaj amerikanet e kene ne pergjithesis te veshtire te kuptojne procesin e integrimit evropian sepse kane idene se duhet te jete si ai qe kane ata.
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 2
^ Aurora ^
#4 ne: 15-02-2006, 17:49:12
 

Europa esht e vjeter ne kultur,ligje dhe VLERA : esht Amerika ndoshta qe duhet te marri nje proces integrimi ne to.

Aty ku duhet te flitet per "vlera" s'duhet te flitet per ligje : nuk dua te ndalem nen nje -regressus ad infinitum-,por njerzit jan kompleks kur flitet per nje grup njerzish,Shtet,Kontinent.

Teper komplekse...  :@



  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 40
  • Gjinia: Mashkull
bartsimpson
#5 ne: 01-05-2006, 06:33:29
Deri ne nje fare pike nga ana historike dhe fetare usa dhe europa kane te njejtat vlera.Po ne politike keto vlera ndryshojne shume.Shtetet e bashkuara te amerikes n politike shohin jashtezakonisht shume interesat e tyre dhe jo te popujve qe vuajne ose qe pesojne deme.Ndersa europa eshte bere paksa me tolerante me kalimin e viteve.
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 2293
PetritKola
#6 ne: 17-05-2006, 22:17:55
A eshte Greqia Europe (BE)...? Ne se po, Europa eshte nje karnavale, nje karrikatur... dhe mos e krahasoni me Ameriken qe eshte Atdheu i te gjitheve, i dinjitetit te te githeve...
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 37
  • Gjinia: Mashkull
Damastion
#7 ne: 22-07-2006, 09:31:38
Gjithcka ndryshoi me presidentin amerikan Willson i cili e ndryshoi rrenjesisht politiken e jashtme te Amerikes. Vlerat demokratike pas Willsonit do te implementoheshin dhe do te mbroheshin nga Amerka per cdo komb i cili i pranon ato. Para tij ne Evrope ka mbizoteruar politika e ekuilibrit te forces, ku gjithehere nje shteti i cili forcohej shume i kunderviheshin alenca te shteteve tjera te evropes per ta ballancuar focen. nglia ka qene gjithmone shteti i cili e ruante me ngulm ekuilibrin e forces ne Evrope.
Amerika me daljen e saj ne skene dhe Rusia si nje superfuqi e re Boterore e ndryshuan dhe rrenuan ekuilibrin e forces.
Sipas pikepamjes se Amerikes nuk ishte vetevendosja qe shkaktonte lufterat por mungesa e saj, dhe nuk ishte mungesa e ekuilibrit te forces qe prishte stabilitetin por rendja pas tij. Per Willsonin  sigurimi i botes kerkonte jo mbrojtjen e interesave kombetera por te paqes si nje koncept juridik, dhe per kete arsye ai themeloi nje institucion nderkombetare te quajtu lidhja e kombeve.
Ai pastaj krijoi 14 pikat e tij prej te cilave 8 "duhet" te realizohen: diplomacia e hapur, liria e deteve, carmatimi i pergjithshem, heqja e kufizimieve tregtare, zgjidhja objektive e pretendimeve koloniale, restaurimi i Belgjikes, evakuimi i teritorit rus, dhe krijimi i lidhjes se kombeve. 6 pikat tjera "do te ishte mire" te realizoheshin: autonomia e minoriteteve qe jetonin ne perandorine Austrohungareze dhe Osmane, korrigjimi i kufijve Italian, evakuimi i Ballkanit, nderkombetarizimi i dardanneleve, dhe krijimi i nje Polonie te pavarur me dalje ne det.  
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 1210
  • Gjinia: Mashkull
albnobody
#8 ne: 21-11-2006, 23:26:29
Jo keto te dyja nuk jane njesoj.Nuk jane njesoj per shume aresye por per ne shqiptaret e ballkanit qe te dyja jane njesoj...vetem ngjyrat dhe fjalet i kane te ndryshme!
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 6649
  • Gjinia: Femer
erlehta
#9 ne: 22-11-2006, 20:16:50
Jane si Lindja me Perendimin.
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 2355
  • Gjinia: Mashkull
kreksi
#10 ne: 11-12-2006, 22:16:54
Zoti e shpetoft Shqiperine dhe tere popullin shqiptar.
Keqe do ti kemi punet nga te kater anet...
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 1210
  • Gjinia: Mashkull
albnobody
#11 ne: 12-12-2006, 11:45:15
SHBA-te jane nje shtet I pasur,shume i pasur ekonomikisht.Kur them ekonomikisht nuk mendoj ne popullin Amerikan qe eshte punetor por ne pasurite Natyrore qe kane.Ne amerike edhe sot ka toka dhe vende ku ari nxirret nga lumenjte dhe rrenjet e drunjve.Popullsia eshte aq laramane sa qe  une them gjithnje qe Amerika eshte nje Treg boteror ku ne te jane bashkuar kapitalistet me kriminelet e botes!Amerika mund te jetoje aq gjate sa popujve te saj laramane qe i ka brenda u mundeson standard te larte jetese edhe pa punuar fare.Krejt forca e Amerikes ka qene dhe eshte industria ushtarake dhe ajo grabitese e pasurive natyrore te botes.Ka me gjate se dy decenie qe Amerika ka ndaluar  rebtesisht çfrytzimin e pasurive te saja vehtjake natyrore.Vendimi i saj "demokratik" eshte:Tera pasurite e botes me pare do te grabiten  nga ajo dhe kur ato te shterojne, ne fund  amerika do u kethehet atyre qe i ka ne vendin e vet!Por...me cilet ushtare ajo do e beje kete grabitje?Cilet jane ushtaret amerikane ne te vertete ,ata qe neper bote dergohen dhe do te dergohen per keto beteja grabitjesh?
Te gjithe te burgosurit,kriminelet,hajnat,narkomanet,skllavet,e saj dhe te botes se pushtuar nga ajo!Nuk do te shkoje shume gjate qe nga Amerika,do ikin 90 % te popujve evropiane perfshire edhe shqiptaret,sapo te filloje te shteroje numri i ushtareve pushtues te saj qe do i nevojiten per te plaçkitur boten...Kjo veq ka filluar.Hebrenjte,asnje nga ata sot nuk i sherben me ushtrise amerikane fizikisht.Jane Greket,armenet,shqiptaret,arabet,afrikanet ende ata qe kesaj ushtrie po i sherbejne...por jo dhe aq gjate se keta do fillojne luftat ne mesvedi atje ne anerike...Evropiane t qe perbejne koken e shtetit Amerikan,sapo evropa te bashkohet,Amerikes do i kethehen vetem per t`ia copetuar pasurite e saja!Kjo eshte e mundur vetem per shkak se Amerika eshte nje Shtet i pa komb,i pa kulture,i pa dinjitet,i pa fe,i pa ardhmeri natyrore,perveq forces ushtarake-shtazarake qe per momentin ajo e posedon...por...e arthmja e afer do jete krejt ndryshe.I vetmi popull ne te cilin ajo po shpreson ta pervetesoje per nevojat e veta ushtarake eshte ai Arab dhe musliman,duke u perpjekur per te luajtur kunder Arabeve dhe Islamizmit te njejten loje qe ka luajtur pushtuesi i saj Anglia kunder saj!Por ka nje rruge te gjate dhe te pa arrijtshme...se asaj i duhet se pari te ndryshoje Kuranin apo ta merr vet fene islame...çka Anglise kjo s`iu desht ne kohen e pushtimit amerikan te saj! 
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 566
  • Gjinia: Mashkull
ciarli
#12 ne: 09-10-2013, 19:12:55
evropa eshte sofra e zotit, aty ku ai shtron arsyet dhe lajmet e tija per lokalitetin, edhe pse ky planet eshte shume larg prej renditjes drejt qendres ku zotin e njohin ashtu si ajrin, evropa ka gjurme te verteta premtimesh te ndershme ne kulturen e saj autoktone. ShBA do shperbehet, po nuk po them se jane krijesa te nxehta ferri(mizerjeje) endacake dhe rrugace si arabet psh, por jane hipi dhe udhetare qe nuk kane interesa nacionalizemi ne qellimet e tyre.
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super
Gerti1
#13 ne: 01-11-2013, 21:57:16
Ti ciarli paske pak bagazh por kam pershtypjen se te kan bere dhe i cik lavazh.
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 566
  • Gjinia: Mashkull
ciarli
#14 ne: 22-12-2013, 15:45:18
te gjitheve na kane bere lavazh, gjate shnderrimit nga majmune te cmendur ne njerez me arsye absurde
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super