×

ARRIA: BASHKËSIA NDËRKOMBËTARE MUNDËSOI GJENOCIDIN NË SREBRENICË

· 1 · 179

ARRIA: BASHKËSIA NDËRKOMBËTARE MUNDËSOI GJENOCIDIN NË SREBRENICË

· 1 · 179

  • Postime: 1158
  • Gjinia: Mashkull
V@GαβθηD
ne: 23-07-2013, 20:38:12
Në përvjetorin e 18 të gjenocidit në Srebrenicë, ish-zyrtari i OKB’së në BeH, Diego Arria, pohon: “Pas takimit me Karadzicin, e dinim se nga ai i çmendur mund të prisnim gjithçka”.

Për gjenocidin në Srebrenicë përgjegjës janë OKB’ja, Mbretëria e Bashkuar, Franca dhe Rusia, të cilat bënë gjithçka për të mbrojtur palën serbe, e cila i kontrollonte ngjarjet në qytet, deklaroi Diego Arrias, ish-ambasador i Venezuelës dhe ish-këshilltar i sekretarit të asokohshëm të OKB’së, Kofi Annan.

“Gjithkush e dinte mirë se çfarë po ndodhte në terren, por u vendos që të ndiqej rruga e dhënies së ndihmave humanitare, e jo ajo e mbrojtjes së Bosnje e Hercegovinës. Dhe, gjithçka në Srebrenicë ndodhi vetëm disa muaj pasi u pranuan ndarjet etnike dhe vijat ndarëse fetare, që krijuan një aparteid të vërtetë në zemër të Evropës”, theksoi Arria.

Arria, që ishte shef i delegacionit të Këshillit të Sigurimit të OKB’së, i cili vizitoi Srebrenicën në prill të vitit 1993, në librin e tij pohon se në këtë enklavë po zhvillohej "një gjenocid i ngadalshëm".

“Pas largimit nga Srebrenica u takuam me Radovan Karadzic, dhe Këshillit të Sigurimit i raportuam se nga ai çmendur mund të pritej gjithçka”, sqaroi tutje Arria.

Veç kësaj, Aria pohon se, Franca, Mbretëria e Bashkuar dhe Rusia "papritmas", erdhën në përfundimin shqetësues, se Bosnja ishte një vend mysliman, dhe si e tillë ishte problematik për Evropën.

“Ata mendonin se ishte më mirë që të kishte një kontroll tradicional të serbëve ndaj myslimanëve në Ballkan. Por, problemi u shfaq kur boshnjakët pranuan të dorëzoheshin e as të tërhiqeshin, por të luftonin në mbrojtje të vetvetes, pa asnjë ndihmë nga OKB’ja”, pohoi Arria.

Më e keqja, sipas tij, është që bashkësia ndërkombëtare nuk nxori mësime nga Srebrenica, sepse raste të ngjashme vazhdojnë të përsëriten nëpër botë.
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super