×

Berluskoni dhe revolucioni

Berluskoni dhe revolucioni

· 1 · 225

  • Postime: 26403
  • Gjinia: Mashkull
M A X
ne: 19-11-2011, 23:33:27
Berluskoni dhe revolucioni

Të gjitha karrierat politike përfundojnë me dështim, ka thënë dikur një politikan britanik. Megjithatë, politikanët rrallë herë dështojnë në mënyrë kaq spektakolare si Silvio Berluskoni, i cili dha dorëheqjen natën e së shtunës, për gëzimin e bashkatdhetarëve të tij dhe miratimin e aksioneve të tregjeve botërore. Jo se ai është i vetëdijshëm se ka dështuar, në të kundërtën, Berluskoni u mbajt në pushtet paarsyeshëm, zemërueshëm - deri në fundin e hidhur.
Ai më në fund u largua nga zyra e tij vetëm për shkak se "tetë tradhtarë", sipas fjalëve të tij, nuk arritën ta mbështesin atë, gjatë një votimi javën e kaluar, dhe ai humbi shumicën parlamentare. Sikur kjo të mos ndodhte, ai me siguri do të vazhdonte, edhe pse sistemi financiar italian u rrëzua përreth tij. Ua lëmë të tjerëve të hamendësojnë se çfarë do të ndodhë me sistemin italian financiar në vazhdim, dhe nuk i kemi zili.
Rreth dy javë më parë, një zyrtar i lartë nga Banka Qendrore Europiane deklaroi  solemnisht se e ardhmja e të gjithë kontinentit mund të varet nga fakti se kur dhe nëse kolegët e tij do të rifillojë të blejnë bono qeveritare italiane.
Është mjaft keq që Greqia është gati të rrëzohet në flakë. Por Italia? Ekonomia e katërt në Europë? Ekonomia e tetë në mbarë botën? Edhe nëse shikoni mbrapa, në vend që ta shikoni përpara, përfundimi i karrierës politike të Berluskonit nuk duket shumë më i gëzuar. Në të kundërtën: mbretërimi i tij i gjatë në krye të politikës italiane ka mësime të zymta për revolucionarët kudo. Sepse, jo shumë e mbajnë mend, karriera politike e Berluskonit ishte rezultat i drejtpërdrejtë i një revolucioni shumë dramatik.
Në vitin 1993, në Milano, intervistuam Luka Magnin, një biznesmen italian, i cili drejtonte një kompani pastrimi.

Pas viteve që paguante ryshfet për të siguruar kontratat, Magni kishte vendosur se i kishte ardhur fundi. "Unë vetëm kam dashur të bëj biznes pa u shqetësuar në lidhje me të", u pat shprehur ai.
Kështu që regjistroi një zyrtar të qeverisë i cili i kërkoi të holla, kaloi regjistrimin te një prokuror publik i quajtur Antonio di Pietro - dhe vuri në lëvizje në këtë mënyrë një zinxhir hetimesh që përfundimisht çuan në arrestimin e qindra politikanëve dhe të emëruarve politikë.
Në këtë kohë, e gjithë hierarkia politike italiane u shemb. Betino Kraksi, drejtuesi i Partisë Socialiste, u arratis në Tunizi dhe nuk u kthye më. Xhulio Andreoti, ish-kryeministër, u hetua për lidhje mafioze dhe nuk u kthye kurrë më në jetën publike. Partitë e tyre politike u zhdukën. Në këtë vakum hyri Silvio Berluskoni.
Megjithëse, e vështirë të besohet tani, në atë kohë ai dukej revolucionar gjithashtu. Ai foli për largimin e italianëve nga zinxhirët e burokracisë, korrupsionit dhe taksave të larta.
Ai solli një grup të tërë të të rinjve në politikë, të gjithë të veshur me pulovra të mëndafshtë. Ai e quajti partinë politike të tij “Forza Italia”, sipas parullës të ekipit kombëtar të futbollit, dhe për një moment të shkurtër kjo dukej argëtuese. Për një moment edhe më të shkurtër edhe politika u bë elegante, madje edhe në mesin e klasave të mesme të veriut italian, të cilët kishin qëndruar gjithmonë larg.
Në Milano, na thuhej në vitin 1993 se ishte e vrazhdë të pyesje një njeri se për cilën parti ka votuar, shumë më keq sesa ta pyesje sa para fiton.
Berluskoni pritej të ndryshonte gjithë këtë. Por, Berluskoni i cili kishte mbledhur pasurinë e tij nën regjimin e vjetër, ishte i paaftë të ndryshojë veten e tij, lëre më gjithë vendin.
Disa njerëz piqen kur kanë pushtet politik. Disa bëhen më arrogantë. Ai bëri këtë të fundit. Në vend që t’ia bëjë jetën më të lehtë Magnis Lukave të Italisë, ai iu shmang reformave jopopullore, akumuloi edhe më shumë borxhe shtetërore, kaloi shumë nga koha e tij me kolegët miliarderë (kryeministri rus Vladimir Putin në mes tyre) dhe organizoi "bunga-bunga", cilido qoftë kuptimi i saj, në rezidencën e tij luksoze.
Ai mbeti mjaft i popullarizuar sa për t’u rizgjedhur, në disa vende për shkak se opozita ishte e dobët dhe në disa vende sepse ai përfaqësonte suksesin material që e aspirojnë shumë italianë modernë. Por, tani tregjet e bonove e kanë zënë atë, dhe prokurorët nuk do të jenë shumë larg, ose të paktën ashtu shpresojmë.
Kjo na sjell prapa në mësimin e errët të karrierës së tij: “Okupimi i Wall Street-it”! Rebelët libianë! Spanjollët e indinjuar!
Kujdes nga ajo që dëshironi: Eliminimi i klasës politike të vendit tuaj, nuk do të rezultojë me çdo kusht në një qeverisje më të mirë ose shoqëri më të lumtur. Në vend të kësaj, nëse nuk jeni shumë të kujdesshëm, ju mund të keni kundërrevolucion; ju mund të keni “Berluskonin”.

MAPO
 

Ikën Berluskoni

Nisur nga M A XRubrika Bota

Postimi i fundit 13-11-2011, 13:28:35
nga M A X
Silvio Berluskoni - E mira e vetes, fatkeqësia e Italisë

Nisur nga M A XRubrika Bota

Postimi i fundit 15-06-2011, 15:31:17
nga M A X
Berluskoni: Mos u friksoni, Milani mbetet i madh

Nisur nga BerniRubrika Futbolli

Postimi i fundit 27-08-2010, 23:34:35
nga Charlie
Berluskoni i shpall lufte google dhe facebook

Nisur nga webmasterspeakRubrika Informatike

Postimi i fundit 24-01-2010, 10:38:24
nga webmasterspeak
Itali, goditet Berluskoni

Nisur nga DoraRubrika Bota

Postimi i fundit 31-01-2013, 17:24:49
nga ciarli