Berluskoni jep dorëheqjen, përgatit qeverinë e re - Bota Sot

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

Berluskoni jep dorëheqjen, përgatit qeverinë e re

Berluskoni jep dorëheqjen, përgatit qeverinë e re

· 13 · 872

  • Postime: 27109
  • Karma: +11/-5
  • Gjinia: Mashkull

ne: 21-04-2005, 04:22:05


Koalicioni mban pushtetin. Ende rrezikon zgjedhjet e parakohshme

ROME

Rrëzohet qeveria Berlusconi. Në një ditë të vështirë për koalicionin që ende mban pushtetin, kryeministri italian i paraqiti presidentit Ciampi dorëheqjen, por mori prej tij garancinë për kompozimin e një kabineti të ri qeveritar, njoftoi agjencia ANSA. Berluskoni ndodhej prej ditësh përballë presioneve të aleatëve të tij, Aleancës Kombëtare të Gianfranco Finit dhe Partisë Demokristiane të Marco Follinit, pas rezultateve shumë të dobëta të partisë së tij në zgjedhjet rajonale. Pas një takimi prej 40 minutash në presidencën italiane, Berlusconi u bëri të ditur gazetarëvë se ai kishte ndër mend emrat e kabinetit të ri qeveritar. "Do të nisim shumë shpejt konsultimet dhe të premten në mesditë do të kemi kabinetin e ri qeveritar", tha ai. Qeveria e tij hyri në krizë kur Partia Demokristiane, aleatja më e vogël nga katër partitë e koalicionit, tërhoqi katër ministra nga qeveria. Pas saj edhe aleatja më e ngushtë e Berlusconit, Aleanca Kombëtare e Gianfranco Finit, kërcënoi me largim nga qeveria. E vetmja aleate që i ka qëndruar besnike shefit të qeverisë është Lega Nord e Umberto Bossit, e cila edhe dje deklaroi se duhet mbështetur krijimi i qeverisë "Berlusconi 2" dhe nuk duhen zhvilluar zgjedhje të parakohshme. Berlusconi ka ende shanse për krijimin e një qeverie që do ta shpëtonte nga këto zgjedhje, por për këtë do t'i duhej t'i jepte më shumë poste Aleancës e më pak Lega Nord, një lëvizje mjaft e rrezikshme për të. "Ne kemi shkruar faqe të rëndësishme të historisë sonë", tha Berlusconi në një fjalim të mbajtur para Senatit. "Me besimin dhe mbështetjen tuaj, jam i bindur se do të shkruajmë edhe shumë të tjera", shtoi ai. Ai paralajmëroi se nuk do të ketë shumë ndryshime në qeverinë e tij të re dhe se aleancat e dikurshme do të mbeten të rëndësishme. Dorëheqja e kryeministrit i jep fund qeverisjes më të gjatë të një kabineti italian gjatë 60 vjetëve të fundit, por Berlusconi është shprehur i bindur se do ta përfundojnë mandatin e tij pesëvjeçar.

G.Shqiptare

  • Postime: 27311
  • Karma: +48/-5
  • Gjinia: Mashkull

#1 ne: 21-04-2005, 07:31:04
Berluskoni iken per t'u rikthyer!

  • Postime: 278
  • Karma: +0/-0
  • Gjinia: Femer

#2 ne: 21-04-2005, 09:39:53
Te shpresojme qe te kete ikur vertet.

  • Postime: 27109
  • Karma: +11/-5
  • Gjinia: Mashkull

#3 ne: 21-04-2005, 11:49:54
Te shpresojme qe te kete ikur vertet.

Pse nuk te pelqen ty :)
Un e pelqej vetem se eshte Milanist kurse nga Politika Italiane nuk marr vesh shume po dua qe te Djathtet ta kene Qeverine sic e kane tani.

  • Postime: 278
  • Karma: +0/-0
  • Gjinia: Femer

#4 ne: 21-04-2005, 12:09:54
Per nga sporti me pelqen dhe mua por per sa i perket politikes eshte per tu meshiruar.

  • Postime: 27109
  • Karma: +11/-5
  • Gjinia: Mashkull

#5 ne: 21-04-2005, 12:11:13
Per nga sporti me pelqen dhe mua por per sa i perket politikes eshte per tu meshiruar.

E di se eshte pak si mafioz ky si Kryeministri jone Nano.

  • Postime: 278
  • Karma: +0/-0
  • Gjinia: Femer

#6 ne: 21-04-2005, 12:14:24
Po cke me Nanon mo po flisnim per te djathtet.

  • Postime: 2356
  • Karma: +0/-2
  • Gjinia: Mashkull

#7 ne: 21-04-2005, 12:19:40
Nano pska mbetur si piuni i fundit i izoluar.
Desha te ju pyes, nese edhe Nano jep dorheqje, cili do  e zevendesoje dhe zggjedhjet a do shtyhen nese ik para zgjedhjeve, vullnetarisht si burrat...

  • Postime: 27109
  • Karma: +11/-5
  • Gjinia: Mashkull

#8 ne: 21-04-2005, 12:21:12
Po edhe 2 muaj vine zgjedhjet per cfar arsye do japi Doreheqen Nano.

  • Postime: 278
  • Karma: +0/-0
  • Gjinia: Femer

#9 ne: 21-04-2005, 12:25:36
Por edhe sikur mos te kete zgjedhje ne shqiperi Nano prap nuk jep doreheqjen.

  • Postime: 12234
  • Karma: +408/-388

#10 ne: 24-04-2005, 21:18:40
Silvio Berlusconi bëri betimin si kryeministër i ri i Italisë

Silvio Berlusconi bëri betimin si kryeministër i ri i Italisë. Vetëm tre ditë më parë, ai dha dorëheqjen nga posti për shkak të konflikteve politike brenda koalicionit qeveritar dhe të pakënaqësive midis votuesve. Edhe kabineti i tij i koalicionit bëri sonte betimin në Romë.

Zotit Berluskoni ka tani vetëm një vit kohë për të përmirësuar popullaritetin e kryeministrit, para zgjedhjeve të ardhshme të përgjithshme, që pritet të mbahen në mes të vitit 2006. Ai ka emëruar disa ministra të rinj në kabinetin e tij, por do të vazhdojë të mbajë Gianfranco Finin në postin e Ministrit të Jashtëm.

Presidenti Carlo Azeglio Ciampi i kërkoi dje zotit Berlsuconi të krijojë një qeveri të re. Koalicioni i tij në pushtet hyri në krizë pas humbjes së thellë në votimet për qeverisjen rajonale. Kabineti i kaluar, ishte më jetëgjati në Itali që nga Lufta e Dytë Botërore. Kryeministri përballet javën tjetër me një votëbesim në parlament kur të paraqesë objektivat e qeverisë së re.

  • Postime: 639
  • Karma: +0/-0
  • Gjinia: Femer

#11 ne: 25-04-2005, 02:43:20
Come Berluskoni nuk ka...:l'o amo... ;)
Nejse te gjithe keto njerez qe jane ne fuqi sjan aq engjuj por ky te pakten ka qene nje njeri qe ja ka filluar nga zero e ka arrit aty ku eshte sot...per vete sme pelqen politika por Z.Berluskoni e respektoj cfare personaliteti eshte...


Nje barcelet ne lidhje me Berluskonin...

Eshte nata e vitit te ri e Plaku i vitit te ri shkon sic e dim shtepi per shtepi  te shperndaj lodrat femijve pra tju plotesoj deshirat qe kan shprehur gjate gjithe vitit...E me ne fund shkon dhe ne shtepine e Berluskonit ,i bie deres e i del i bija e Berluskonit e i thote plakut te vitit te ri ....Buon natale  BABO  hai bisogno di qualcosa???..... :P

  • Postime: 639
  • Karma: +0/-0
  • Gjinia: Femer

#12 ne: 25-04-2005, 02:45:02
Silvio Berluskoni
Bacciammo le mani... ;)

Temat e fundit