×

Brazili Superfuqi - Projektet e shekullit të ri brazilian

· 1 · 286

Brazili Superfuqi - Projektet e shekullit të ri brazilian

· 1 · 286

  • Postime: 22189
  • Gjinia: Mashkull
M A X
ne: 04-03-2012, 18:21:00
Përpjekjet braziliane po e kthejnë vendin në superfuqi botërore. Reformatorët kryesorë të këtyre përpjekjeve të reja janë Presidentja Dilma Rousseff dhe ministri i saj i Punëve të Jashtme, Antonio Patriota

Projektet e shekullit të ri brazilian

Ndërkohë që rruga e vështirë e Amerikës drejt pranimit të realitetit të ri multipolar të botës duket se e detyron të bëjë një hap prapa për çdo hap që bën para së bashku me dhunimet e paprecedent të sovranitetit në vende si Libia, vende të tjera janë duke punuar aktivisht për të vendosur rregulla të reja për të gjitha shtetet që do t’i çojnë drejt erës së re.
Reformatorët kryesorë të këtyre përpjekjeve të reja janë Presidentja braziliane, Dilma Rousseff dhe ministri i saj i Punëve të Jashtme, Antonio Patriota. Ai bëri një vizitë në New York javën e kaluar për t’ja paraqitur objektivat e tij Kombeve të Bashkuara.
Sfidat që kanë përpara Rousseff dhe Patriota si nëpunës publikë janë goxha të frikshme. Secili prej tyre është duke ndjekur hapat e një paraardhësi të jashtëzakonshëm. Në fakt, sfida e Rousseff është shumë më e madhe, madje për disa është konsideruar e pakapërcyeshme. Ajo është pasardhësja e dy presidentëve, të cilët ishin dy figurat më të rëndësishme të historisë moderne të vendit të saj, Fernando Henrique Cardoso, i cili është i famshëm për stabilizimin e ekonomisë pas shumë vitesh paqëndrueshmërie dhe Luiz Inácio Lula da Silva, i cili është jo vetëm udhëheqësi dhe modeli i saj, por gjithashtu edhe një nga liderët e paktë më të rëndësishëm të botës gjatë dekadës së fundit.
Por, paraardhësi i Patriotas gjithashtu, Celso Amorim, ishte një figurë e jashtëzakonshme, tejmase influencues, madje protagonist në skenat politike braziliane dhe ndërkombëtare.
Një vit pas mandatit të saj dhe pavarësisht sfidave të mëdha kombëtare dhe ndërkombëtare, Rousseff që tani ka fituar një popullaritet të madh, të njëjtë me atë të Lulas gjatë kohës që ishte në pushtet. Nga ana tjetër, Patriota është duke punuar qetësisht, por me shkathtësi për ta vendosur Brazilin si lider në listën e superfuqive botërore.
“Kemi një avatazh të madh”, thotë Patriota. “Ne nuk kemi armiq, nuk kemi luftë në kufijtë tanë, nuk kemi rivalë të mëdhenj historikë apo kontemporanë siç mund të kenë disa nga fuqitë e rëndësishme. Ne gëzojmë lidhje të forta dhe të qëndrueshme me pjesën më të madhe të vendeve të zhvilluara dhe me ato në zhvillim”. Ky në fakt është një status që nuk gëzohet as nga Kina, India apo Rusia dhe as nga fuqitë tradicionale të botës...

Përgatiti: KLARITA BAJRAKTARI
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super