BUSH vs. KERRY vs. NADER - 8 - Bota Sot

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

Sondazh

Cili do te jete cifti fitues per ne Shtepine e Bardhe?

George W. Bush/Richard Cheney
9 (32.1%)
John F. Kerry/John Edwards
19 (67.9%)
Ralph Nader/Peter Camejo
0 (0%)

Numri i anetareve qe votuan: 25

Votimi i mbyllur: 02-11-2004, 11:55:54

BUSH vs. KERRY vs. NADER

BUSH vs. KERRY vs. NADER

· 200 · 11040

  • Postime: 845
  • Karma: +0/-0
  • Gjinia: Femer

#175 ne: 03-11-2004, 10:25:14
Hajde tifozllek hajde.....
Shyqyr qe mbaruan....thuaje .....
Kerry paska humbur sa keq   ?! :D    
Pse punon nje shqiptare ne partine e tij dhe mendoni se do te zgjidhte ceshtjen e Kosoves dhe te shqiptarve, a c`ju genjen mendja......
Ferkoni Bushin tani se dhe ai ka premtuar, kane votuar shume shqiptare per te.
Kerry me ate 10% grek tregoi paftesi pahyre mire ne valle, ne nje ceshtje thelbesore te Ballkanit......
Po presim ....rezultatin perfundimtare.....I shkreti Irak......

  • Postime: 27311
  • Karma: +48/-5
  • Gjinia: Mashkull

#176 ne: 03-11-2004, 16:17:03
Sipas CNN rezultati eshte ende i hapur. Bushi ka siguruar 254 vende dhe 252 ka siguruar Kerry. Ne nje kohe qe ende nuk kane dale rezultatet per disa zona.

[attachment[/attachment]

  • Postime: 27311
  • Karma: +48/-5
  • Gjinia: Mashkull

#177 ne: 03-11-2004, 16:26:47
...

[attachment[/attachment]

  • Postime: 2356
  • Karma: +0/-2
  • Gjinia: Mashkull

#178 ne: 03-11-2004, 17:48:52
...sa çudi!
aqe shumë njerëz kan dal ne votimešmë qellim qe ta rrxojn bushin por ndodhi  e kunderta!
më vjen keqë përë gjysmen  e amërikanëve...

  • Postime: 6542
  • Karma: +0/-0
  • Gjinia: Femer

#179 ne: 03-11-2004, 18:13:04
Kreksi prit moj/more  se s'eshte shpallur rezultati perfundimtar akoma  :)

Ne New York fitoj KERRY   <)>  <> dihej...

  • Postime: 1650
  • Karma: +2/-0

#180 ne: 03-11-2004, 18:46:24
Kater vjet te tjera te shperdoruara me kasapin e Teksasit. Kur mendon qe president do jete perseri George W. Bush shpresa per te ardhmen behet akoma me e zymte. Mundohem ti jap vetes nje fije shprese por me shume mendoj edhe me shume bindem se Amerika ne duart e tij eshte shume e pasigurte. 11 shtatori, lufta ne Afganistan, lufta ne Irak, prerjet e kokave te pafajshme edhe ekonomia e dobet do na ndjekin per 4 vjet te tjera.
Me keqardhje e them se i kam humbur shpresat tek Republikanet kjo fale de-meritave te presidentit George W. Bush.

  • Postime: 845
  • Karma: +0/-0
  • Gjinia: Femer

#181 ne: 03-11-2004, 19:36:28
Po ai Nader si doli thate fare ee?
Nuk eshte arsyeja pse fitoi Bush qe te merzitemi, por pergjigjia dhe numri i madh qe votuan per Bushin dhe partine e tij, do te thote nje perkrahje shume e madhe  e amerikaneve per te, duhet te jete nje zhgenjim i madhe per gjithe ata njeres qe jane kunder luftrave.
Per kete nuk kemi pse i veme fajet politikes se gabuar te Bushit por vet popullit te amerikes, nese nuk do ta donin politiken e tij do te kishin rrezuar, apo absenuar.
Ja qe e duan, e perkrahen dhe e votuan me % teper te larte, pra t`ju mbushet mendja se fajet e Bushit jane dhe fajet e miliona qytetarve te Amerikes.
« Editimi i fundit: 03-11-2004, 19:38:57 nga dallandyshe »

  • Postime: 6542
  • Karma: +0/-0
  • Gjinia: Femer

#182 ne: 03-11-2004, 20:40:55
Eh moj Dallandyshe,Nader ishte kot,si ne mes te pilafit me thene.Ca ti bej Bush-it une pa per ate se vras mendjen shume as qe llogaritet fare Nader-iiiiiiii.
Ta kishte fitu edhe Ohio Kerry edhe pastaj e shifte ai Texas-xhiu.

#183 ne: 03-11-2004, 21:53:23
Interesante puna e statistikave. Kerry fitoi ne te gjithe shtetet e pasur dhe te industrializuar si CA, NY, MA, MI, IL, PA kurse Bushi fitoi votat e amerikaneve te jugut dhe Amerikes qendrore qe kane mesatarisht 4 vite shkolle e qe tere jeten e tyre kane ngrene hot dogs dhe patate. Eshte kjo Amerika e vertete e cila duhet ta udheheqe boten, a thua duhet lene fati i mijera e mijera femijeve irakien, afgane, e se shpejti mbase edhe iraniane, siriane, sudanez ne duart e ketyre  njerezve?! :???

  • Postime: 148
  • Karma: +0/-0
  • Gjinia: Mashkull

#184 ne: 03-11-2004, 22:21:34
Kerry njeh humbjen.

Xhon kerry njohu humbjen dhe uroi Bushin per fitoren. Pasi doli ne nje konference shtypi dhe mes te tjerash tha se kishte folur me Bushin per ceshtjen e unitetit kombetar. Dhe kjo pike qe prek ai eshte vertet e rendesishme, sepse pas ketyre zgjedhjve dalin ne pah dy ane te shoqerise amerikane, ajo liberale, dhe ajo konservatore e bazuar ne moral dhe vlera fetare

Ajo cka tha Michelin eshte shume me rendesi, qytete te industrializuara votuan per Kerry, kurse ato rurale dhe te thella per Bushin. Ishim mesuar te shihnin te kunderten ne zgjedhjet amerikane.

Gjithesesi ne keto zgjedhje fitorjan e Bushit eshte e paster jo si ne 2000, keto zgjedhje i japin nje legjitimitet te plote Bushit, sepse ka arritur nje fitore jo vetem si President, por edhe ne shkalle kombetare ka rreth 3.5 millione vota me shume se Kerry. Madje legjitimiteti i tij shtohet edhe nga fitorja ne Florida shteti i cili solli ne dyshim legjitimitetin ne vitin 2000 te Bushit.

Republikanet kane fituar bindeshem dhe ne Senat edhe ne dhomen e perfaqesuesve.
Republikanet kane korrur sot nje fitore te paster dhe me rendesi.


Gjithesesi une me mendoj se demokratet paguajne fakturen e moszgjedhjes se nje kandidati te pershtateshem ndaj Bushit. Kerry perfaqesonte me shume aritokracine, sesa klasen e mesme, sic ishte me pare shembulli i Clinton. Demokratet kishin mundesi te zgjidhnin si kandidat te tyre dike tjeter qe mund te perballej me Bushin ne problemet e sigurise kombetare dhe qe vinte nga nje klase e mesme amerikane. Wesly Clark do te ishte ndoshta nje figure e pershtatshme perballe Bushit.
JOhn Kerry u tregua nje debatues shume i mire ndaj tre dueleve televizive, por qe ne fund te fundit nuk diti te shpalose ndryshim qe do te sillte ne ndryshim me Bushin e ndoshta prandaj edhe humbi senatori Kerry.

Se fundi besoj se eshte me shume humbje e Kerry sesa fitore e Bushit.

  • Postime: 784
  • Karma: +0/-0
  • Gjinia: Mashkull

#185 ne: 04-11-2004, 01:36:56

Jam i bindur që Kerri ka qenë zgjidhje shumë më e mirë se Bushi si për ne shqiptarët ashtu edhe për amerikanët e gjithë botën.
Për ne shqiptarët premtoi vetvendosjen për Dardaninë, të drejtat kombëtare në Maqedoni, Mal të Zi, e Preshevë, e poashtu demokratët janë angazhuar edhe për çështjen çame. Aq më i mirë Kerri ishte për shqiptarët sa që serbët kanë festuar sot për humbjen e tij, edhe pse edhe Bushi është në anën tonë sepse e drejta është në anën tonë dhe ne jemi kombi më proamerikan në botë.
Për Amerikën, jo sikur dikush këtu tha që Kerri ka përfaqësuar aristokracinë por Kerri ka përfaqësuar interesat e gjithë amerikanëve, dhe planet e programet e tij do ta çonin Amerikën dhe gjithë botën me hapa shumë më të shpejtë para. Kerri deklaroi se do të rris taksat në të ardhura për ata që kanë më shumë se 200 mijë të ardhura në vjet. Kerri u deklarua se do të merrte mbështetjen e gjithë botës për luftën e Irakut dhe poashtu edhe bota u shpreh më e gatshme për të bashkëpunuar me Kerrin se me Bushin. Kerri kishte një plan shumë më të mirë se Bushi për shëndetësinë, arsimin, krijimin e vendeve të reja të punës. Kerri për dallim nga Bushi nuk ishte kundër hulumtimeve të embrionic stem cells. Pastaj nuk ishte për kufizimin e lirive njerëzore si abortin etj.
Amerikanët kanë gabuar shumë me rizgjedhjen e Bushit dhe mendoj se arsyeja kryesore se pse kanë votuar Bushin në këto zgjedhje është krenaria kombëtare. Ne jemi më të fuqishmit në botë dhe bëjmë çfarë të duam e nuk na intereson se çfarë mendojnë të tjerët, e këtë mentalitet e opsion kishte Bushi.
Bushi ishte dhe është ai që e potencon gjithmonë superioritetin amerikan në krahasim me vendet tjera, dhe ishte kjo që ia dha votat këtë herë, edhe pse po të shikohet puna e tij, lirisht mund të konkludohet se është presidenti më i dobët që ka pasur Amerika gjatë gjithë historisë së saj.

 

 

  • Postime: 1650
  • Karma: +2/-0

#186 ne: 04-11-2004, 01:49:33
Bush fitoi atje ku ka njerez si puna e tij: Redneks.Te gjithe ata njerez qe jane mesuar te votojne personin i cili banon me afer shtepise se tyre votuan George W. Bush. Duke mare parasysh ofrimitetin gjeografik te Bush shumica e jugut e cila eshte shume me pak e industrializuar se veriu. Megjithate shtete si NY apo edhe California dihen qe jane bastione te demokrateve te amerikes. kjo eshte e ditur prej kohesh. E gjithe lufta qe do vendost'te presidentin do behej te te ashtuquajturat "Battleground states", pra ato shtete ku konkurenca ishte e larte. Nje shtet kuc per kete ishte Florida e cila u fitua nga Bush megjith parashikimet per konkurrence te madhe.
Megjithate duhet te mesohemi me presidentin aktual. Edhe 4 vjet te tjera shpresojme te jene sa me te buta.

#187 ne: 04-11-2004, 07:11:47
Bush feston fitoren.


#188 ne: 04-11-2004, 07:12:12

#189 ne: 04-11-2004, 07:13:44

#190 ne: 04-11-2004, 07:16:43
KERRI PRANON HUMBJEN, URON BUSHIN PER FITOREN
 
Senatori Xhon Kerri ka pranuar humbjen.Ne nje telefonate me presidentin Bush, kandidati demokrat per Shtepine e Bardhe, e ka uruar presidentin aktual per fitoren ne zgjedhjet e djeshme. Pas pak pritet qe Kerri te leshoje nje deklarate zyrtare, nderkohe qe brenda pak minutash, Bush do te mbaje nje fjalim ku do te falenderoje votuesit per suksesin e arritur.








#191 ne: 04-11-2004, 20:33:26
EUROPIANET TE ZHGENJYER NGA RIZGJEDHJA E BUSHIT
 
Edhe pse kreret e qeverive dhe shteteve europiane jane treguar te kujdesshem te urojne kush e kush me pare shefin e rizgjedhur te Shtepise se Bardhe, gazetat dhe opinionet e qytetareve te thjeshte deshmojne mbi zhgenjimin qe pesuan europianet nga vota popullore amerikane. Kancelari gjerman Gerard Shreder ishte nder te paret lidere qe pershendeti rizgjehdjen e bushit, por gazetat e berlinit kane dale me tituj qe shprehin hapur qendrimin kunder bushit. Ne faqen e pare te gazetes â€Å“Korrieri i Berlinit” shkruhet: â€Å“Zoti qofte me ne!”, duke aluduar per friken e shumices se gjermaneve se nje tjeter mandat i Bushit do e coje boten drejt problemesh te tjera. Nga sondazhet e bera ne Gjermnai, del se po te kishin votuar gjermanet, Kerri do fitonte shumicen e votave. I nejti fenomen ndihet edhe ne france. Ministrat e Parisit thone se tashme hapet nje epoke e re marredheniesh me Uashingtonin, por per te qene ne pozita te barabarta duhet ndertuar nje europe me e forte e cila tem und ti beje balle amerikes se Bushit qe do te perpiqet te imponoje vizionin e tij mbi pjesen tjeter te botes. Shume entuziaste per rezultatin e zgjedhjeve nuk jane as greket, duke qene se administrata e Bushit ka ne plan te njohe emrin kushtetues te maqedonise. Kjo mund te ndodhe shume shpejt, mbase diten kur do te zhvillohet referendumi mbi te drejtat e popullsise shqiptare ne maqedoni. Zbulimi i mediave greke mund te tensionoje marredheniet e ketij vendi me administraten e bushit.

 

  • Postime: 47
  • Karma: +0/-0

#192 ne: 05-11-2004, 12:45:14
fatekeqesishte fitoj bushi por vatkeqesia me e madhe erdhi per ne shqiptaret dje ku administrata e bushit nje dite mbas fitores se ketij te fundit shpalli deklaraten qe e njeh maqedonin me emrin e saj pra "Rrepublika e Maqedonise" per ato qe e kane ndjekur e dine se cdo te thote per shqiptaret e maqedonise nje deklarate e tille.Madje kjo deklarat ka shkaktuar shume pa kenaqesi dhe tek pala greke e cila ishte teresishte kunder njohjes se maqedonis me kete emer....gjithashtu te kenaqur nuk jane trerguar as vendet e tjera te ballkanin e ne vecanti unioni serbi-mali zi.dhe nje here administrata e bushit e tregoj se sa per zemer e ka ceshtjen shqiptare dhe se sa i interesuar eshte per stabilitetin ne rajonin tone.............

#193 ne: 05-11-2004, 13:20:11
URIMI I BERISHES PER BUSHIN

"Partia Demokratike pershendet perzemersisht kete fitore te presidentit Bush dhe Partise se tij Republikane dhe eshte e bindur se shqiptaret ne Shqiperi dhe kudo ne rajon sikunder gjer sot do te kene mbeshtetjen e presidentit, qeverise dhe te kombit amerikan ne rrugen e tyre te lirise demokracise dhe integrimit euro-atlantik".

  • Postime: 47
  • Karma: +0/-0

#194 ne: 08-11-2004, 15:04:47
do ta shohim sa do na mbeshtesin bushista....mgjths e pame mandatin e shkur se cfare ben per ne..........

  • Postime: 180
  • Karma: +0/-0

#195 ne: 08-11-2004, 21:14:03
Fitorja e Bushit eshte fitore per Amerikanet.  Une personalisht, pavarsisht qe nuk mund te votoj, do kisha votuar vetem per Bushin qofte dhe vetem per nje arsye; Kerri beri deklarata para shume muajsh qe vendet e huaja nuk e duan Bushin, por me duan mua.  Atehere une po zgjedh nje president qe eshte per europen e co, apo per Ameriken ne te cilen jetoj.  Se dyti, Kerri eshte nje politikan qe fluturonte nga ta marre era dhe asnjehere ne baze te bindjeve te tija.  Vetem te keni parasysh qe Kerri ka thene qe e mban shume mire mend ndeshjen ne World Series ne vitin 1986 dhe se ka qene ne stadium kur topi i kaloi nen kembe lojtarit ne 1st base dhe humben kampionatin si pasoje, nderkohe qe ja kane verifikuar qe ate nate ai ka qene prezent ne nje mbremje ne nje shtet shume larg nga ndeshja.  Atehere nje lider qe genjen per nje ndeshje bejzbolli, per c'fare gjeje mund ti besosh.
Kerri gjithashtu nderkohe qe u dergonte leter Shqiptareve se sa gjera te mira do te bente per komunitetin tone qe punon dhe me vlera, brenda jave i dergonte institutit helenik leter ku i thonte qe ne momentin qe te behem president do tja nderroj emrin Maqedonise, do ti bej presion shqiperise qe te njohi faktin se 10% e popullsise jane greke, dhe do i bej presion edhe Turqise per ishujt qe shihen nga bregdeti turk, por jane me qindra milje larg Greqise.  (http://www.hellenicnews.com/readnews.html?newsid=2079&lang=US).
Sikurse nuk duhet te harrojme qe Kerri nuk pasqyron as vlera te larta familjare.  I ndare me gruan e pare fill mbas vdekjes se burrit te Terezes(Shok i tije nga Senati).  Vajza e tij Aleksandra ne nje nga mbremjet e hollivudit ka dale me nje fustan te tejdukshem.  Nderkohe qe mund ta pelqesh bukurine femerore per momentin, nuk me duket e arsyeshme dhe e pranueshme qe "vajza e pare" te dale ne ate menyre.  Pasi atehere krijohet ideja qe nje gje e tille eshte e pranueshme dhe per vajzat 12 vjecare qe mund ta idolizojne kete femer etj etj etj.

Ndersa per ne Shqiptaet, edhe nje here e pozicionojme vetveten ne krah te humbesit dhe ne dem tonin.  Ne vend qe te rrime rehat e mos te merrreme me presidenta i vume te gjitha vezet me Kerrin dhe tani na jane thyer te tera.  Sic thone keta Amerikanet nese nuk eshte e prishur mos e rregullo.  Suksesin me te madh, sidomos me Kosoven, ne e gjetem duke punuar me senator e kongresmen; sapo e morem pak veten kujtuam se tani mund ta hedhim kalin dhe te ecim vet.......

Shpresoj qe kater vitet e ardhshme do te jene progres per Shqieprine dhe trojet Shqiptare ne rradhe te pare, e me pas edhe per Ameriken.

  • Postime: 27311
  • Karma: +48/-5
  • Gjinia: Mashkull

#196 ne: 08-11-2004, 22:14:19
Nje kuriozitet:

Foto qe do vendos me poshte, eshte publikuar tek nje faqe qe i perket CNN ( cnn.netscape.cnn.com ) nen emrin asshole.jpg Normalisht ne pamje te pare emri i fotografise nuk duket, por dikush ka hyre dhe ka pare te dhenat per fotografine dhe ka konstuar kete emer :) Punonjesi qe ka bere kete marifet eshte pushuar nga puna dhe CNN ka kerkuar falje per situaten e turpshme.

[attachment[/attachment]
« Editimi i fundit: 08-11-2004, 22:17:38 nga M A X »

  • Postime: 749
  • Karma: +0/-0

#197 ne: 09-11-2004, 15:56:37
60 milione amerikane i kane 2 pare tru ne koke me shume se disa nga ju ketu qe ti a japin voten Bushit. Kjo ngaqe tradicionalisht ata kane pasur me shume tru se ju.

Per ti ja dhene voten Bushit u llogjikua thjesht e paster.

Bushi sapo mori frenat e shtepise se bardhe u perballua nga nje akt terrorist qe tronditi boten. Detyra e tij themelore eminente ne termin e tij te pare u pa qarte se ishte siguria e amerikes si edhe e botes se qyteteruar nga harbuteria . Per ta luftuar kete harbuteri ai goditi vendet te cilat e sponsorizonin ate si Afganland-i edhe Irakistani. Te tjera qeverira e diktatore mendoj se do ta persojne te njejtin fat ne termin e dyte te Bushit,nese nuk do ti ''nenshtrohen'' demokracise,por do te vazhdojne me politika skandaloze mesjetare te nenshtrojne popujt e tyre e te behen baza apo frymzime terrori.

Ata amerikane qe nuk votuan per Bushin por ja dhane voten akrobatit Kerry, per mendimin tim jane driteshkurter e meskine,te cilet mendojne vetem per nje te tashme te rehatshme e pa kokcarje, duke injoruar rrezikun terrorist ne bote ne nje te ardhme, nese nuk do te merren masa drastike te tipit si vetem Bushi di ti marre.
« Editimi i fundit: 09-11-2004, 15:57:54 nga London-Tironc »

  • Postime: 27311
  • Karma: +48/-5
  • Gjinia: Mashkull

#198 ne: 26-11-2004, 13:37:58
Nje amerikane qe i kerkon falje botes per injorancen e gjysmes tjeter.

[attachment[/attachment]

  • Postime: 27311
  • Karma: +48/-5
  • Gjinia: Mashkull

#199 ne: 26-11-2004, 13:38:28
20 stacione televizive amerikane kane vendosur te mos transmetojne filmin "Shpetoni Ushtarin Ryan", duke nisur keshtu nje skandal te permasave "epike" persa i perket medias e lirise se fjales ne "kombin e lirive". I pari stacion qe bllokoi filmin ishte ABC, per arsye se kishte frike mos denohej nga enti regulator amerikan, FCC (Federal Communications Commission).

Pas fitores se Bushit nen trumpetat e "vlerave morale", media amerikane ndihet e censuruar ne permasa kombetare. Ne Mars, FCC censuroi kanalin NBC per transmetimin e rokstarit Bono (U2) duke thene "fuck" ne ekran.

Temat e fundit