×

Duke pritur Kurdistanin

· 2 · 23

Duke pritur Kurdistanin

· 2 · 23

  • Postime: 22184
  • Gjinia: Mashkull
M A X
ne: 18-06-2019, 09:56:17
Në sistemin patriarkal kurd, në mënyrë paradoksale janë gratë që e trashëgojnë gjuhën, zakonet dhe kulturën. Gra të reja me shprehje krenare përqafojnë mitralozin: midis të gjitha imazheve të xhiruara në vite për të përfaqësuar kurdët, kjo është e kohëve të fundit. Dhe nga më emblematiket. Janë gratë kurde të angazhuara kundër xhihadistëve. Lufta e kushedisatë e një populli pa paqe e pa shtet. E megjithatë, kurdët llogarisin 40 milionë banorë: Në Lindjen e Mesme e të Afërt janë (numerikisht) të katërtët pas arabëve, persëve, e turqve. Për zakonet  e tyre, jetën fetare dhe instancat politike flitet pak, konfuzë në kazanin e vendeve Islamike gjithmonë e më të paqëndrueshëm. Kush janë kurdët? Çfarë historie kanë? A janë legjitime aspiratat e tyre për autonomi?
Pa shtet
Kurdët janë banorët e Kurdistanit, një zonë malore më e madhe se sa Italia, ku burojnë Tigri e Eufrati. Në një pjesë të madhe e papërshkueshme si zonë, njihet që nga fundi i Luftës së Parë Botërore për pasuritë e nëntokës: naftë, minerale e rezerva ujore. “Problemet më madhore të kurdëve”, spiegon Paolo Luigi Branca, docent i Islamistikës në Universitetin Katolik të Milanos, “lindën pas Luftës së Madhe, me shembjen e perandorisë Osmane, shumëetnike dhe shumëfetare. Gjë që u ka lejuar kombësive të ndryshme të dalin në pah, si egjiptianët për shembull; por për të tjerët, si berberët dhe kurdët, sistemimi i ri botëror i pasluftës nuk kishte qënë bujar”. Kurdistani u nda në fakt midis Turqisë, ku kurdët janë sot rreth 23 % e popullsisë; Irakut (25%); Sirisë (10%). Të tjerët qëndruan në Persi (10%) e Armeni (1.5%). Kurdët janë në shumicë myslimanë sunitë, por midis tyre ka edhe shiitë e kristianë të sekteve të ndryshme.
Gjuha e tyre indoeuropiane, është degëzuar në dialekte, shumë të ndryshme midis tyre, sa më larg janë komunitetet që i flasin. Por për sa i përket kësaj kujtohet që vendet mikpritëse (për kurdët “pushtuesit”) kanë bërë gjithçka për ta fshirë gjuhën kurde. Në Turqi në vitet Njëzetë e në Siri në vitet dyzetë, deri me fundin e shek XX, ishte e ndaluar të shtypje ose të zotëroje botime në gjuhën kurde e madje edhe disqe me muzikë tradicionale. Në Iran në vitet Shtatëdhjetë për studentët kurdë jepej diploma vetëm pas kalimit të një provimi të persishtes pa gabime. “Çështja kurde demostron që kur ndiqen interesa ekonomikë dhe strategjikë mund të bëhet edhe pa alibinë e fesë”, shpjegon. “Janë të njëjtat vende muslimane Sunite dhe Shite që e udhëheqin këtë etnocid. Kurdët kanë sensin e tolerancës fetare, për shembull kanë mbrojtur kristianë dhe jazidë (“heretikë” myslimanë) nga ISIS. Ka ndodhur në gusht, kur guerilasit kurdë të PKK (Partia e punëtorëve të Kurdistanit) kanë shkuar në ndihmë të popullsisë të Sengal-it (në Irak)”.
Monoteistë
Në librin Historia e kurdëve (Jouvence), Mirela Galletti, e vetmja studiuese italiane që i ka kushtuar vite kërkimi Kurdistanit (vdiq në 2012), thotë se kurdët i përkasin Medëve, popullsi iraniane e shekullit të gjashtë para Krishtit. Këta aderuan në besimin monoteist të Zoroastrianizmit, të përkushtuar shenjtërisë Ahura Mazda. Festa e kurdëve është Nevruzi, 21 marsi, në kujtim të kovaçit Kava që e ngriti popullsinë kundër një mbreti tiran. Çështja daton në 612 para Krishtit., por në 1982 një udhëheqës i tyre, Maslum Dogan, i dha zjarr protestës kundër Turqisë, duke u bërë për kurdët Kava i ri.
Jetuan gjatë në një zonë vargmalesh midis dy perandorive, asaj romake e asaj perse, relativisht të pashqetësuar. Në territorin e tyre hynë edhe komunitetet e para kristiane dhe hebreje. Më pas arriti islamizimi, e me atë nyja e parë historike e çështjes kurde: “Duke përqafuar një besim që impononte idealin universal në Islam, duke kapërcyer konceptin e një shteti të vetëm”, shpjegon Branca, “kurdët sakrifikuan mundësinë e ndërtimit të kombit të tyre”. Kështu ndodhi me Saladinin (1138-1193): udhëheqësi që ribashkoi muslimanët, mundi kryqtarët dhe rimori Jeruzalemin, ishte kurd. E kurdët ishin shumë nga administratorët e ushtarët e tij. Por, megjithë momentin e favorshëm, populli nuk e zhvilloi ndërgjegjen nacionaliste. Duke humbur një rast që nuk u shfaq më.
Turqit Kundër
Kur Kurdistani u gjend në epokën e influencës së Perandorisë osmane, një autonomi e caktuar vazhdoi megjithatë të ekzistonte: udhëheqësit e fiseve jo vetëm rezervoheshin të furnizonin ushtarët e perandorisë sipas gjykimit të tyre personal e sipas përllogaritjeve politike, por në shumicën e rasteve nuk derdhnin as për dëmet. Edhe në drejtim të Persisë sistemi i tyre feudal e fisnor u mbajt fort. Nacionalizmi kurd lindi kur Perandoria osmane, rreth vitit 1830, ndryshoi politikën. Filloi të ushtronte një kontroll të fortë mbi Kurdistanin, duke imponuar pagimin e haraçeve e duke dërguar qeveritarë turkomanë për të zënë vendet e udhëheqësve kurdë. “Me copëtimin e Perandorisë osmane, Franca dhe Anglia premtuan formimin e një shteti sovran kurd”, shpjegon Branca. “E kjo është nyja e dytë e çështjes kurde. E ndjekur nga e treta; fakti që kurdët e armenët pretendonin disa zona të përbashkëta, duke e ngadalësuar fatalisht proçesin drejt autonomisë. E kur Ataturku (themeluesi i Republikës turke) fitoi luftën e pavarësisë rasti u zhduk. Si nacionalist i flaktë kundërshtoi në fakt krijimin e një shteti kurd”. Ishte fillimi i një nënshtrimi: 600 mijë kurdë të vrarë në Turqi para viteve 20-të; qindra mijëra të tjerë viktima pasuan rebelimin midis 1925 dhe 1938. E në Irak, nga 1974 tek 1998, regjimi baathist do të vriste 400 mijë kurdë.
Në Persi, në 1944-ën, me ndihmën e sovjetikëve kurdët arritën të krijonin Shtetin e Mahabatit, por përfunduan pas një viti me varjen e udhëheqësve të tyre. Shkoi më mirë puna në Armeni, nën sovjetikët, ku kurdët mund të llogarisnin një politikë integrimi. Gjithësesi, mbi malet e kurdistanit, Kurdët kanë konservuar ekonominë blegtore e traditën fisnore. Një thënie e tyre thotë: “Nëse nuk e kthen goditjen e parë do të marrësh të tjera”. Mbi nderin thonë: “Nëse ngordh demi mbetet vetëm lëkura, nëse vdes njeriu mbetet gjithmonë emri i tij”. Populli pa tokën ndjek një traditë patriarkale që parashikon poligaminë e varësinë e gruas. E megjithatë, janë tamam gratë ruajtëset e kulturës kurde. Më pak të reklamuara ndaj privacioneve linguistike e kulturore ndaj të cilave janë subjekte burrat që duhet të konfrontohen me botën e punës e të institucioneve, gratë kanë arritur të mbajnë të gjallë gjuhën e traditat në shtëpitë e tyre. E për t’i mbrojtur, siç është parë në këto muaj, janë gati të ngrejnë armët.Franco Capone/Focus/
PERGATITUR NGA www.bota.al
  • M'pelqe x 1
    Kot fare
    Super

  • Postime: 261
kart hadasht
#1 ne: 22-06-2019, 16:37:59
Kurdet kane shancin historik te ndertojne shtetin e tyre ne territoret e tyre ne Irak e Siri. Shume shpejt shteti i tyre do te jete realitet i pakundershtueshem.
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super